Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Irani u ndalon disa personaliteteve daljen nga shteti, pas mbështetjes së protestave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Irani u ndalon disa personaliteteve daljen nga shteti, pas mbështetjes së protestave
Bote

Irani u ndalon disa personaliteteve daljen nga shteti, pas mbështetjes së protestave

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Disa personalitete të njohura iraniane, përfshirë ish-futbollistin, Ali Deai, janë marrë në pyetje dhe autoritetet ua kanë konfiskuar pasaportat, pasi kanë mbështetur protestat kundër Qeverisë.

Irani është përballur me trazira në javët e fundit, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, teksa ka qenë në mbajtje nga Policia për Moral, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet hixhabin në kokë.

Daei, ish-yll në ligën gjermane të futbollit, Bundesliga, ka thënë se i është marrë pasaporta, pas thirrjeve të tij ndaj Qeverisë “që të zgjidhë problemet e popullit iranian në vend të shtypjes, dhunës dhe arrestimeve”, ka thënë vëllai i tij më 10 tetor.

- Publicitet -

“Mënyra si është trajtuar Ali ka qenë e turpshme”, ka thënë ai.

Dai ka luajtur për klubet e famshme gjermane Bayern Munich dhe Hertha Berlin, si dhe ka pasur 149 paraqitje për epikin kombëtar të Iranit.

Aktori i njohur iranian, Hamid Farrokhnejad, ka thënë më 9 tetor se ka kaluar shumë kohë duke u marrë në pyetje, për shkak të mbështetjes ndaj protestave.

“Jam marrë në pyetje dy herë për 10 orë, dhe më është ndaluar dalja nga shteti, për të më dëshmuar se e kam pasur gabim kur kam thënë se në këtë shtet nuk janë të mundshme as protestat paqësore”, ka thënë Farrokhnejad.

Agjencia iraniane e lajmeve, Ilna ka raportuar se pasaportat u janë marrë edhe figurave si Homayoun Shajarian dhe Sahar Dolatshahi pasi çifti është kthyer nga një koncert në Australi.

Të premten, zyrtarë të forenzikës në Iran kanë thënë se Amini ka vdekur nga dështimi i shumëfishtë i organeve dhe jo nga goditjet në kokë, siç besojnë familjarët e saj dhe protestuesit.

Grupet për të drejta të njeriut kanë thënë që më shumë se 150 persona janë vrarë prej kur kanë nisur protestat në Republikën Islamike më 17 shtator. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?