Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-avokati i Donald Trump dëshmon para jurisë së madhe për pagesat në emër të ish-Presidentit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-avokati i Donald Trump dëshmon para jurisë së madhe për pagesat në emër të ish-Presidentit
AktualitetBote

Ish-avokati i Donald Trump dëshmon para jurisë së madhe për pagesat në emër të ish-Presidentit

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Ish-avokati i ish-Presidentit Donald Trump, Michael Cohen pritet të dëshmojë të hënën përpara një jurie të madhe në Manhatan që po heton mbi pagesat që ai koordinoi dhe bëri në emër të ish-presidentit.

Dy persona që kanë dijeni për çështjen konfirmuan se zoti Cohen do të dalë para jurisë së madhe. Ata nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për procedurat e jurisë së madhe, prandaj e bënë një gjë të tillë në kushtet e anonimitetit.

Dëshmia me dyer të mbyllura e zotit Cohen vjen në një kohë kritike, ndërsa zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit po shqyrton mundësinë e ngritjes së akuzave kundër zotit Trump.

- Publicitet -

Zoti Cohen, dikur një njëri i afërt i zotit Trump që më pas u kthye në kundërshtar të tij, ka të ngjarë të paraqesë detaje të rëndësishme për përfshirjen e mundshme të kandidatit të atëhershëm republikan për president në pagesat e bëra në javët e fundit të fushatës të vitit 2016, për t’u blerë heshtjen dy gra që pretendonin se kishin pasur lidhje me të.

Ish-avokati i zotit Trump, Cohen u ka dhënë prokurorëve prova, përfshirë incizime të bisedave që ai kishte bërë me avokatin e njërës prej grave, si dhe emaile dhe mesazhe me tekste. Ai gjithashtu ka incizime të një bisede gjatë së cilës ai dhe zoti Trump flasin për një marrëveshje për të paguar gruan tjetër përmes tabloidit National Enquirer.

Prokurorët mesa duket po përpiqen të përcaktojnë nëse zoti Trump ka kryer vepra penale me mënyrën se si janë bërë pagesat ose si janë regjistruar në dokumentacionin financiar të Organizatës Trump.

Një akuzë e mundshme do të ishte falsifikimi i të dhënave të biznesit, një shkelje e lehtë, me përjashtim të rastit nëse prokurorët mund të provojnë se ishte bërë për të fshehur një krim tjetër. Asnjë ish-president i Shteteve të Bashkuara nuk është akuzuar ndonjëherë për kryerjen e një krimi.

Avokati i zotit Trump, Joseph Tacopina tha të hënën në një intervistë në televizionin ABC, se nuk ka gjasa që ish-presidenti të pranojë thirrjen dërguar nga prokurorët javën e kaluar, për të dëshmuar para jurisë së madhe.

“Nuk kemi në plan të marrim pjesë në këtë proces,” tha avokati Tacopina. “Është një vendim që nuk e kemi marrë ende. Nuk është dhënë ndonjë afat, kështu që do të presim dhe të shohim.”

Zoti Tacopina po akuzon gjithashtu zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit për shkelje, duke shkruar në një letër drejtuar inspektorit të përgjithshëm të qytetit të Nju Jorkut se prokurorët janë përfshirë në një përpjekje “të hapur dhe antikushtetuese” për të dëmtuar shanset e zotit Trump në zgjedhjet presidenciale të 2024. Avokati Tacopina po i kërkon autoriteteve të hetojë atë që ai e konsideron një “ndjekje penale qartësisht politike”.

Avokatët e zotit Trump janë përpjekur disa herë të bindin gjyqtarët në Nju Jork dhe Florida të ndërhyjnë ose të ndalojnë hetimet ndaj zotit Trump dhe Organizatës Trump, me argumentin se ato janë të motivuara politikisht. Të gjitha këto përpjekje kanë dështuar.

Zoti Cohen shërbeu dënim me burg pasi pranoi fajësinë në vitin 2018 për akuza federale, përfshirë shkeljet në financimin e fushatës, koordinimin e pagesave për aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels dhe modelen Karen McDougal në këmbim të heshtjes. Atij i është ndaluar gjithashtu të ushtrojë profesionin.

Avokatët e zotit Trump mund t’i përmendin këta faktorë në një përpjekje për të minuar besueshmërinë e zotit Cohen, nëse ish-presidenti akuzohet dhe ish-avokati i tij del për të dëshmuar në gjyq.

Zoti Cohen është takuar rregullisht me prokurorët e Manhatanit javët e fundit, përfshirë një seancë njëditore të premten për t’u përgatitur për paraqitjen e tij para jurisë së madhe.

Juria ka dëgjuar prova që nga janari në një fazë që Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg e ka quajtur “kapitulli tjetër” i hetimit shumëvjeçar të zyrës së tij ndaj zotit Trump. Por pagesat e parave për të siguruar heshtjen, janë diçka e njohur.

Si prokurorët federalë, ashtu edhe paraardhësi i zotit Bragg në zyrën e Prokurorit të Manhatanit, Cyrus Vance Jr., kanë bërë hetime të kujdesshme për pagesat, por nuk kanë ngritur akuza ndaj zotit Trump.

Ish-presidenti vazhdoi të sulmojë hetimin në mediat sociale të premten, duke e quajtur rastin një “Mashtrim, Padrejtësi, Tallje dhe Politizim të plotë dhe të përgjithshëm të agjencive të zbatimit të ligjit për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale!”

Zoti Cohen i kishte paguar zonjës pagoi Daniels 130,000 dollarë përmes kompanisë së tij dhe më pas u rimbursua nga Trump, kompania e të cilit i regjistroi rimbursimet si “shpenzime ligjore”.

Pagesa prej 150,000 dollarësh ndaj zonjës McDougal u bë nëpërmjet botuesit të tabloidit National Enquirer, i cili hoqi dorë nga raportimi për këtë rast.

Sipas prokurorëve federalë që akuzuan zotin Cohen, Organizata Trump më pas e “rriti” shifrën e rimbursimit ndaj tij, për pagesën e zonjës Daniels për “qëllime tatimore”, duke i dhënë atij 360,000 dollarë plus një bonus 60,000 dollarë, një total prej 420,000 dollarësh./VOA/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?