Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-oficerja e inteligjencës së SHBA: Terroristët e Banjskës, lidhje me Serbinë e Rusinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ish-oficerja e inteligjencës së SHBA: Terroristët e Banjskës, lidhje me Serbinë e Rusinë
Kosovë

Ish-oficerja e inteligjencës së SHBA: Terroristët e Banjskës, lidhje me Serbinë e Rusinë

Published: September 28, 2023
Shpërndaje

Ekspertë të fushës së sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se personat e grupit të armatosur që vrau policin në veri të Kosovës, janë të lidhur me forcat speciale serbe dhe inteligjencën ushtarake ruse.

Rebekah Koffler, drejtuese e një firme konsulence në fushën e sigurisë dhe një ish-oficere e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, tha për tv Fox News se sulmuesit ishin të trajnuar profesionalisht dhe disa prej tyre flisnin serbisht dhe rusisht.

“Ata flisnin serbisht dhe rusisht. Ndërsa prania e mercenarëve Wagner nuk mund të konfirmohet, nuk e përjashtoj mundësinë e pjesëmarrjes së tyre në këto ngjarje të fundit.”

- Publicitet -

Koffler u shpreh gjithashtu se operacionet e fshehta të destabilizimit të kryera nga grupe mercenare si Wagner janë një strategji e vjetër e përdorur nga Putini kur ai ka nevojë për të fshehur dorën e qeverisë ruse.

“As Rusia dhe as Serbia, të cilët janë aleatë të vendosur, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Është qëllimi i tyre afatgjatë për të ndryshuar situatën. Ka të dhëna se Rusia dhe Serbia po punojnë së bashku. Kjo sjellje shkon për shtat me doktrinën ruse të destabilizimit dhe duket sikur Putini ndihmoi Vuçiçin për të zhvilluar një fushatë destabilizuese në Kosovë me qëllim për të hequr vëmendjen e forcave Washingtonit dhe Nato-s nga Ukraina.”

Të paktën 30 persona të armatosur bllokuan një rrugë në fshatin Banjskë të populluar me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe më pas sulmuan policinë e Kosovës.

Mendimi i këtyre analistëve të pavarur është i rëndësishëm sepse ende pa mbaruar hetimet, Serbia është përpjekur të dezinformojë dhe të largojë përgjegjësinë nga vetja duke ngritur pretendime të ndryshme për ditën e ngjarjes ose terrenin. Në ngjarjen e 24 Shtatorit u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër efektiv në mbrojtje të sovranitetit territorial të vendit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Harta e re, një presion i shtuar mbi standardet e zgjedhjeve lokale
  • Champions League 2026/27, shorti rezervon përballje “big” që në fazën e ligës
  • Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat
  • Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!
  • Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Komentet e Fundit

  1. xxx on Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?