Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-polici i akuzuar për dekonspirim te trafikantët e drogës dërgohet në gjyq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ish-polici i akuzuar për dekonspirim te trafikantët e drogës dërgohet në gjyq
AktualitetKronike

Ish-polici i akuzuar për dekonspirim te trafikantët e drogës dërgohet në gjyq

Published: May 7, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish-oficerit të strukturës së Operacionales në Policinë e Shtetit, Igli Haxhiaj, i cili në cilësinë e grupit të hetimit ndaj anëtarëve të një grupi të trafikut të drogës në vitin 2019, u shiti atyre informacione sekrete lidhur me përgjimet e vëzhgimet që po kryheshin, kundrejt përfitimeve monetare.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të enjten më 7 maj përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-oficerit të sektorit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Igli Haxhiaj, i cili ndërkohë që ishte i ngarkuar për të vëzhguar anëtarët e një grupi kriminal me veprimtari në trafikun ndërkombëtar të drogës, u serviri atyre informacione sekrete të hetimit që po kryhej.

Haxhiaj është hetuar nën masën e sigurimit “arrest në burg” që prej nëntorit të vitit 2025, për kryerjen e veprave penale: “Shpërdorim i detyrës”, “Zbulim i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

- Publicitet -

Sipas SPAK, hetimet e përbashkëta me drejtësinë italiane dhe zviceriane kanë zbuluar veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, që ka pasur si qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Anëtarët e këtij grupi operonin në territorin shqiptar dhe italian, duke importuar lëndë narkotike drejtpërdrejtë nga Amerika e Jugut dhe përmes rrugëve tregtare, duke hyrë në portet kryesore të Europës Veriore.

Në vitin 2019, kur ka filluar hetimi ndaj këtij grupi kriminal, i pandehuri Igli Haxhiaj ka qenë në cilësinë e oficerit të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai ka qenë pjesë e grupit të hetimit që ka kryer përgjimin dhe vëzhgimin e fshehtë të të dyshuarve për trafik lëndësh narkotike.

Ndërkohë që ka qenë duke vëzhguar të dyshuarit, Haxhiaj akuzohet se i ka bërë me dije njërit prej tyre se ka qenë objekt hetimesh dhe që po përgjoheshin.

“I pandehuri Haxhiaj ka komunikuar përmes platformës së enkriptuar SKY ECC me shtetasin D.M., i cili konsiderohet si një nga anëtarët e grupit të strukturuar kriminal, duke i ofruar atij informacion që lidhet me veprimet hetimore që po kryheshin në atë moment, ndaj këtij shtetasi. Nga këto biseda provohet qartë fakti se i pandehuri Igli Haxhiaj e ofronte informacionin në këmbim të përfitimeve monetare, konkretisht të shumës prej 15.000 euro”, citohet në njoftim.

Si pasojë e rrjedhjes së informacioneve nga Haxhiaj, janë arratisur tre prej personave të dyshuar për trafik narkotikësh.

Implikimi i punonjësve të policisë në aktivitete të krimit të organizuar është një problem shqetësues, i cili ka dalë në sipërfaqe gjatë hetimeve të bazuara në komunikimet e aplikacionit SKY ECC. Në më shumë se një rast, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani ka ngritur publikisht alarmin e korruptimit të zyrtarëve të policisë nga eksponentë të krimit të organizuar.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil
  • Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Komentet e Fundit

  1. Nuk jemi shtet mysliman, por laik. on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  2. Lexo Vikipedian on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. ¿? on Shehaj denoncon: Kapri u kërcënua nga zyrtari i PS!
  4. Titi on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Ëndërrime on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?