Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ishte pjesë e grupit që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ishte pjesë e grupit që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive
AktualitetKronike

Ishte pjesë e grupit që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive

Published: January 23, 2025
Shpërndaje

SPAK ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të Elvin Merlikës, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të Indrit Dokles.

Pasuritë e sekuestruara rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të të hetuarve.

Emri i Elvin Merlikës doli në dosje ‘Plumbi i Artë’, teksa i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se ai së bashku me Alket Xhixhën e kanë takuar në Kosovë duke i propozuar atij vrasjen e Indrit Dokles.

- Publicitet -

Vrasja e Dokles u kërkua nga Ervis Martinaj, i cili i ofroi 500 mijë euro Dumanit për vrasjen e ish-anëtarot të bandës së Durrësit.

Pasuritë për të cilat kërkohet konfiskimi:

100% e kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.

49% e kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.

100% e kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m², në zonën e Kasharit.

Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 6026 m², ZK.3051, në Priskë, Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 38.85 m², në Yzberisht, Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 81.24 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sipërfaqe 50.82 m², në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 89 m², në Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 35.09 m², në Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sipërfaqe 9 m², në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 30.2 m², në Rrugën “Karl Gega”.

Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 105 m², në Yzberisht.

Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m², në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Pasuri e paluajtshme e llojit pyll, me sipërfaqe 6026 m², në Priskë të Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur “Fusha e Bukur”.

9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 21.01.2025 kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.2 të vitit 2022.

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Elvin Merlika, i dyshuar për veprën penale të: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?