Prof. Asoc. Dr. Bernard ZOTAJ
Rruga ushtarake e një intelektuali shqiptar
Ismail Karapici lindi në qytetin e Tiranës, më 14 dhjetor 1922, ku dhe mori edukimin e parë, duke ndjekur shkollën fillore dhe më pas plotore. Në moshën 18 vjeçar, në vitin 1935, fitoi bursën shtetërore. Kalon Adriatikun dhe nis studimet në Kolegjin Ushtarak të njohur “Nunziatella”, në qytetin e Napolit. Pushtimi i Shqipërisë nga fashistët ngjalli një revoltë të natyrshme, të përligjur tek studentët ushtarakë shqiptarë në Itali përfshi edhe qytetin e Torinos, ku gjendej Akademia Ushtarake e Artilerisë dhe Xhenios, në të cilën studionin mjaft kadetë për oficerë nga Shqipëria. Në këtë shkollë u njoh dhe me shqiptarë të tjerë si Hamit Keçi nga Tirana, Qazim Kapisyzi nga Shkodra, Xhemal Punavija e Hasan Fariçi nga Mati, si dhe Xhavit Topçiu e disa të tjerë. Me përfundimin e studimeve në “Nunziatella”, vijoi përsëri studimet në Akademinë Ushtarake të Artilerisë dhe Xhenios, në qytetin e Torinos. Ismaili, si shumë studentë të tjerë ushtarakë shqiptarë në shkollat dhe akademitë ushtarake të Italisë, e përjetoi dhe e përcolli me trishtim dhe revoltë pushtimin fashist të Shqipërisë. Ndaj dhe i nxitur prej ndjenjave patriotike dhe atdhetare, në bashkëpunim me atdhetarë të tjerë, menduan të protestonin hapur kundër pushtimit, në Itali. Për këtë qëllim ata zgjodhën një mënyrë krejt të veçantë, një atentat kundër vet kreut fashist italian Benito Musolini!
betonbet casino
Kundërshtim ndaj betimit ushtarak fashist
Sipas traditës dhe rregullit, ushtarakët dhe studentët shqiptarë në Itali, bënin Betimin Ushtarak. Ishte përcaktuar dhe fiksuar data 29 maj 1939 për Betimin. Por, Policia dhe Karabinieria italiane kishin të dhëna se në Torino po përgatitjej një atentat prej studentëve shqiptarë të Akademisë Ushtarake të Artilerisë dhe Xhenios kundër vet Musolinit, gjatë vizitës së parashikuar prej tij në këtë qytet. Autoritetet urdhëruan që studentët të dërgoheshin në Romë. Në kryeqytetin italian do të kryhej Betimi për të shmangur atentatin e përfolur kundër liderit italian. Përveç atentati flitej dhe për kundërshtim ndaj Betimit, prej disa oficerëve dhe studentëve shqiptarë që ndodheshin me studime në Itali. Ibrahim Osman Toçi, i cili ndodhej në kryeqytetin italian për kualifikim ushtarak, ishte shprehur haptazi kundër Betimit. Por, … toger Toçi u gjend i vetëvrarë me armën e tij në një moment, emocional dhe tensioni.
Ismail Karapicin si strumbullar të “atentatit”
Për muaj të tërë të hetimeve policia dhe karabinieria italiane zbardhën planin e atentatit të mbetur në tentativë. Në përfundim të tyre, sipas autoriteteve italiane, ku në qendër të planit të atentatit, organizator e nismëtar ishte njëri prej studentëve shqiptarë të Akademisë Ushtarake torineze, studenti ushtarak Ismail Karapici. Autoritetet fashiste në Itali pas hetimeve, identifikuan Ismail Karapicin si strumbullar të “atentatit” të Torinos, që e pranoi fajin. Në përfundim kundër organizatorëve dhe pjesëtarëve, u morën “masa sigurie”. Në datën 21 tetor 1939, Komisioni për Dëbimet, i Ministrisë së Brendshme në Tiranë, lajmëronte se, për ngjarjen e Torinos ishin dhënë gjashtëmbëdhjetë dënime me dëbim nga Italia, kurse pesë të tjerë me burgim. Katërmbëdhjetë prej dënimeve u përkisnin studentëve ushtarakë shqiptarë të Akademisë Ushtarake të Torinos. Dënimi më i rëndë ju dha Ismail Karapicit, me pesë vjet burgim. Pesë vite burg natyrisht e përforcuan dhe formatuan qartë shpirtin antifashist të djaloshit ushtarak shqiptar që i kishin pushtuar atdheun pak më parë se një muaj!
Në librin e autorit shqiptaro-amerikan, “Misioni Amerikan në Shqipëri”, të shkrimtarit dhe gazetarit Peter Lucas, shkruhet se Ismail Karapici i vuajti vitet e burgimit në Itali. Atë e liruan Aleatët, pas çlirimit të Italisë në Korrik 1943, nga një burg Italian! Kur Aleatët hapën frontin e luftë me Italinë fashiste, ata liruan të gjithë të burgosurit politikë. Në Bari, amerikanët gjetën midis tyre mjaft antifashistë të vendosur, të gatshëm, për të luftuar pushtuesin e ri nazist edhe në Shqipëri. Midis tyre ishte dhe Ismail Karapici, i cili pak kohë më pas do të ishte pjesë e misionit ushtarak anglo-amerikan në Shqipëri.
Misionet e para Aleate në Shqipëri gjatë LANÇ-it
Siç dihet, misionet e para britanike në Shqipëri erdhën nëpërmjet Greqisë nga fundi i muajit prill dhe fillimi i muajit maj 1943, në ish Qarkun e Gjirokastrës e të Korçës. Këto përbëheshin nga Nënkolonel Bill Maklin, major David Smajli dhe kapiten Gerri Dali Duffi. Në datën 9-10 gusht 1943 në qarkun e Korçës u hodhën me parashutë edhe 4 oficerë të tjerë britanik: major Bill Tilmon, major Gerri Fild (Fidani), major Xhon Semur dhe major Peter Kemp (njerka). Ata erdhën në kohën që do të krijohej Br. I S. Ndërsa majori Gerri Fild u dërgua në jug-perëndim të Vlorës (Dukat) ku LNÇ ishte më e dobët. Oficerët anglezë kishin marrë udhëzime, që të ndihmonin cilëndo forcë politike ose grupime në Shqipëri që do të luftoni kundër forcave pushtuese. Majori Gerri në Dukat shkoi nga muaji shtator 1943. Ai mori pjesë në dorëzimin e garnizonit italian në Qafë të Përrallit në Dukat. Në muajin nëntor 1943, majori anglez, si dhe disa amerikanë, në përbërje të tyre dhe major Ismail Karapici, me origjinë tiranase, ngritën bazën detare të Gramës, e vetmja në Shqipëri. Kjo bazë shërbeu për t’u lidhur me aleatët në komandën e Mesdheut në Kajro të Egjiptit e më pas kaloi në Bari të Italisë. Prej këtej trasportoheshin armatime e municione, veshmbathje, ushqime, të plagosur, misione, ndoshta edhe forca të aleatëve që vinin në Shqipëri. Pra ndihmoheshin të gjitha forcat që luftonin pushtuesin.
Ismail Karapicin e vlerësonte edhe autori shqiptaro-amerikan, Piter Lukas, në librin e tij “Misioni Amerikan në Shqipëri”, botuar edhe në shqip, i cili e ka ndeshur emrin e tij nëpër dokumentet e arkivave amerikane dhe në librat apo kujtimet e ish-misionarëve që vepruan në bazën e Dukatit, në vitet 1943-1944. Major Xhelil Imeri që nga fillimi punoi me misionet anglo-amerikane psai zotëronte mirë gjuhën angleze dhe italiane. Ai organizoi marrjen e rojeve që ruanin bazën dhe shoqëronin oficerët të saj. Me bazën e Gramës mbanin lidhje drejtuesit e LANÇ-it Hysni Kapo, Shefqet Peçi etj. Ndërsa nga BK mbanin lidhje Skënder Muço dhe disa të tjerë. Misionet fillimisht i prunë BK në Dukat armatime dhe veshmbathje, pasior si e panë që kjo forcë nuk hodhi as një pushkë kundër gjermanëve, i ndërprenë ndihmat sepse ky ishte kushti kryesor i anglo-amerikanëve. Ndërsa për forcat partizane anglo-amerikanët e Gramës organizuan hedhjen me parashutë të armatimit dhe veshmbathjes në Ramje të Dukatit në kufi me Tragjasin dhe në malet e Tragjasit. Por në historinë e sjellë në librin e ish-misionarit anglez, që ishte vendosur po ashtu në bazën e quajtur “Seaview” të Karaburunit, në Vlorë, të aktorit të njohur dhe majorit A. Kuejll, ashtu si dhe në librin e autorit shqiptaro-amerikan Piter Lukas, mbetet e paqartë çështja për rreshtimin e tij në grupimin luftarak “joqeveritar”, midis atyre që u ngritën nga forcat politike dhe vepruan në skenën e LANÇ-it në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ismail Karapici në përbërje të misionit ushtarak amerikan
Për pasojë gjithkush që i lexon botimet e këtyre autorëve do të mbetej i paqartë lidhur me personazhin e Ismail Karapici, i cili shërbente në përbërje të misionit ushtarak amerikan, të koduar OSS, në zonën e Dukatit të Vlorës. Majori anglez, Antoni Kuejll, në takimin e parë të njohës me Ismail Karapicin në bazën “Seaview” (Panorama), në librin “Tetë orë nga Anglia”, shkruan: “Tamam në këtë kohë një burrë i vogël me uniformë amerikane hyri në shpellë. Oh, harrova t’u them. Kemi një mik sonte, – tha Bensoni, pjesëtar i misionit anglez të major E. Kuajles. Më lejoni t’u prezantoj, Ismail Karapici, majori Overton! I dhamë dorën njëri-tjetrit”.
Lidhur me prezantimin dhe përshkrimin që i bëhet figurës së Ismail Karapicit, ai paraqitet si një “burrë trupvogël”, “tejet i shkathët” që, megjithëse bashkëvepronte me misionin ushtarak të “Panoramës”, bazës së tyre në Karaburun, “…nuk fliste anglisht, por italisht dhe frengjishte të rrjedhshme”. Karapici i zotëronte dhe i fliste gjuhët e huaja, sepse kishte studiuar në shkollat ushtarake, si në Kolegjin e Napolit dhe Akademinë Ushtarake të Torinos.
Ismai Karapici antifashist i orëve të para
Ismai Karapici ishte një antifashist i orëve të para, i vendosur dhe aktiv. Veprimet e tij në Itali, organizimi i komplotit kundër Musolinit, arrestimi dhe burgosja nga regjimi fashist, lirimi dhe bashkëpunimi me misionet anglo-amerikane në zonën e Dukatit në Vlorë, janë argumente më të pakundërshtueshme se ai ishte antifashist. Kjo bindje përforcohet më shumë nëse i referohemi shkrimeve të autorëve të përmendur më herët, të cilët dëshmojnë se ai ishte kundërshtar me ballistët inaktivë dhe bashkëpunëtorë me gjermanët nazistë. Por ai simpatizonte dhe mbështeste partizanët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, konkretisht Br. V S, e cila vepronte e luftonte në zonën e Vlorës dhe pranë fshatit Dukat. Megjithatë, ai nuk ngurronte të kritikonte ndonjë veprim ekstremist të tyre, që ai e vlerësonte si terrorist, teksa shtonte se, “…Por, unë nuk jam terrorist!”. Në vlerësimet që i bënim misionarët ushtarakë amerikanë, por dhe anglezë, e vlerësonin Ismali Karapicin për njohuritë dhe aftësitë të spikatura në kryerjen me sukses të detyrave të shërbimit informative, në interes të idealeve dhe botëkuptimit të tij antifashist për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj. Ata e vlerësonin “si komunist dhe mbështetës i forcave të Ushtrisë NÇSH, por dhe që nuk kishte asgjë të përbashkët, madje i dënonte veprimet ekstremiste të reparteve partizane pasi ishte një komunist idealist”. Theksojmë se “ai ishte pro luftës kundër fashizmit dhe nazizmit, madje ndër të parët që e nisi atë me përpjekjen për atentat kundër kreut fashist italian Benito Musolinit, prandaj i kritikonte ashpër hezitimet e grupimeve nacionaliste për luftë kundër pushtuesve nazistë”.
Nuk është e vështirë të kuptohet në cilën anë ishte Ismail Karapici, jo vetëm sepse bashkëvepronte me aleatët amerikanët në Shqipëri, por edhe teksa shprehej hapur dhe vlerësonte luftën kundër pushtuesve të forcave të UNÇSH, simbolet e të cilëve shpesh mbante veshur (kujtoni kapelen me yll). Ndërkohë, ai mbante një qëndrim të prerë dhe kritik ndaj pasivitetit dhe sjelljes propushtuesit dhe bashkëpunuese me të, që shpesh mbante Balli Kombëtar dhe forcat luftarake të tij. Në këto rrethana është qartazi e kuptueshme që Ismail Karapici ishte një antifashist tërësisht i bindur dhe i vendosur në luftën për çlirimin e vendit dhe popullit të tij dhe këtë e konfirmon fakti se ai si i tillë u vra, ndonëse lufta ende vazhdonte. Por, askush nuk mund të provojë në se ishte komunist. Ai u vra në afërsi të bazës së ngritur nga aleatët pranë fshatit Dukat, më 17 shkurt 1944, në një pritë të dyshimtë, për të cilën pati shumë dyshime dhe hamendësime.
Peter Lucas, në librin e tij “Misioni Amerikan në Shqipëri”, e përshkruan kështu fundin e Ismail Karapicit”
“Karapici e kishte bindur Mekadu-n (misionar amerikan) për të blerë një makinë italiane të vjetër, me të cilën ai do të mund të udhëtonte nga rruga bregdetare, në Dukat, Vlorë e deri në Tiranë. Kur të mos kishte nevojë për të ai do ta fshihte makinën në stallat e fermës së Çelës. Ferma ishte nja një kilometër e gjysmë nga rruga. Vajtje-ardhjet në këtë rrugë ishin jo vetëm humbje kohe, por edhe të rrezikshme. Mekadu ra dakord.
Mekadu e thirri atë në shpellën kryesore dhe nxori tridhjetë lira stërlina prej vendit të fshehtë ku ai ruante florinjtë. Ato monedha ishin vetëm për makinën. Ndonjë gjë që mund të mbetej do t’i jepeshin një agjenti në Vlorë. Karapici pretendonte se kishte bërë për vete një oficer gjerman dhe donte t’i jeptë pará atij. Deri atëherë Karapici i kishte dhënë vetëm cigare amerikane, të cilat ai i kishte marrë mënjëherë, pa bërë asnjë pyetje. Kukiçi dhe Kuejli ishin aty dhe panë me sytë e tyre kur Mekadu i dha monedhat e florinjta Karapicit. Karapici i futi stërlinat në një brez lëkure që mbante në belin e tij. Por aty ishte i pranishëm edhe një djalë 20 vjeçar nga Dukati, të cilin e quanin Mysli Kali. Ai ishte një nga rojet e Ballit që paguhej nga Aleatët. Detyra e tij për atë ditë ishte të shoqëronte Karapicin në udhëtimin për në Vlorë, ku priste makina dhe ta mbronte atë se mos e kapnin rob. Kukiçit nuk i pëlqeu që Mekadu i numëroi monedhat e florinjta në sy të djaloshit shqiptar. Por nuk mund të bënte asgjë.
Të nesërmen në mëngjes Mysli Kali u kthye vetëm te Panorama. Ai tha se kishte rënë në një pritë bashkë me Karapicin dhe se Karapici ishte vrarë. Karapici ishte qëlluar ndërkohë që ishte përpjekur të shpëtonte, tha Kali. Pasi ishte fshehur nëpër shkëmbinj në male gjatë natës, Kali kishte ardhur të njoftonte se ç’kishte ngjarë.
Nën drejtimin e Çelës, njerëzit tanë e gjetën trupin lakuriq të Karapicit në mëngjesin tjetër në një shteg mali. Ai ishte qëlluar në shpinë me armë zjarri si dhe me thika. Në pëllëmbën e dorës kishte një vrimë plumbi, e cila tregonte se ai kishte bërë një përpjekje të kotë me dorë për të shmangur goditjen. Rrobat dhe këpucët e tij ishin vjedhur, ashtu si edhe florinjtë.
‘Nuk e di pse Karapici e ka lejuar rojen të ecte pas tij”, thotë Kukiçi. “Ai kishte aq mend sa të mos e bënte këtë. Unë bëj me faj Tankun që i dha atij monedhat në sy të rojes. Ai kurrë nuk duhej ta bënte këtë”.
Të nesërmen burrat e Dukatit erdhën te Panorama dhe i thanë Mekadu-it, Kuejlit dhe të tjerëve se edhe pse nuk e pranonte krimin, Kali ishte arrestuar. Një dëshmitar kishte ardhur më përpara dhe përgënjeshtroi fjalët e Kalit. Ai tha se e kishte parë Kalin kur kishte vrarë Karapicin. Dukatasit thanë se i bënë gjyq Kalit, e shpallën fajtor dhe e dënuan me vdekje.”
***
Sidoqoftë Ismail Karapici luftoi dhe ra për një çështje të drejtë, luftoi kundër fashizmit dhe nazizmit si dhe për çlirimin e atdheut të tij. Ndaj dhe Instituti i Studimit të Historisë Ushtarake ka organizuar një sesion shkencor për figurën e tij, si dhe ka bërë propozimin për t’u shpallur dëshmor i Atdheut. Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori Atdheut” me vendim nr. 796, datë 15.08.2020 e ka shpallur Ismail Beqir Karapici “Dëshmor i Atdheut”.
Nje argument me teper ne favor te antifashisteve te Shqiperise:Kam ne dore Ditarin e Konti Cianos italisht botim i 1946-tes.Ne nje vend ai thote se edhe vete Mussolini ishte habitur kur kishte marre vesh se nje gjeneral italian ne Shqiperi i ishte drejtuar trupave italiane me keto fjale:Kam marre vesh se jeni prinder te mire por kjo vlen per shtepite tuaja dhe nuk vlen ketu.Ketu duhet te jeni hajdute te mire,vrases te mire dhe…perdhuenues te mire.U cudita vertet dhe thashe me vehte bravo cunave tane qe e luftuan kete zaptonjes kaq te poshter !
po keshgtu ka qene .
Kjo histori si dhe shume te tjera te ngjashme me te, tregon se “lufta kunder fashizmit, nazmit” ishte faktori kryesor deri sa te mbaronte lufta, por nderkaqe ishte dhe nje faktor tjeter shume i fuqishem:
Kush do ta drejtonte Shqiperine, kush do ishte, siç flasim sot, “Aleati strategjik”, pra do orjentohej Shqiperia, nga “perendimi apo lindja”, nga “komunizmi apo bota e lire”.
Dy perkrahesit dhe mbeshtetesit jugosllave te Enver hoxhes, e kishin te qarte kete faze te dyte te pas luftes dhe e filluan proçesin e “spastrimit te armiqve te ardheshem” pa pritur qe lufta te mbaronte.
Shkrimin permbledhje i Prof. As Zotaj eshte shkruar me vertetesi dhe me preokupim. Gjithsesi, kjo mbetet nje teme madhore, qe ka te beje me ata shqiptare qe u perzgjodhen nga vet aleatet, ne nje Lufte Intelegjente dhe shume te rrezikshme per vete dhe familjet e tyre, sic qene te ndjerit I. Karapici dhe Xh. Cela.
Vdekja tragjike e Karapicit, agjent i nivelit mbi mesatar i Sherbimit Intelegjent Amerika dhe me pervoje te gjate ne luften kunder fashizmit, qe ne vendin ku lindi, ne Itali, dhe kunder themeluesit te saj psikopatit B.Musolini, ka erresuar ne nje mase te konsiderushme kontributin e jashtzakonshem qe kane
dhene Xh. Cela qe luftonte me SOE angleze dhe Karapicin qe luftonte per OAS amerikane.
Vdekja tragjike e Karapicit pas 50- 70 vitesh ka cuar ne spekullime te uleta dhe pa asnje baze.
Pervec A.Queil ne librin e tij “A time to speak” etj britanikeve,
Kolonel Mustafa Hoxha ne librin e tij Historiku I Luftes se Fshatit Duket 1939-1944 me nje komisjon ,mbi 15 vetesh njerzish pjesmarres ne lufte te shkquarr
te krahines se Dukatit, shkruan “Me 17 Shkurt 1944 vitet pabesisht majori amerikan Ismail Karapici ne Hunden e Bulgerit mbas shpine nga shoqeruesi i tij Mislli Kali, duke ardhur nga ana e detit (Grama) per ne Tragjas.
“Kur e pyeten ne gjyqin partisan ne Ramice Mislliun per e vrave majorin amerikan Mislliu u pergjegj me 1-2 mars 1944 ” vrava nje armik e spiun”. Gjykata e la te lire. Me vone u hapen fjale se Xhelilin e vrane ne Itali si hakmarrje per major Ismail Karapicin” F.16.
Xhelil Celia i rekomanduar nga Harry Fulc, vleresohet shume lart nga Anthony Quail si ” shqiptari me intelegjent, nga major amerikan James Hudson (Bob Smith) qe erdhi ne Shqiperi me 1944 per te gjetur dhe evakuar 3 infermjeret e mbetura amerikane, vecanerisht Reginald Hibbert autori I librin LNC nje fitore e hidhur dhe ish ambasador i Madherise saj Mbretereshes te Mbreterise se Bashkuar ne France, i cili ka shprehu konsideratat me te larta ne nje leter familjareve te Xh. Celes ne vitin 1996, Prof Rodriguez, Agnes Jensen Mangerich ne “Albanian Escape” dhe nga Lukas, Queily Margerich permendet qar te shtepia qe shtepia e Celes ka qene “Safe House”(Shtepi e sigurper gjithe misionet angleze dhe amerikane gjat L2 Boterore ne Dukat dhe Shqiperi.
,
Faleminderit per botimin.
Me falni per disa gabime
P.sh. Safe House duhet (shtepi e sigurte)
Anthony Quayle ne librin e tij e quan Xhelil Celen “jo shqiptari me intelegjent” por
(shqiptari me i jashtzakonshem)
Duhet Jo Rodriguez.
Libri i Profesor Roderick Balley: The Wildest Province SOE In the land of the
Eagle
Ne liber Balley duke ju referuar Anthony Quayles (E. Kuilit shefi i Misionit Britanik) midis te tjerash shkruhet: Me 23 Shkurt (1944) Huns (kupto gjermanet) “te shtrydhur midis tre grupeve tona pas kalimit te kodres kaluan 48 ore ne nje shpelle me shume uje e te ftohet te ndjekur nag 48 ore te tjera te fshehur ne Luginen e Dukatit, te ushqyer dhe te udhehequr nga Xhelil Cela nje mik besnik i te dy misioneve qe mori persiper per ti ndihmuar ata, vision ditari i Kuejlit. Xhelil Celia qe kish ndihmuar si britaniket dhe amerikanet ne bregdet, ne fund te Luftes shkoi ne Itali, por te afermeve te tij qe la pas, ju muar Toka dhe u internuan”
..Me falni duhet kaluam (grupet e misionit anglez)
Mos e kishte vrare kali,,do ta kishte vrare mushka.Ai vrau mustafa gjinishin,pse dinte anglisht,,jo kete majorin amerikan.
Disa saktesime
Mysli Kali nuk ishte roje i caktuar nga Balli.
Sipas Kuejlit (Anthony Quayle f.275 A time of War) “Mysliu ju vet ofrua (Karapicit) ta udhehiqte dhe shoqeronte ate permes maleve te Dukatit”. Mysliu ishte nje i ri coban dhish vendas..
I.Karapici kishte patur ne brez tete sterlina floriri (eight gold sovereigns he was carrying to finance his mission were not been found) po f.275, pra jo 30 sterlina sic thuhet nga Macadu…?!
Xhelil Imer Celo “kreu shkollen Harry Fullc ne Tirane dhe sherbeu si kryetar komune ne Prefekturen e Vlore, per nje kohe edhe kryetar komune ne Komunen e Dukatit.
Imer Celo, (i jati) ishte nje nga agallaret kryesore ne Dukati dhe ne krahine e me gjera, ishte burre me ne ze ne krahine. Mori pjese me arme ne dore ne luftimet kundra Turqise.
Me 28 Nentor 1912 se bashku me Mulla Mezinin, moren pjese ne Kuvendin e Vlores e ne ngritjen e flamurit e shpalljen e Pavaresise nga Ismail Qemali si delegat i Dukatit.
Imer Celo ne 1920 zgjidhet si antar i Komisjonit te larte me Osmen Axhiun” (Kolonel Mustafa Hoxha Historiku i Luftes te Fshatit Dukat 1939-1944, f.46.)
Duhet te kini parasysh se James Hudson (Bill Smith, emri I luftes) i SOE (Para rendesia e CIA-s) kerkimin, gjetjen strehimin ne Safe House, dhe nisjen per ne Itali, sic pohon gjate ne nje interviste per Auron Tare por dhe ne librin e tij, e beri i ndihmuar plotesisht nga njerez te Ballit Kombetar.
Do mbeten profetike fjalet e Hodo Metes ish student I Harry Fullc, kur Hudson i thote, nga qendra me thone se ke vetem dhe 3 dite kohe per te gjetur grupin e dyte te infermjereve e sjelle ne Itali.
Ne kopertinen e librit te infermjeres se cituar me larte jane tre infermjeret te qeshura dhe tre ballista/nacionaliste me automatik e ne duar.
Hodo Meto i thote: po nuk erdhen per tre dite, ja ku e ke koburen time, me te do vrasesh mua.
Per fat ato erdhen.
Ishte nje operacion qe personalisht Presidenti Rousvelt kerkonte llogari….
Hudson pas ketij operacioni shkoj ne Gjermani dhe ka qene I pari qe eshte futur ne bunkerin e Hotlerit, mbas ai vrau veten..
Nga deklasifikimi I pjeseshem…. rezulton i dokumentuar se Xhelil Celo ka marre pjese se bashku me nje major anglez ne Operacionin me te madh ne Detin Adriatik gjat Luftes 2Botrore…
Keto kontribute shqiptaret duhet ti ruajne e perdorin me kujdes si kredenciale tek aleatet e sotem..por te sakta