Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Italia dhe Franca në krizë diplomatike, shkak “deklaratat e papranueshme” të Salvinit ndaj Macron
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Italia dhe Franca në krizë diplomatike, shkak “deklaratat e papranueshme” të Salvinit ndaj Macron
BoteLajmi i fundit

Italia dhe Franca në krizë diplomatike, shkak “deklaratat e papranueshme” të Salvinit ndaj Macron

Published: August 23, 2025
Shpërndaje

Përplasja është tashmë publike dhe e dukshme. Ambasadorja italiane në Paris, Emanuela D’Alessandro, u thirr nga qeveria franceze për shkak të “deklaratave të papranueshme” që Matteo Salvini i ka drejtuar ditët e fundit presidentit Emmanuel Macron, raportoi AFP duke cituar burime diplomatike.

Zemërimi i Elizesë, i përmendur edhe nga mediat italiane, erdhi menjëherë pas fjalëve të ashpra të zëvendëskryeministrit ndaj kreut të shtetit francez.

“Shkëndija” e fundit erdhi nga deklaratat e Salvinit kundër idesë franceze për dërgimin e trupave në Ukrainë. “Shko ti vetë. Vish kasketën, jelekun, pushkën dhe shko në Ukrainë”, u shpreh ai me ironi, duke kundërshtuar hapur Macron. Prej muajsh, Salvini ka zhvilluar një fushatë të ashpër kundër këtij projekti dhe kundër vetë presidentit francez.

- Publicitet -

Parisi vendosi të lëvizë në plan diplomatik. Fillimisht, përmes këshilltarit diplomatik të Macron dhe ambasadorit francez në Itali, u kërkua një reagim për të sqaruar nëse Salvini fliste në emër të qeverisë apo jo. Në mungesë të një përgjigjeje, u thirr ambasadorja italiane në Paris.

Sipas burimeve të AFP-së, i është kujtuar se deklaratat e Salvinit bien ndesh me klimën e besimit dhe marrëdhëniet historike mes dy vendeve, si dhe me bashkëpunimin e tyre të fundit për Ukrainën.

Deklaratat e Salvinit erdhën ndërsa kryeministrja Giorgia Meloni ndodhej në Uashington, krah Macron, për të mbështetur përpjekjet diplomatike për Ukrainën.

Kjo e vë kryeministren përballë një dileme: Të marrë distancë nga partneri i saj i koalicionit, duke rrezikuar tensione të brendshme, ose të heshtë, me rrezikun e përkeqësimit të marrëdhënieve me Francën.

Deri tani, Meloni ka zgjedhur të mos ekspozohet, ndërsa shpesh ka qenë ministri i Jashtëm, Antonio Tajani që ka kërkuar përmbajtje nga Salvini.

Kjo nuk është hera e parë që Salvini sulmon Macron. Që nga viti i kaluar, ai e ka quajtur presidentin francez “i çmendur që flet për luftë bërthamore”, “hipokrit”, “kriminel”, madje edhe “zotëri i dhënë pas shampanjës”.

Një gjuhë e ashpër që ka prodhuar tashmë një krizë të re diplomatike mes Romës dhe Parisit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën
  • VIDEO: Policët dhunojnë protestuesit, i ulin në tokë dhe i godasin me shkelma e grushte
  • ‘Gjobat’ ndaj punonjëseve të Postës së Durrësit, Gjykata lë në burg burrin e ish-drejtoreshës
  • Klosi sfidon opozitën: Do të merrni bashki më pak se gishtat e dorës
  • Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026

Komentet e Fundit

  1. Sali on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. demo on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. nastradini on Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  4. xxx on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. xxx on GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?