Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria italiane kërkon ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët: Kompetencat t’i kalojnë Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Qeveria italiane kërkon ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët: Kompetencat t’i kalojnë Tiranës
KronikeLajmi i fundit

Qeveria italiane kërkon ndryshimin e marrëveshjes për emigrantët: Kompetencat t’i kalojnë Tiranës

Published: February 10, 2025
Shpërndaje

Qeveria italiane është e vendosur të mos pezullojë marrëveshjet me Tiranën për emigrantët dhe për këtë, duket se po përgatit një dekret të ri, ku t’i kalojë kompetencat e qendrave pritëse në Gjadër dhe Shëngjin në juridiksionin e Tiranës. E gjitha kjo duket se po bëhet nga qeveria Meloni për të shmangur që vendimet e Gjykatës së Romës të mos refuzojnë qëndrimin e emigrantëve dhe se kampi i Gjadrit të mos mbetet bosh për muaj të tërë.

Këtë e bëri ditur ministri për Çështjet e BE-së, Tommaso Foti, i cili tha se do të shihet nëse qeveria do të ndërhyjë me një dekret të ri ligjor “përpara vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili mund të arrijë jo më herët se marsi, i cili pritet të mblidhet më 25 shkurt”.

Duke kërkuar një mënyrë, pas tre refuzimeve radhazi të ndalimeve të emigrantëve nga gjyqtarët e Emigracionit dhe Gjykata e Apelit, qeveria mendon se qendrat të mund të menaxhohen nga Tirana dhe jo më nga Roma.

- Publicitet -

Ideja se një dekret e i tillë mund të realizohet ka nxitur edhe reagimet e opozitës në Itali, duke e cilësuar “djallëzore” këmbënguljen e qeverisë për të vijuar më marrëveshjen e emigrantëve, kundër vendimit të gjykatës.

“Këmbëngulja është djallëzore. Qeveria duhet të ndalojë këtë çmenduri institucionale që po krijon një përplasje të paprecedentë mes pushteteve dhe humbje burimesh. Mbyllni këtë faqe të turpshme, kërkoni falje dhe dhuroni 800 milionë eurot e destinuara për një qendër çnjerëzore dhe të padobishme për shëndetin dhe sigurinë”.

“Ata tani janë futur në një rrëmujë, për të dalë prej saj duhet të heqin dorë nga ‘aventura shqiptare’ dhe të mos shpërdorojnë paratë e italianëve”.

“A nuk mjaftuan vendimet e gjykatave të të gjitha niveleve për të thënë se është një procedurë jolegjitime? Të gabosh është njerëzore, të ngulmosh është meloniane”, ishin disa nga deklarata e deputetëve të opozitës italiane.

Megjithatë, nisma nuk duket se do të diskutohet së shpejti në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, por është një ide që po qarkullon prej ditësh në qeverinë Meloni.

Me vendimin e Gjykatës së Apelit të Romës, 43 emigrantët e vendosur në kampin e Gjadrit u rikthyen sërish në Itali, ku do t’i shqyrtohen kërkesat për azil.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • xyz says:
    February 10, 2025 at 11:39 am

    Gjykata të pazgjedhura nga askush, që dalin mbi vendimet e qeverisë dhe parlamentit të zgjedhur nga populli. E bukura demokraci! Ki në dorë gjykatat më të rëndësishme të vendit, ke në dorë gjithë shtetin. Vota e zgjedhësve përfundon në koshin e plehrave.

    Reply
  • Tani says:
    February 10, 2025 at 11:56 am

    Gjykatat jane te pavarura nga politika o trap me zile
    Ndryshe kalon ne diktature o trap me zile

    Reply
  • demo says:
    February 10, 2025 at 12:23 pm

    Moj meloni,qe as kastravecke nuk je!Ne t`i bejme letrat si te duash Ti,se ja kemi marre doren kesaj pune.Po pyet njehere andej nga Bruxeli,se Ramen ketu e ke.Ne gjunje me krahehapur. por,,poor,po more mendte e ketij,prape do te deshtosh,se ky i ka humbur Gjyqet dhe Arbitrazhet 100%.

    Reply
  • xyz says:
    February 10, 2025 at 12:33 pm

    O idiot i lindur. O i sëmurë mendor. Gjykatat duhet të jenë të pavarura nga qeveria dhe të varura nga parlamenti. Pra nga zgjedhësit. Po ti aq di dhe aq kupton. Si kaqol që je. Çdo institucion duhet të japë llogari diku. Se ndryshe kthehemi vërtet në diktaturë. Me kë replikoj edhe unë! Me një gjytyrym që nuk llogjikon dot me kokën e tij,, por përsërit si papagall, (falje papagallit që e krahasova me ty) ato që i kanë diktuar!

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    February 10, 2025 at 1:11 pm

    Prite kur ta pranojë edhe këtë Rama e të na mbeten në derë emigrantët e Italisë.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    February 10, 2025 at 1:52 pm

    @xyz
    O QInje nje qelizore qe ne vend te kafkes Ke bythe e ne vend te trurit MUT!

    Reply
  • Demoracia says:
    February 10, 2025 at 5:35 pm

    Po more, ashtu eshte sic thua ti. GJykata duhet te jene ne sherbim te qeverise. Qeveria te beje cte doje. Mentalitet komunist, tipike si ne qeverisjen e Berishes

    Reply
  • Striker says:
    February 10, 2025 at 9:08 pm

    Cfare pune kane plehrat e Italise te na i sjellin Ne? Italia eshte vend i pasur dhe shume me i.madh se Shqipeeia dhe le ti mbaje vete. Ndyresirat italiane te na paguajne demshperblimet e pushtimeve dhe masakrave qe na kane bere dhe ende si kane paguar. Ne djall shkpfte e gjithe italia por ngrihuni ta permbysim kete drogaxhiun qe kemi ne krye

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?