Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli sulmon Iranin! Bombardime ndaj objektivave ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraeli sulmon Iranin! Bombardime ndaj objektivave ushtarake
BoteLajmi i fundit

Izraeli sulmon Iranin! Bombardime ndaj objektivave ushtarake

Published: October 26, 2024
Shpërndaje

Izraeli ka nisur sulm ndaj Iranit. Ushtria izraelite tha se filloi sulme “precize” ndaj objektivave në Iran, si hakmarrje për sulmet iraniane ndaj Izraelit, të kryera në fillim të këij muaji.

“Në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme të regjimit në Iran kundër shtetit të Izraelit, tani Forca e Mbrojtjes e Izraelit (IDF) po kryen sulme precize ndaj objektivave ushtarake në Iran”, tha një zëdhënës i IDF-së përmes një video-deklarate.

“Regjimi në Iran dhe përfaqësuesit e tij në rajon kanë sulmuar pamëshirshëm Izraelin që nga 7 tetori në disa fronte, duke përfshirë edhe sulmet e drejtpërdrejta nga toka iraniane”, shtoi ai.

- Publicitet -

Njoftimi erdhi pas raporteve për disa shpërthime në kryeqytetin e Iranit, Teheran, dhe qytetin e afërt, Karaj.

Televizioni shtetëror i Iranit dhe agjencia e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, ashtu si edhe CNN, raportuan për shpërthimet.

Pas sulmit që kreu javë më parë në Izrael, Teherani tha se ishte hakmarrje për një sulm paraprak nga Izraeli. Zëdhënësi i IDF-së shtoi se, “si çdo vend tjetër sovran në botë, shteti i Izraelit ka të drejtë dhe detyrë të përgjigjet”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, “është informuar dhe po ndjek nga afër zhvillimet”, raportoi televizioni CBS. Sulmet izraelite raportohet se nuk kishin në shënjestër objektet energjetike apo bërthamore.

Disa media raportuan për një valë të dytë të sulmesh në qytetin iranian të Shirazit, por televizioni shtetëror iranian tha se nuk kishte sulme diku tjetër, ndërsa Izraeli nuk komentoi. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett, tha se Uashingtoni është këshilluar për sulmet paraprakisht.

Sipas tij, sulmet janë “ushtrim i vetëmbrojtjes dhe në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Iranit kundër Izraelit, që u krye më 1 tetor”. Rreth së njëjtës kohë, agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se një sulm ajror i Izraelit shënjestroi disa lokacione ushtarake në pjesët qendrore dhe jugore të Sirisë.

Shqetësimet janë rritur se Irani dhe Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen në një luftë rajonale, derisa Izraeli i intensifikon sulmet në Liban kundër Hezbollahut – grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor. Sulmet ajrore që kanë goditur Bejrutin dhe Libanin jugor, janë shoqëruar edhe me operacion tokësor.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Gezim Kulufi says:
    October 26, 2024 at 9:47 am

    Deri tani duket sikur gjithshka eshte ne kontroll! Sikur goditet aq sa deshiron kundershtari! Duket se synimi i ketij konflikti eshte ende larg ne kohe dhe hapsire!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia largon me forcë protestuesit që kaluan natën te Kryeministria
  • Kthesë në retorikën e Ramës: Pranon se protestuesit kanë halle reale
  • Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
  • Balluku, njollë edhe në draft raportin konfidencial të KE-së për Shqipërinë
  • Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta

Komentet e Fundit

  1. Protesta on Një turist në protestë
  2. Aldrin on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  3. nastradini on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  4. Arzhivisti i padronit on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën
  5. TURIEMIGR on Një turist në protestë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?