Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izraeli thotë se lirimi i pengjeve në Gazë nuk do të fillojë para së premtes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Izraeli thotë se lirimi i pengjeve në Gazë nuk do të fillojë para së premtes
BoteLajmi i fundit

Izraeli thotë se lirimi i pengjeve në Gazë nuk do të fillojë para së premtes

Published: November 23, 2023
Shpërndaje

Lirimi i pengjeve bazuar në një armëpushim të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nuk do të bëhet para së premtes, bëjnë të ditur Izraeli dhe SHBA-ja.

Izraeli dhe grupi radikal Hamas ranë dakord herët të mërkurën për një armëpushim në Gaza për të paktën katër ditë, për të lejuar hyrjen e ndihmave si dhe lirimin e së paku 50 pengjeve të mbajtura nga luftëtarët e Hamasit, në këmbim të rreth 150 palestinezëve të burgosur në Izrael.

Koha e fillimit të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve të kapura nga grupi ekstremist palestinez gjatë sulmit të tij më 7 tetor ndaj Izraelit, ende nuk është shpallur zyrtarisht.

- Publicitet -

Një burim egjiptian i sigurisë tha se ndërmjetësit kishin kërkuar që kjo të fillonte të enjten në një orar prej orës 10:00.

“Negociatat për lirimin e pengjeve tona po vazhdojnë dhe po avancojnë”, tha këshilltari izraelit për siguri kombëtare, Tzachi Hanegbi, në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit.

“Fillimi i lëshimit do të bëhet sipas marrëveshjes origjinale mes palëve, dhe jo para së premtes”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, tha se janë duke u përpunuar detajet përfundimtare logjistike për lirimin e pengjeve. “Kjo është në rrugën e duhur dhe ne shpresojmë që të premten në mëngjes të fillojë zbatimi”, tha Watson.

Transmetuesi publik izraelit, Kan, duke cituar një zyrtar të Izraelit, të paidentifikuar, raportoi se kishte një vonesë 24-orëshe, sepse marrëveshja nuk ishte nënshkruar nga grupi ekstremist palestinez Hamas dhe ndërmjetësi, Katari. Ai tha se ishin optimistë se marrëveshja do të realizohej pas nënshkrimit.

“Askush nuk tha se do të kishte një lirim nesër, përveç mediave… Ne duhej ta bënim të qartë se asnjë lirim nuk është planifikuar para ditës së premte, për shkak të pasigurisë me të cilën po përballen familjet e pengjeve”, citoi Kan zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke cituar zyrtarë anonimë, mediat izraelite raportuan se pauza në luftimet me Hamasin gjithashtu nuk do të fillonte para së premtes. Faqja e lajmeve Ynet raportoi se Izraeli nuk kishte marrë ende emrat e pengjeve të planifikuar për lirim nga grupi radikal palestinez.

Që nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit, që befasoi qeverinë dhe tronditi izraelitët, pesë pengje janë gjetur të gjalla. Izraeli thotë se u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe rreth 240 të tjerë janë marrë peng nga persona islamikë të armatosur.

Si hakmarrje, Izraeli e ka bombarduar Gazën e sunduar nga grupit radikal palestinez. Më shumë se 14.000 njerëz janë vrarë në Gazë, rreth 40 për qind e tyre janë fëmijë, sipas zyrtarëve mjekësorë në këtë territor.

Mediat palestineze raportuan se avionët dhe artileria izraelite goditën qytetin jugor të Gazës, Han Junis, në të paktën në dy valë sulmesh të enjten herët.

Në Izrael, sirenat që paralajmëronin për sulm me raketa nga Gaza u ndezën në komunitetet pranë kufirit me territorin të enjten herët, tha ushtria. Nuk pati raportime për të lënduar. \Rel\

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”

Komentet e Fundit

  1. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Joni on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?