Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ja sa të ardhura po gjenerojnë apartamentet në AirBnb, agjentët imobiliarë parashikojnë mbyllje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Ja sa të ardhura po gjenerojnë apartamentet në AirBnb, agjentët imobiliarë parashikojnë mbyllje
EkonomiLajmi i fundit

Ja sa të ardhura po gjenerojnë apartamentet në AirBnb, agjentët imobiliarë parashikojnë mbyllje

Published: February 19, 2024
Shpërndaje

Shtimi i numrit të apartamenteve dhe shtëpive për dhënie qiraje në AirBnb apo Booking është rritur ndjeshëm në vend vitin e kaluar, për shkak të fluksit të lartë të turistëve të huaj.

Rritja e numrit të këtyre strukturave ka shtuar edhe të ardhurat e gjeneruara nga pronarët e tyre. Në Tiranë për vitin e kaluar, sipas të dhënave të AIRDNA (struktura për të dhënat e platformës AirBnb) për “Monitor”, të ardhurat nga pronat ishin 11,7 milionë USD. Për vitin 2022 të hyrat nga qiratë e shtëpive në AirBnb ishin 7,3 milionë USD. Në raport me 1 vit më parë, arkëtimet u rritën 60%.

Por agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme parashikojnë mbyllje të një sërë strukturash që jepen me qira ditore apo kthimit të tyre për dhënie me qira afatgjatë, pas ndryshimeve ligjore për formalizimin e tyre.

- Publicitet -

“Jo të gjithë po vijojnë t’i mbajnë këto aktivitete. Shumë prej tyre po zgjasin 3 deri 6 muaj, pastaj e mbyllin. Kemi pasur raste që e mbyllin si biznes dhe më pas e merr dikush tjetër apartamentin me qira për ta ri dhëne me qira ditore. Më tepër këto biznese po mbyllen nga individë që përveç të ardhurave nga punësimi, siguronin të ardhura të tjera nga qiraja afatshkurtër”, pohon Lorina Rada nga agjencia imobiliare “Century 21 CPM”.

Në total në Tiranë për vitin 2023 ishin të listuara 34,834 prona, duke përfshirë apartamente, shtëpi apo vila pushimi. Krahasuar me 2022 numri i tyre u rrit 31%. Numri më i lartë i pronave të listuara në Tiranë varion në periudhën korrik-dhjetor, me përkatësisht deri 3,000 prona të listuara në muaj. Për 2023 kërkesa për net-qëndrimi u rrit 78%. Prezenca e turistëve të huaj në Tiranë është konstatuar nga rritja e fluksit të frekuentimeve, sidomos në zonat kryesore, si: Pazari i Ri, pranë kalasë së Tiranës, ish Blloku etj.

Problematikë e tregut është edhe rreziku i flluskës për shkak të çmimeve shumë herë më të ulëta krahasuar me shtetet e Europës, e ndikuar nga oferta e larta.

Nëse prenoton një apartament me qira në Booking në shkurt, çmimet e tyre për 1 ditë nisin nga 3,300 lekë deri në 10,000 lekë për shtëpi me lokacion deri 500 metra larg qendrës.

Në Paris një apartament kushton nga 10,000 deri 25,000 lekë/dita me vendndodhje 3 km larg qendrës.

Në Milano çmimet arrijnë deri 150,000 lekë/dita për apartamente deri 3,5 km larg qendrës.

Në Pragë çmimet e apartamenteve me qira në Booking variojnë nga 3,500 deri 8,500 lekë nata.

Ndër 10 qytetet me numrin më të lartë të pronave të listuara në AirBnb për qira ditore kryeson qyteti i Vlorës. Të ardhurat në Vlorë e gjenenuara nga apartamentet me qira në AirBnb për 2023 arritën në vlerën e 25,9 milionë USD apo 103% më shumë se në 2022. Në Vlorë ishin të listuara 70,143 apartamente dhe shtëpi pushimi në AirBnb. Numri i tyre u rrit 31% në raport me një vit më parë.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Asd says:
    February 19, 2024 at 11:00 am

    Merrjuani frymen shqiptareve; gjoba e taksa qe tju votojne e tju duan me shume!

    Reply
  • demo says:
    February 19, 2024 at 11:55 am

    Po ketu eshte shqiperi,nuk eshte Paris o tu mbyllte me mut.
    Po i meson hajduterit e trojeve,te rrisin cmimet sa Milano dhe Parisi,.Po nje shqiptar 500 euro mesatarisht merr ne muaj.

    Reply
  • Qytetar i zakonshem says:
    February 20, 2024 at 7:44 pm

    Kjo puna e qerase ditore nuk eshte pune pa bereqet. Leke me pak mumdim dhe pa ndonje risk . Kerkesa nga turista ka plot. Gjynah te mos t’a shfrytezosh. Deri sa te shtrengohet rregulli parate jane sheshit. Nje te tille te ardhur nuk e realizon dot ne Itali. Ka shume leje dhe liçensa qe duhen nxjerre para se ta japesh apo t’a regjistrosh apartamentin B&B.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika, do të administrohen nga AAPSK
  • Ndërron jetë senatori amerikan Lindsey Graham, aleati i ngushtë i Donald Trump
  • Ishte duke punuar me babain, ndërron jetë 15-vjeçari: hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
  • Kanye West e di Tiranën në Turqi
  • Detaje të reja nga vrasja në Vorë, viktima u ekzekutua me një plumb në kokë

Komentet e Fundit

  1. nastradini on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  2. Jeta on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  3. Aldrin on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. Aldrin on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. nona on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?