Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jakov Milatoviç betohet sot si president i Malit të Zi, marrin pjesë rreth 200 personalitete
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Jakov Milatoviç betohet sot si president i Malit të Zi, marrin pjesë rreth 200 personalitete
BoteRajoni

Jakov Milatoviç betohet sot si president i Malit të Zi, marrin pjesë rreth 200 personalitete

Published: May 20, 2023
Shpërndaje

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, më 20 maj në mesditë, do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrën e kreut të vendit.

Në përurim, përkatësisht, në ceremoninë e betimit, që mbahet në Parlamentin e Malit të Zi, do të marrin pjesë rreth 200 personalitete, duke përfshirë zyrtarë nga fqinjësia, ambasadorë dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Gabriel Escobar.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, përfaqësues të qeverisë, autoriteteve gjyqësore, si dhe presidenti i deritashëm i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, të cilin Millatoviç e mposhti bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në fillim të prillit.

- Publicitet -

Pjesa qendrore e qytetit të Podgoricës është bllokuar që nga mëngjesi, si dhe rruga për në aeroport.

Pas intonimit të himnit kombëtar, si dhe betimit të Millatoviçit, ai do të mbajë fjalimin inaugurues, pas së cilit do të mbahet përshëndetje ceremoniale ushtarake në platonë para Parlamentit.

Pas kësaj, Millatoviç do t’i presë të ftuarit në një drekë, ndërkaq në orët e vona të pasdites, në Vilën shtetërore Gorica, ai me bashkëshorten do të presin rreth 700 të ftuar.

Në mesin e tyre do të jenë presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndërkaq nga Presidenca e Bosnjë e Hercegovinës të pranishëm do të jenë Zhelko Cvijanoviç dhe Zhelko Komshiç.

Ardhja e presidentit serb Aleksandar Vuçiç nuk është konfirmuar.

Nga zyrtarët evropian, të pranishëm do të jenë Oliver Ropke, president i Komitetit evropian ekonomik dhe social të Komisionit Evropian, ndërkaq nga Britania e Madhe dhe Gjermania, të dërguarit specialë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich dhe Manuel Saracin.

Presidenti i malit të Zi zgjidhet çdo pesë vjet, ndërkaq të gjitha inaugurimet e mëparshme ishin bërë në Cetinë.

Jakov Millatoviç, 37-vjeçar, është presidenti i parë që nuk është nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Gjukanoviçit, e cila pati pushtetin për tri dekada, deri në gusht të vitit 2020, kur humbi zgjedhjet.

Millatoviç, një nga liderët e lëvizjes “Evropa tani”, e themeluar një vit më parë, ka qenë në politikën malazeze që prej tre vjetësh kur u emërua ministër i qeverisë së parë pas shkuarjes nga pushteti të DPS-së.

Në garën presidenciale, ai pati mbështetjen partive në pushtet, Frontit Demokratik pro-Rus, Demokratëve dhe Lëvizjes qytetare URA.

Që nga fillimi i viteve të 90-ta, Gjukanoviç ka qenë gjashtë herë kryeministër dhe dy herë president i Malit të Zi.

Pas humbjes së pushtetit në zgjedhjet parlamentare, gati tre vjet më parë, DPS-ja e tij humbi edhe zgjedhjet në Podgoricë, në muajin tetor. Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, Gjukanoviç dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë.

Ditëve të fundit, Gjukanoviç dhe Millatoviç zhvilluan dy takime si pjesë e procedurës së dorëzimit të detyrës, pas të cilave theksuan se Mali i Zi është shembull i mirë i tranzicionit demokratik të pushtetit.

Ndryshimi i kreut të shtetit vjen para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të planifikuara për 11 qershor. Ato u shpallën për shkak të krizës institucionale që ndaloi integrimet evropiane.

Që nga ndërrimi i pushtetit, për gati tre vjet, kanë rënë dy qeveri, ndërkaq tentativa për të zgjedhur një të tretë ishte e pasuksesshme. Në atë periudhë është shënuar rritje e tensioneve etnike.

Gjatë pushtetit të Gjukanoviçit, Mali i Zi votoi për pavarësinë e vendit në referendumin e vitit 2006. Në vitin 2010, Mali i Zi u bë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërkaq më 2017 hyri në NATO./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?