Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Jam keq o babë, më kanë gjujt”, u vra në atentatin ndaj Arjan Ndojit, babai i shoferit rrëfen bisedën e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Jam keq o babë, më kanë gjujt”, u vra në atentatin ndaj Arjan Ndojit, babai i shoferit rrëfen bisedën e fundit
KronikeLajmi i fundit

“Jam keq o babë, më kanë gjujt”, u vra në atentatin ndaj Arjan Ndojit, babai i shoferit rrëfen bisedën e fundit

Published: October 3, 2025
Shpërndaje

Genc Maloku, babai i të ndjerit, Andi Maloku, shoferi që mbeti i vdekur në atentatin mafioz që iu bë ish prokurorit, Arjan Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit më 1 Nëntor 2019 ka dëshmuar në GJKKO.

Ai ka rrëfyer mes lotësh bisedën e fundit me të birin, teksa kujtoi se pas atentatit 26-vjeçari e telefonoi dhe i tha “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”.

Genc Maloku dëshmoi para togave të zeza se ishte në shtëpi në ato momente, teksa theksoi se mendoi se i biri po bënte shaka.

- Publicitet -

Babai i viktimës shtoi se i biri i kishte thënë që po udhëtonin me automjet, kur iu erdhi një makinë, ndërsa para atentatit kishin qenë në restorant. Ndërsa u shpreh se i biri ndërroi jetë pas 7 ditësh në spital.

“Arjan Ndoj në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan)

Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.

Komunikova me djalin: “Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë”, më tha. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë.

Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shtëpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shtëpia. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë”, tregoi Genc Maloku.

Pjesë nga dëshmia:

Genc Maloku: Lexova dosjen. Në fillim nuk dinin gjë. Më thanë këtë që na ka gjuajtur Plarent Dervishi. Rrumi më tha, jo Arjan Ndoja. Nuk di të kenë pasur ndonjë konflikt.

Kanë ardhur familjarët e Redjan Rrajës. Janë nga Nikla ata.

Tre pleq kanë ardhur, një me mbiemër Boja, një plak. “Mos keni konflikte gjëra, gjersa të zbardhet”, këtë më thanë.

Pas ngjarjes, 1 javë pasi nuk ishte çuni më ka ndodhur takimi. Takimi i parë është bërë në Tiranë, isha unë, çuni i xhajës, Bashkimi. Takimi tjetër është bërë në Sukth, nuk e mbaj mend sa kohë kishte kaluar, por si fillim vitit më duket. Biseda ishte “prit të dalë njëherë e vërteta”. Redjan Rraja ishte arrestuar. Njeri tjetër nuk më ka kontaktuar.

Arjol Haliajn, e kam parë në proces. Familjarët e tij, po. Xhaxhain. Kemi diskutuar, “prit sa të dalë e vërteta”.

Halit Valterin e njoh. Ia kërkova unë takimin. I dhashë një USB. Ishte deputet në atë kohë. Ma sollën poshtë derës në një zarf USB, pak kohë pas ngjarjes. E hapa, ishte Redjan Rraja me kapele. Ishte dhe një qeros. USB e prisha. Autorët janë Redjan Rraja, kanë dalë. Unë vetë di që autorët janë këta.

Plaurent Dervishaj, Juljanin nuk e njoh, Vullnet Muçën e njoh. E njoh se jam rritur aty. Është vëllai i Rrumit.

Asnjë gjë nuk kam mësuar nëpër takime. As me Arjan Ndojën nuk kam mësuar gjë. Arben Malokun e kam çun xhaje. Personi që bëri lidhjen mes djalit e Arjan Ndojës.

Djali kishte një vajzë nga Durrësi, e takonte shpesh. Aty e pa çuni i xhajës. Bënte stërvitje, s’pinte as alkool, as cigare. Çuni i xhajës punonte shofer në prokurori. Ai i tha do ishte mirë të bëhej shofer. Unë s’pranova në fillim.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Trapajani says:
    October 3, 2025 at 11:52 am

    Po ti mer babe nuk thoshte gje yt bir se ne makinen e prokurorit hipin tip si rrumi shijakut,,ti je edhe venali,i njihje Mir keta tipa,,,apo mburreshit im bir shofer prokurori,,,

    Reply
  • Po says:
    October 3, 2025 at 12:40 pm

    ORE TROPOJA shoferi eshte shofer aq ka per detyr .

    Reply
  • Trapajani says:
    October 3, 2025 at 5:31 pm

    Ik ti e pallosh,,se keta e dinin mir me cfar kishin te benin,,kte palo prokuror e njeh gjith durresit me cfar grupesh merej,,,e di gjith durresi qe rrumi i shijakut ishte ne kinfkikt te hapur me dervishajn,,,apo prokuror se prej njeri,,,gjith ato pun Ary e gjeti ky babà me fut cunin,,kur i njihte Mir se kush ishin,,,shoferi eshte shofer thuaj ti,,me keta tipa mos te ulesh ne nje lokal per kafe,,e Jo te rrish ne nje makine,,,,

    Reply
  • SPAK says:
    October 4, 2025 at 10:17 am

    Ky Noja eshte fytyra e Saliut, njelloj si Gjin Gjoni! I votoi PD, i blene votat apo cfare ndodhi nga PD, te pakten, kemi deputete qe duhen hetuar nag SPAK i cili punon me disa rregulla qe vetem ata i kuptojne! Nuk qenkan aq te paster sa ne kujtuam!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”

Komentet e Fundit

  1. demo on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. 666 on “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  3. 666 on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. N. D. on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  5. Kris Pano on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?