Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Javën tjetër niset drejt Gjadrit grup i ri me emigrantë, Meloni: Do marrim masa legjislative!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Javën tjetër niset drejt Gjadrit grup i ri me emigrantë, Meloni: Do marrim masa legjislative!
BoteLajmi i fundit

Javën tjetër niset drejt Gjadrit grup i ri me emigrantë, Meloni: Do marrim masa legjislative!

Published: October 19, 2024
Shpërndaje

Anijet e Rojes Bregdetare italiane me në bord 12 emigrantët e marrë nga qendra e pritjes së Gjadrit u larguan drejt Barit, por ky nuk është fundi i diskutimeve mbi fatin e nismës së shumë lëvduar të qeverisë italiane, përkundrazi.

Të premten, Gjykata e Romës shfuqizoi urdhrat për mbajtjen e këtyre emigrantëve në qendrën e pritjes në Shqipëri dhe tha se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali.

“Refuzimi për të vërtetuar mbajtjen në strukturat dhe zonat shqiptare… ndodh për shkak të pamundësisë për të njohur shtetin e origjinës të personave të ndaluar si shtet të sigurte”, tha kryetarja e gjykatës Luciana Sangiovanni, duke shtuar se emigrantët “kanë të drejtë të sillen në Itali”. Por autoritetet italiane e bënë të qartë menjëherë se do të ankohen ndaj vendimit.

- Publicitet -

Kryeministrja Giorgia Meloni nuk tërhiqet, e mediat vendase thonë se javën që vjen, do të nisë një grup tjetër emigrantësh drejt Shqipërisë.  Ministri italian i drejtësisë, Carlo Nordio u shpreh se “kjo është çështje që i takon politikës dhe nuk është përgjegjësi e magjistratëve”.

“Reagimi i politikës nuk ka qenë kundër drejtësisë, por kundër vendimi me të cilin nuk jemi dakord e madje e konsiderojmë jonormal”, theksoi ministri duke folur me gazetarët në margjinat e një konference në Palermo.

“Nuk mund të jetë drejtësia, shtoi ai, që e përkufizon nëse një shtet është më pak apo më shumë i sigurtë,  është një vendim shumë i lartë politik. Ne do të marrim masa legjislative”, deklaroi ai.

Në fillim të kësaj jave, në përgjithësi 16 emigrantë, që u shpëtuan në Mesdhe, u dërguan në Shqipëri përmes një anijeje të marinës italiane, duke u bërë grupi i parë i njerëzve që u strehuan në qendrën e re në Gjadër, pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes dy vendeve. Katër prej tyre u kthyen në Itali ditë më parë, për shkaqe shëndetësore, apo për shkak se ishin të mitur.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    October 19, 2024 at 10:39 am

    Tani per tani kthyen pas 12 cope dhe do sjellin nja 3 mije cope te tjere, he per he. Ju duhen nja ca distraksione, thjesht sa per te corientuar njerezit, qe te mos marrin vesh se c’fare vertet gatuhet. Plehrat e dreqit qe na jane bere peshqesh.

    Reply
  • ATSH says:
    October 19, 2024 at 5:28 pm

    Do besh ate qe beri Sunak kur ja hodhi poshte gjykata marreveshjen me Ruanda. Ndryshoi ligjin ne parlament e kujtoi se ja hodhi . Mbushi avionin e Gjykata ja hodhi poshte edhe ligjin e ndryshuar e asnje nuk shkoi ne Ruanda deri sa ajo marreveshje u anullua perfundimisht. Kete e di edhe vete Meloni por i duhet ta shtyj e shtyj per te mbuluar deshtimin e saj . Te vetmit qe nuk kuptojne jane shqipot qe keto 30 vjet jane mesuar pa shtet jetojne si ne feudalizem e nuk e kane idene se cdo te thote shtet ligjor e respektim i ligjit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14
  • Cili është sekreti i një jete të gjatë? Përgjigjen mund ta kenë tre motra
  • Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  • U hodh për të notuar dhe nuk doli më, zhduket në liqen bashkëshorti i ministres italiane
  • Rama replikon me aktivistin: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë

Komentet e Fundit

  1. Buda on Pse nuk duhet të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në Gaza?
  2. demo on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. alldron on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja si do vijojë protesta
  4. xxx on Rama flet për “The Albanian Files”: Nuk janë deklarata politike, letra për “mbretin” ishte satirë
  5. Emigranti on Banorët e Nivicës refuzojnë takimin me Ramën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?