Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Je më e mirë se mami”, komentet e Presidentit për një vajzë ndezin revoltë në Portugali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Je më e mirë se mami”, komentet e Presidentit për një vajzë ndezin revoltë në Portugali
AktualitetBote

“Je më e mirë se mami”, komentet e Presidentit për një vajzë ndezin revoltë në Portugali

Published: September 21, 2023
Shpërndaje

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa është vendosur në qendër të akuzave për seksizëm pas komenteve që bëri ndaj një vajze gjatë një shëtitje në Toronto, pjesë e vizitës së tij zyrtare në Kanada gjatë kësaj jave.

Ajo çka ka bërë që rrjeti të shpërthej kundër de Sousa është fakti se ai tregoi me gisht dekolten e hapur të vajzës duke i thënë të kujdesej se do ta kapte gripi, dhe më pas iu drejtua asaj duke i thënë “je më e bukur se nëna jote”.

74-vjeçari u përshëndet nga banorët e Torontos gjatë ecjes në qytet dhe në mesin e turmës qëndronte edhe një nënë me origjinë portugeze, së bashku me vajzën e saj. Ato iu afruan presidentit duke i thënë se të dyja quheshin Maria.

- Publicitet -

“Vajza është më e bukur se nëna”, tha më pas de Sousa me vrazhdësi. “Por vajzën mund ta kapi gripi. E ke parë dekoltenë e saj?”, shtoi ai më tej, përpara se të largohej me shpejtësi, me një buzëqeshje të pazakontë në fytyrë.

Komentet shkaktuan reagime në Portugali, duke e detyruar liderin, i cili është bërë i njohur për pikëpamjet e tij konservatore, të dalë publikisht për t’u mbrojtur.

“Nuk ishte një koment seksist. Unë nuk e mendova kështu dhe as vajza me nënën e saj. Nuk ishte aspak seksiste”, tha ai.

Por, portugezët nuk u impresionuan me shpjegimin e Presidentit dhe aktivistët e të drejtave të grave dhe rivalët politikë thanë se ai duhet të kërkojë falje.

“Ai duhet të kërkojë falje. Seksizmi po na vret. Nuk është shaka. Jemi në vitin 2023. Nuk mund të shohësh një grua që nuk e njeh dhe të bësh “shaka” me peshën e saj apo me dekoltenë”, tha Isabel Moreira, deputete në Partinë Socialiste në pushtet.

Manuela Silva, drejtoreshë e Lëvizjes Demokratike të Gruas, tha po ashtu se komentet e Presidentit cenojnë dinjitetin e grave.

“Në fakt, presidenti flet shumë dhe nuk thotë atë që duhet. Ka një sërë të drejtash që janë fituar nga gratë që nuk po përmbushen, dhe kjo është ajo që duhet të shqetësojë presidentin, jo batutat me shije të dobët… Unë mendoj se ai është shprehur shumë keq“, u tha ajo gazetarëve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?