Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra mbrëmjen e djeshme. Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e sotme.
Arsyet e dorëheqjes së Ermal Dredhës nuk dihen ende.
Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë me dije se është emëruar edhe një tjetër nënkryetar i bashkisë, Elis Halili, për sektorin e infrastrukturës. Halili vjen nga sektori privat, i punësuar në kompaninë Fusha, dhe që ndiqte projektet e kompanisë në qytetin e Vlorës.
Ky me gjasë do të jetë kryetari i komanduar i Bashkisë Vlorë sepse u emërua në postin e nënkryetarit, para se ky i fundit të jepte dorëheqjen.
Me këtë emërim, Bashkia e Vlorës ka tashmë 3 nënkryetarë.
Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit korrik të vitit 2023, kur zëvendësoi Dritan Lelin.
Kujtojmë se Ermal Dredha është kritikuar shumë herë nga Kryeministri Edi Rama për probleme të ndryshme në qytetin e Vlorës.
E fundit ishte javën e kaluar, në takimin e Ramës për Operatorin Kombëtar të Ujit.
Kryeministri tha se Ujësjellësi i Vlorës, që është në varësi të bashkisë, ka probleme të mëdha me menaxhimin.
“Raporti i bërë nga ekipi për situatën e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm. Nivel papërgjegjshmërie i frikshëm. Solla rastin konkret duke qenë se flasim për një nga pikat më atraktive dhe më të ngarkuara nga turizmi.
Borxhet e akumuluara nga këto ndërmarrje të administruara me papërgjegjshmëri ekstreme në vitin 2020 arritën në 13.6 miliardë euro. Harxho, shpërdor, dridh zinxhirin…”, deklaroi Rama.
Por një tjetër rast flagrant i kritikave të Ramës ndaj Ermal Dredhës, ishte edhe gjatë festës së ditëlindjes së PS, që u mbajt më 19 qershor 2025.
Ndonëse nuk dëgjohej se çfarë po bisedonin, Rama shfaqej me tone të ashpra dhe i irrituar. Nga sa u mësua përmes burimeve, Kryeministri i ‘tërhoqi veshin’ për zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë.
Një tjetër kritikë për mënyrën e menaxhimit të Bashkisë së Vlorës ishte edhe për hapësirat publike, një aksion që në fakt nisi në të gjithë vendin. Ashtu si gjithë bashkitë, edhe pushteti vendor i Vlorës u përfshi gjatë muajit korrik nga ndryshimet e drejtorëve të Bashkisë dhe të njësive administrative. Në fakt Vlora ishte e para bashki në vend ku nisën shkarkimet e drejtuesve të pushtetit vendor.
Kush është Ermal Dredha?
Ermal Dredha ka shërbyer më parë si Drejtor i Protokollit të shtetit, Konsull italian në Bari dhe vitet e fundit si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në prill të vitit 2023, ai u përzgjodh si kandidat i Partisë Socialiste të Shqipërisë për kryetar në Bashkinë e Vlorës, detyrë që e mori në muajin korrik. Ermal Dredha është i martuar dhe baba i dy vajzave.

Nuk ishte per ate pune. Vlora do njeri me çika, talent, vision dhe qe ta done qytetin per ta bere model, siç I talon nje perle si Vlora. Vlora do njeri me bole, te aftë per te punuar, jo per te bere para!!!
qeni qepen ta haje,o Dredha,po nje grusht turinjve ti kishe futur,kur ta verviste doren para surratit dhe ndac jepje doreheqjen ndac jo. Ty te ka zgjedhur populli,.Ky nuk ka te drejte te nderhyje.
Avash ti mo xhaxhi! Se punet nuk zgjidhen grushta turinjve. Ate vertet e ka zgjedhur populli , por e ka zgjedhur si kandidat i vendodur nga PS, po te ishte i zgjedhur si kandidat i pavarur atehere do ishte ndryshe. Keshtu funsionon politika ne demokraci
Sot isha ne Dukat Fushe,te kafeneja Celos buze rruges,kur te gjithe po diskutonin doreheqjen e Dredhes,.Ka bere gabime Dredha,po gabimi me i madh ishte qe nuk i mbylli deren e Bashkise Edi Rames,por i hengri presionet.Cfare do i bente?
Aq sa i rruajti trapin Dritan Lelit.
Besoj se Ulsi Manja do komandohet si kryetar bashkie pas disa koheve Vlora ka nje rendesi te vecante me ardhjen e bazes se Natos dhe aeropotit me te madh *cargo* ne vend qeveria do njeri te besuar per te survejuar.
hajdutet
Do njeri puntori thote i pari… nuk ka me punetore ne shqiperi, ka te perunjur para mretit dhe patronazhista, kaq, o e ke mrena o e ke brenda dmth. Sido qe te jete me mire pa kryetare se marrin rrogen kot perderisa vje ky nfa surreli dhe i “ben punet”.