Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Johnson mban fjalimin e lamtumirës: Putini nuk mund ta shantazhojë Britaninë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Johnson mban fjalimin e lamtumirës: Putini nuk mund ta shantazhojë Britaninë
AktualitetBote

Johnson mban fjalimin e lamtumirës: Putini nuk mund ta shantazhojë Britaninë

Published: September 6, 2022
Shpërndaje

Boris Johnson po mban mëngjesin e kësaj të marte fjalimin e tij të lamtumirës, ku d t’i dorëzojë detyrën Liz Truss, e cila u zgjodh dje kryeministrja e re e Britanisë dhe njëkohësisht liderja e konservatorëve.

Përpara godinës së qeverisë, Downing Street Nr 10, ai foli përpara të pranishmëve dhe tha se pas disa orësh do të jetë në Balmoral për të parë Mbretëreshën dhe më pas stafeta do t’i kalojë kryeministres së re, raporton BBC, përcjell abcnews.al.

Kryeministri vazhdon duke thënë se gara për udhëheqjen e Partisë Konservatore ishte e papritur dhe rregullat u ndryshuan në gjysmë të rrugës. “Por mos e shqetësoni këtë tani për tani,” thotë ai.

- Publicitet -

Ndër të tjera, Boris Johnson tha se është qeveria e tij realizoi Brexit-in. Ai përmendi gjithashtu edhe faktin që në Britani u realizua përhapja më e shpejtë e vaksinës në Evropë.

Më tej ai shton se furnizimi me armë në Ukrainë, të cilin ai e mbrojti, mund të kishte ndryshuar shumë mirë rrjedhën e luftës në Ukrainë.

Duke folur më shumë për luftën që po zhvillohet, Johnson shënjestroi presidentin rus Vladimir Putin duke thënë se ai nuk mund të shantazhojë apo ngacmojë popullin britanik për krizën e energjisë. “Ai mashtron veten kur mendon se mundet”, thotë Johnson.

Kujtojmë se Johnson dha dorëheqjen në korrik dhe qëndroi në detyrë deri në zgjedhjen e pasuesit. Ishin anëtarët e tij të qeverisë, të cilët i kthyen shpinën dhe e detyruan të japë dorëheqjen.

Kriza më e fundit qeveritare u shkaktua pas aferës së kolegut të partisë konservatore, Chris Pincher, që u akuzua për ngacmime seksuale. Më parë ishte bërë e ditur, se Johnson kishte pasur dijeni për fajësimet kundër Pincher, para se ta vendoste në një post të rëndësishëm të grupit parlamentar. Një tjetër që ndikoi ishte gjithashtu edhe festa në Downing Street gjatë pandemisë.

Pas fjalimit, Boris Johnson është larguar nga Downing Street për herë të fundit. Me bashkëshorten e tij, te cilën e mban për dore ai është larguar nga godina e qeverisë britanike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?