Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ju shqetëson kolla? Cilat janë zgjidhjet natyrale për t’u shëruar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ju shqetëson kolla? Cilat janë zgjidhjet natyrale për t’u shëruar
AktualitetLifestyle

Ju shqetëson kolla? Cilat janë zgjidhjet natyrale për t’u shëruar

Published: February 14, 2024
Shpërndaje

Me temperaturat e ulëta, rishfaqet kolla si një nga simptomat më tipike. Sidomos në rastet kur kolla është ende jo e thellë dhe nuk është bërë e rëndë, ju mund të provoni disa zgjidhje natyrale krejt ideale.

Ka mjaft produkte apo bimë mjekësore që ju vijnë në ndihmë. Këto produkte janë mjaft të thjeshta për t’u gjetur madje mund t’i keni në shtëpinë tuaj.

Me to mund të përgatisni shurupe dhe çajra me efekte shumë mirëbërëse.

- Publicitet -

Këshillohet t’i përdorni këto zgjidhje natyrale në momentet, kur kolla bëhet më e bezdisshme dhe këmbëngulëse.

Gjithashtu mund t’i përdorni si qetësues në mbrëmje, për të qenë në gjendje për të pushuar mirë, pavarësisht kollitjes.

Zgjidhjet e përshkruara më poshtë nga AgroWeb.org vlejnë edhe për fëmijët e moshave mbi 4 vjeç, por në çdo rast këshilla e mjekut është e nevojshme për ta.

Shurupi i mjaltit

Për përgatitjen e shurupit, nxehni për 2-3 minuta në një enë metalike lëngun e shtrydhur të një limoni mesatar.

Hiqeni nga zjarri dhe kalojeni lëngun në një tas duke shtuar një lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër dhe një gjysmë gote uji me mjaltë.

Përzijini mirë të gjithë përbërësit së bashku. Më pas kalojeni masën e përftuar në kavanoz qelqi të sterilizuar dhe ruajeni në frigorifer.

Merrni një ose dy lugë çaji për të kuruar kollën sa herë që ju bezdis dhe një tjetër lugë para gjumit.

Shurupi me hudhra dhe uthull molle

Merrni tri kokë të plota hudhra mesatare dhe pastroni thelpinjtë. Më pas pritini në copa për së gjati dhe kalojini në një enë metalike bashkë me gjysëm litri ujë.

Vendoseni në zjarr dhe lërini të vlojnë derisa gjysma e ujit të avullojë. Filtroni hudhrat nga uji i tyre.

Pasi të jetë ftohur pak uji, shtoni në të një filxhan çaji me uthull molle dhe 50 ml mjaltë. Përzijeni të gjithë masën dhe vendoseni në një enë qelqi të mbyllur në frigorifer.

Merrni një lugë çaji në ditë pas ngrënies së mëngjesit dhe një në darkë para gjumit.

Shurupi me qepë dhe limon

Ju duhen dy qepë të madhësisë mesatare. Pastojini nga cipat dhe pritini në rrathë. Më pas vendosini në një enë metalike dhe shtoni një litër ujë.

Qepët duhet të jenë të mbuluara tërësisht nga uji. Lëreni ujin të vlojë për 15-20 minuta. Më pas, kullojeni masën dhe lëreni të ftohet.

Shtoni lëngun e një limoni dhe kalojeni të gjithë përbërjen në një shishe qelqi. Ruajeni të mbyllur në frigorifer. Pini nga një lugë çaji sa herë që kolla bëhet e bezdisshme.

Çaji me trëndafil të egër

Për përgatitjen e një gote të tillë ju duhen dy lugë çaji me trëndafil të egër të tharë dhe të thërrmuar. Mbi to duhet të shtoni 250 ml ujë të vluar.

Lëreni tretësirën të lëshojë ekstraktet mirëbërëse për rreth 15 minuta. Më pas filtrojeni dhe pijeni të ngrohtë një deri në dy herë në ditë.

Shurupi me uthull molle dhe mjaltë

Ky është një shurup i thjeshtë për t’u përgatitur në momentin kur përpiqeni të qetësoni kollën në mënyre natyrale.

Thjesht përzieni mjaltin bashkë me uthullën e mollës në sasi të barabarta. Një lugë çaji është masa e duhur për ta pirë menjëherë sapo ju bllokon kolla.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?