Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ka pasur manipulime dhe keqpërdorime”, LVV kërkon rivotimin me postë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Ka pasur manipulime dhe keqpërdorime”, LVV kërkon rivotimin me postë
KosovëLajmi i fundit

“Ka pasur manipulime dhe keqpërdorime”, LVV kërkon rivotimin me postë

Published: March 17, 2025
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i kërkuar që të vendosë për rinumërimin me postë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Blerim Sallahu nga LVV-ja pretendoi se në votimin me postë ka pasur manipulime dhe keqpërdorime, që sipas tij, janë orkestruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Ne kemi kërkuar nga PZAP-ja që fillimisht të anulohen 18.933 vota të LDK-së të kontaminuara, të ardhura në formë të manipuluar. Nën dy, kemi kërkuar rivotim me postë dhe nën tre kemi kërkuar që kandidatët të cilët kanë marrë vota pakrahasimisht më shumë me postë sesa në vendvotime në Kosovë, të largohen nga lista dhe të njëjtit të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha ai në një paraqitje për media pas dorëzimit të ankesës.

- Publicitet -

Nga LDK-ja ende nuk ka një reagim pas dorëzimit të kësaj ankese të LVV-së në PZAP. LVV-ja edhe më herët kishte kërkuar nga Paneli që të urdhëronte rinumërimin e votimit përmes postës, por Paneli kishte argumentuar se një kërkesë e tillë ishte dorëzuar pas afatit ligjor, i cili ishte 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Sallahu tha se në ankesën drejtusr PAZP kanë ofruar dëshmi për manipulimin e pretenduar. Sipas tij, skema e manipulimit ka nisur që nga faza e regjistrimit të votuesve, e deri te plotësimi i fletëvotimeve dhe dërgimi i tyre në Kosovë.

“Adresa ka qenë LDK dhe kësisoj votimi ka ndodhur në formë të manipuluar, të organizuar masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë me stilolaps të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta”, shtoi ai.

Sekretari organizativ i LVV-së, Alim Rama, si shembull për akuzat e tyre drejtuar LDK-së përmendi disa kandidatë që kishin marrë më pak vota në Kosovë sesa përmes votimit me postë.

Ai po ashtu përmendi se në votat e rinumëruara me postë – pasi PZAP-i kishte vendosur të rinumëroheshin disa të tilla për shkak se kishte pasur fletëvotime që nuk ishin shtypur siç duhet – shpërndarja e votave ka qenë në mënyrë “krejt normale”. Ai tha se është e rëndësishme që PZAP-i të miratojë tri kërkesat e LVV-së dhe kështu, sipas tij, “të kthehet legjitimiteti i zgjedhjeve në Kosovë”.

Lëvizja Vetëvendosje tha se provat që ka për këtë rast i ka dërguar më herët edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por ende nuk janë njoftuar për ndonjë veprim nga ky institucion.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 15 mars ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

LVV-ja ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

Pas shpalljes së rezultatit, partitë dhe kandidatët mund t’i adresohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas Gjykatës Supreme nëse kanë vërejtje për rezultatin. Për zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarët kanë mundur të votojnë brenda Kosovës, me postë dhe për herë të parë është organizuar edhe votim fizik në disa ambasada dhe konsullata të Kosovës në disa shtete nëpër botë./Rel

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Vlonjati says:
    March 17, 2025 at 5:05 pm

    Kurti si Saliu jonë , na I vodhën votat . Le që aleatë janë .

    Reply
    • pilo Lala says:
      March 17, 2025 at 5:30 pm

      Keta duan te zgjasin sa me shume periudhen mbas zgjedhjeve, te blejne ca deputet per te formuar qeverine.

      Reply
  • demo says:
    March 17, 2025 at 5:11 pm

    Zgjidhja eshte nje koalicion me baze te gjere te tri partive me te votuara shqiptare te Kosoves,.Nuk ka shqiptar te doje te dorzoje Kosoven Serbise. Mos digjni Jorganin per nje plesht.

    Reply
  • ....... says:
    March 17, 2025 at 6:29 pm

    Po nuk u dogj jorgani me gjithe pleshtin, do vijne pleshta te tjere se kane bere folen ne jorgan. Albimi eshte nxenes i Sali Berishes

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    March 17, 2025 at 9:13 pm

    Ska shance me votu prap diaspora o kurt kukulla. The jam baba shko rrot samës tash.

    Reply
  • Dashi says:
    March 18, 2025 at 11:37 am

    Mosni bre burra , se do na sëmuret demua . Ai vdes për një çikë Albin , dikur e konsideronte hero kombëtar , i ngriti dhe një përmendore himagjinare , mirëpo ky heroi i demos , jo kombëtar që nuk na doli , po as kosovar i votuar nuk doli , mori vetëm 40% të votave . Ky heroi i demos , që gjasme mbrojti Kosovën nga këmbimi i trojeve , që nuk pranoi asociacionin , u bë hasmë me gjithë aleatët që e krijuan Kosovën shtet , as nga populli i tij nuk u shpërblye ; kjo sepse nuk janë të gjithë kosovarët demo . Tani po trokasin të tjera kohëra , që kërcënojnë për gjëma më të mëdha . I biri i Trumpit , shkon në Beograd e takon Vuçiçin dhe deklaron që sulmi i NATO-s me urdhër të Klintonit kundër Sërbisë , paska qënë “thellësisht i gabuar për të mbuluar skandalin Levinski” .
    Në fakt , ç’është e vërteta , skandali Levinski kishte mbaruar e mbyllur një vit para sulmit të NATO-s . Një pohim i tillë i ardhur direkt nga familja Trump , duhet marrë shumë seriozisht , po të mendosh që vajtja e Trump Junior deri në Beograd vetëm për të bërë këtë deklaratë e për të takuar Vuçiçin , nuk është aspak një ogur i mirë . Prandaj demo , mblidh mendtë e kokës e mos krahëso Kosovën me Korçën siç bëre në një koment diku tjetër , se është njësoj sikur të krahasosh Afganistanin me Parisin ose Romën . Shiko më mirë gjëmën që po dyshojnë të gjithë , se po përgatitet për Kosovën .

    Reply
    • pilo Lala says:
      March 18, 2025 at 12:13 pm

      Sakte, Albini vuri ne dyshim pamvaresin e Kosoves me veprimet e tij kokeforte.
      Mendoi per vete, jo per kosoven.

      Reply
  • demo says:
    March 18, 2025 at 12:00 pm

    Familja Trump dashi, te mbledhe mente,se nuk eshte votuar familjarisht me gjithe krushqi te vendose fatet e Botes. Ky kopili qe flet si Sekretar Shteti i SHBA,t`ja mbathe nga Beogradi,se do ta kapin rinia Serbe do ta djegin me gjithe Korrupsionistin hajdut Vucic.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndahet nga jeta tragjikisht në moshën 22-vjeçare futbollisti kosovar, Fatjon Bunjaku
  • “Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
  • “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  • Kosova në zgjedhje, voton Osmani: E bindur se me votën e sotme të qytetarëve do të dalim nga kriza
  • “Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit”, Rama: S’do ta ndalim zhvillimin drejt turizmit botëror

Komentet e Fundit

  1. TRENI on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. ¿? on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën
  4. Humoristi on Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
  5. TRENI on Kthesa e Tivatit i lë analistët pa fjalë: Harxhuan bojën për “grekun”, Rama tani thotë se protestat po i organizon Irani

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?