Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kadri Roshi, njerëzor, si ai
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Kadri Roshi, njerëzor, si ai
Kulture

Kadri Roshi, njerëzor, si ai

Published: October 5, 2022
Shpërndaje

Verdi Take

 

Isha ulur në divan dhe po ndiqja emisionin “Koha për tu zgjuar”, me artikuj në shtypin e përditshëm. Një zile e celularit më shkëputi nga ekrani. Po dëgjoja zilen me shikim mbi celular dhe nuk po e merrja në dorë, Nuk para e hap celularin kur në ekran nuk më shfaqet ëmri i personit që kërkon të  komunikojë me mua. Shpesh, o nuk e hap fare,ose e mbyll pa u përgjigjur.

- Publicitet -

E mbylla. Ndërsa mundohesha të kapja fillin e lajmeve në gazetat ditore,  zilja tringëlloi përsëri. “Epo hape, de” mendova

-Urdhëro, kush je, të lutem?

-Si je zoti Verdi, Kliti Roshi jam.

Një  si “sustë’ më shkëputi rrëmbimthi nga divani dhe, sakaq, u gjenda në këmbë.!

Ai filloi të fliste, por mendja ime, në imagjinatë, më solli portretin e Atit të  tij, të Madhit Kadri Roshi.

Shikoja mjekrën e tij, të bardhë dhe të butë… Më tingëllonte aq ngrohtë zëri karakteristik i Tij… Ata sytë, pak të mbyllur, zjarr! Ato kujtime plot emocione me Të.

-Po, Klit, po. Po të dëgjoj…por… – u shtanga për një çast,

– Mik i dashur, kam projektuar të botoj një libër për tim Atë, por jo për talentin e tij, realizimet e roleve, por  vetëm si e kujtojnë Kadriun, shokët , miqtë, dashamirësit. Pra, Kadri Roshi  jo artist, por njeri.

Dhe, ja ku jam ulur dhe mbaj  në dorë një si libër që unë e quaj “Ditar i Kujtimeve të mia”, si biçim “sinopse’, mbi të cilat, me kohë, mund të punohet diçka më shumë..

Shfletoj… kujtoj… Tund kokën , buzëqesh dhe, nis të shkruaj…

Dhjetor, 1985.’Ndryshim itinerari’

Ishte ditë e diel. Ata vinin nga Tiranë, ishin nisur për gjueti peshku në Velipojë. Mes shokësh ishte edhe im vëlla Feriduni, i cili gjatë rrugës u kishte treguar atyre ngjarjen e hidhur në familjen time, me humbjen e bashkëshortes.

Kur kishin mbërritur afër Bahçallëkut, para kthesës së Velipojës, Kadriu i kishte thënë shoferit. O Nasi, ec edhe pak dhe na fut brenda në Shkodër dhe, ti Duni (kështu  e thërriste Ai vëllain tim) na trego ku e ka shtëpinë Verdi. Ti shkojmë për një ngushëllim. E kemi shok. Si thoni?

Dhe mbërritën te pallati ku banoja unë.

Dera rrinte hapur, sepse hynin e dilnin njerëz për “tu pjekë’, siç është zakoni.

Unë u  habita kur i pashë, por, më shumë se unë u habitën njerëzit kur panë Kadri Roshin!

Ai hodhi një vështrim rreth e qark dhomës, duke i parë të pranishmit në sy, dhe fare i qetë, foli.

-Na falni o njerëz të mirë (duke treguar rrobat që kishin veshur) jemi nisur për gjueti.

Të gjithë në dhomë ishin ngritur në këmbë. Nuk është zakon në kësi raste, por, i ngriti befasia kur para tyre njohën një figurë që, nuk kishte burrë, grua, i ri, apo dhe fëmijë  që nuk e njihte atë babaxhan që të rrëmbente me pamjen dhe zërin e tij. Në ekran e kishin parë mijëra herë, ato çaste e kishin fare pranë.

Kur u larguan, njerëzit u ngritën përsëri në këmbë… Takuan duart që u zgjaste ai , Artisti i Madh…Njeriu i thjeshtë , nga më të thjeshtit, Kadri Roshi i tyre!

Në Golem te pishat e buta”

– E kini në plazhin e Golemit, te “Pishat e buta”. Kështu na thanë njerëzit ndërsa po kërkonim Kadri Roshin për t’i marrë një intervistë.

Kisha shkruar një skenar  për një film dokumentar që po e realizonte Televizioni Shqiptar kushtuar  aktorit Vilson Gjoça.

Nuk e patëm vështirë për ta gjetur, sepse këdo që pyesnim, në thoshin buzagas “E kini te pishat e buta”. Regjisori Kliton Nesturi që po realizonte skenarin, tha “e paska marrrë vesh gjithë Golemi që ka ardhur për pushime Kadri Roshi”.

Nuk i ramë burisë, sepse  ai, sapo dëgjoi  zhurmën e një makine që afrohej drejt tij, ngriti kokën dhe, kur më pa mua që dola nga makina, bëri me dorë dhe lëshoi një “Ho-ho, kush na erdhi! Edhe këtu më gjete, or, djall. Hajeni, hajdeni, mirëserdhët!”

Ai ishte ulur pranë një tavoline druri nën hijen e pishave dhe po rregullonte veglat e gjuetisë- pasion i tij i madh.

I treguam përse kishim shkuar. Na dëgjoi me shumë vëmendje. I shtyu një çast veglat e gjuetisë, dhe pasi shkoi dy tri herë dorën mbi mjekrën  e bardhë, pak bojkaf te buzët, picërroi sytë dhe tundi kokën

-Për Vilsonin! Për atë aktorin e mrekullueshëm. Shumë mirë që po bëni film për të… Shumë mirë. Fillimisht e kam njohur kur po vinim në skenë dramën “Arturo Ui”. Vilit iu caktua roli i prezantuesit të dramës.

Na hodhi një vështrim, siç vështronte Ai dhe, duke  tundur lehtë kokën, tha: “Dhe e realizoi shumë mirë rolin, shumë mirë e realizoi, posi?

Por më shumë mbresa më ka lënë disiplina që vura re te ai djalë… E di Verdo, Vili vinte i pari në prova dhe largohej i fundit. Vinte edhe kur nuk punoheshin skenat e tij. Shumë prej nesh duhej të merrnim shembull prej atij amatori.

Mikrofoni ishte hapur, Klitoni nuk e ndërpriste me pyetje dhe. Ai, Kadriu i Madh, fliste e fliste për një aktor të ri, jo fort i njohur. Jo i kaibrit të “Kadri Roshit”.

Nuk shante njeri Kadriu. Nuk mbante njerëz nëpër gojë, jo. Te çdo njeri shikonte dhe vlerësonte anët më të mira. Nuk kishte smirë për kurrrkënd. Nuk bëhej kurrë xheloz dhe përbuzës ndaj arritjeve të kolegëve.

Te birraria karshi Bankës

Ai  më pa dhe i ra xhamit të trashë të lokalit, që unë të ktheja kokën nga ai. Ishte ulur në një tavolinë te lokali shumë popullor, te birraria  pranë stacionit të autobusëve urbanë të linjës Kombinat-Kinostudio

-Hajde, hyrë brenda- bëri ai me dorë.  Zëri nuk dëgjohej por e kuptova çfarë po thoshte. Hyra. U përqafuam.

-Për ku nxiton kështu , ‘zotrote’?

-Për në shtëpi.

-Ulu pi një birrë, pastaj mund të shkosh (dhe pasi picërroi sytë, shtoi, gjoja si nën zë: Në të lënça unë të shkosh. Ulu.

Diku nga cepi i sallës, dallova një shokun tim që ishte ulur bashkë me tre të tjerë. Ai u ngrit në këmbë dhe ma bëri me dorë. Edhe unë ashtu iu përgjigja.

Nuk kishte ardhur ende kamerieri të merrte porosinë për mua, kur ai shoku im po afrohej si me ndrojtje drejt tavolinës sonë.

-Me leje?

Unë u ngrita në këmbë ta takoja, por ai më bëri shenjë të ulesha dhe, duke  parë nga Kadriu,  tha, ‘prit ,or ti”

-Me leje… shoku Kadri- përsëriti plot emocion.

-Po ulu, or, mik, ulu me ne – e ftoi Kadriu.

-Jo… unë… unë desha vetëm … t’u jap dorën… po pati mundësi.

-Dorën?! –Kadriu u ngrit në këmbë dhe e përqafoi.

Shokët e tij, te tavolina përtej kishin mbetur gojë hapur. Rrëmbyen krikllat e birrës dhe i ngritën lart, në shenjë përshëndetje për ne

-Ulu, i tha Kadriu, si një formëe urdhëri. Jo….shfrytëzova rastin….Kam patur shumë dëshirë  t’u takoj shoku,Kadri.

-Po ulu more mik, ulu.

-Faleminderit…jam me ata shokët , atje

-Po merri edhe shokët dhe hajdeni të rrimë bashkë.

-Jo…jo….

-Epo mirë, përqafoi nga ana ime. Dhe iu bëri atyre me dorë. Ata i ngritën gotat më lart se ç’duhej, mbi kokat e tyre.

-Faleminderit…faleminderit shumë shoku Kadri.

-Përse?

-që më dhe dorën.

-Hajde, more, këtu. U ngrit në këmbë, e përqafoi dhe e puthte pllaq, plluq , sic puthte ai.

Ja, kështu e kujtoj ATË, TË MADHIN, NJERËZORIN, KADRI ROSHI

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e bukur është në shesh
  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?