Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kalon për gjykim çështja ndaj ish-drejtuesve të prokurorive Sarandë dhe Lushnjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kalon për gjykim çështja ndaj ish-drejtuesve të prokurorive Sarandë dhe Lushnjë
AktualitetKronike

Kalon për gjykim çështja ndaj ish-drejtuesve të prokurorive Sarandë dhe Lushnjë

Published: May 7, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim në themel të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i akuzuar për korrupsion e ndikim të paligjshëm dhe atij të Lushnjës, Çlirim Shahini për ndikim të paligjshëm.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi të enjten më 7 maj kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim në themel të çështjes penale në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho dhe dy biznesmenëve Vasil Bakalli e Pando Papuçi. Ky i fundit ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ish-prokurori Llaho dhe biznesmeni Vasil Bakalli akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, në bashkëpunim dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim.

- Publicitet -

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë, ish-drejtuesi i Prokurorisë Lushnjë, Çlirim Shahini që në kohën e kryerjes së veprës penale ka qenë avokat dhe biznesmeni Pando Papuçi akuzohen për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.

Sipas SPAK, kallëzuesi, shtetasi M.A. është hetuar penalisht nga prokurori Kledian Llaho, në kuadër të një hetimi penal të Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nga verifikimet e kryera bazuar në pretendimet e kallëzuesit, prokuroria vlerëson se është dokumentuar fakti penal se prokurori Kledian Llaho ka qenë i njëanshëm në hetimin që kishte kryer.

SPAK konstaton se kallëzuesi kishte marrë me qira një hotel në pronësi të vjehrrit të Llahos dhe i kishte njohur atij një detyrim financiar prej 1.8 milionë lekësh. Sipas prokurorisë, Llaho akuzohet se në cilësinë e prokurorit të çështjes penale në ngarkim të shtetasit M.A., i ka kërkuar që ti kthejë vjehrrit shumën 1.8 milionë lekë përmes shtetasit Vasil Bakalli, me qëllim lehtësimin e pozitës së tij procedurale.

Po ashtu, i pandehuri Pando Papuçi akuzohet se i ka dhënë 25 mijë euro avokatit të tij, Çlirim Shahini, i cili i ka premtuar se do të ushtronte ndikim të paligjshëm tek një gjyqtare.

Ish-kreu i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke pretenduar se SPAK kishte marrë për bazë kallëzimin e një personi, i cili ishte hetuar prej tij dhe prokurorëve të tjerë për vepra penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Po ashtu, i ka cilësuar si të fabrikuara pretendimet e SPAK se ai i kishte kërkuar apo marrë ryshfet me qëllim ushtrimin e ndikimit të paligjshëm te një prokurore tjetër.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë
  • Konstituohet Kuvendi i Kosovës, zgjidhen nënkryetarët, PDK mbetet pa përfaqësues
  • Tronditet Shkodra: Mësuesit i hedhin tritol në banesë, çfarë dyshohet
  • Dita 105 e protestës në Tiranë tërheq vëmendjen edhe të medias amerikane
  • Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë

Komentet e Fundit

  1. demo on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  2. Kapistalli on Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!
  3. Dy trapa ka forumi on Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  4. nje mendim me teper on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Abigail Hess on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?