Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kalorës i fundit i publicistikës Artur Zheji, ky burrë klasi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Kalorës i fundit i publicistikës Artur Zheji, ky burrë klasi
Komunitet

Kalorës i fundit i publicistikës Artur Zheji, ky burrë klasi

Published: August 26, 2025
Shpërndaje

Nga Ilnisa Agolli

Dua ta nis gjithë mendimin e mëposhtëm me një publicistikë që të gjithë u desh të ndaleshim për ta lexuar vetëm një vit më pas. Atëherë, pasi zemra e Artuj Zhejit vendosi të ndalonte dhe ai të ikte.
Siç një trëndafil i egër, në metaforat e Kamysë kur ai shkruante faqet e një klime sakaq zhuli në moskuptim, sa nevojë për të përditësuar kuptimin qoftë dhe minimal në një shoqëri pa kurrëfarë profecie. E kam fjalën për romanin RËNIA.

Natyrisht kjo më shkakton një revoltë që dua ta flas, pasi pashë homazhet nga larg dhe mendoj që nuk isha e vetmja e zakonshme që e bëri ndër parakalues të tjerë, në kufinjtë e njeriut dhe mbinjeriut të cilët nuk ishin prezent.

- Publicitet -

Një vdekje si kjo e Zhejit, më duket e ndjellë nga një penë e madhe nga vetë ai; porse si një letër e fundit që zakonisht vetëm një talent në gazetari na lë përpara se të shkojë; apo gati një roman tipik ku shkrimtari na sjell në qëndër të vëmendjes të porsavdekurin duke e kthyer në lajmotiv.

Një frymëzim që e ka gjetur ndër kombas dhe bashkëkombas. Në gjenitë e një gojëtarie tipike klasi dhe atyre të tjerëve me prejardhje qelbësirash që na ndihmojmë të kuptojmë deri në një pikë të caktuar, s’e jetohet mirë në rrathët e ferrit edhe si një i gjallë i pavarrosur.

Mbase ky mundet të jetë shansi i fundit për të kuptuar kohë pas kohe këtë zbulim thelbësor, që Zheji në petkun e shkrimtarit na e zbuloi me një bujari të tillë; ku pasojat më ngjajnë si dekrete sot, sa amanete të fundit dje.

Një rastësi e pazakontë!

Po e lexoja shkrimin e tij mbrëmë. Këtë që bëri xhiron e rrjetit “ Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”
Dhe krejt e parehatuar në sundim të logjikës dhe vëmendjes, pasi isha në një darkë nga ato që nuk e durojnë mërzinë, u përpoqa të kaplohesha në avazet e tij të drejtëpërdrejta.
Zheji pa e kuptuar unë s’e ku e kishte marrë guximin e kësaj përsiatje troçi në rrëfim, më hipnotizoi me këtë fraze:

“Vdekja qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim”.

Unë nuk e di çfarë e bëri Zhejin të fliste të vërtetën e hidhur për ata që pa në temën e tij përgjatë ceremonisë mortore të Kadaresë, duke shpalosur po të njëjtin durim në publicistikën e vet që kurrë nuk hoqi qafe siç miqtë për të cilët foli.

Ata që e keni venë re shkojnë ndonjëherë në skajin tjetër të kontinentit dhe mbeten ish miq dhe që bashkë i bën prapë një qokë. Një detyrim. Nderimi i ngeshëm ndaj të vdekurit…

Në humbjen e pazakontë time ato çaste, pata një telefonatë me babain e mikes që kisha përballë dhe që nuk po e dinte turbullimin tim përpara pikëllimit që më priste nesër.

– Babi, i them duke ngjeshur telefonin në vesh. Sì je Ilnisa, më tha. Si e dyzuar ia ktheva, po ti? Po shkoj në punë, ma ktheu, lajmet i pashë, lotët i derdha për Z. Zheji dhe tani jam më i qetë.

Kjo thjeshtësi e pazakontë më bëri ta pyes se përse një vdekje e parakohshme e një burri aristokrat si e Artur Zheji, bashkoi, helmoi apo peshoi kaq faj ndër miq, ish miq dhe ata që rëndom të shkurajojnë si armiq.

– Ilnisa, shiko… askush nuk e ka takuar Zotin, vdekjen dhe eshte kthyer më pas të na flasë per të. Andaj Zheji, siç një Krisht i pamëkatë i jetoi salltanetet e fatit. Njëjtë siç një zotëri me të dyja faqet jeton: njerinë dhe dashurinë.

E mbylla telefonin. Pasi arrita në shtëpi, mora librin e Kamysë. Në faqen e 48-të të romanit “RËNIA” lexova:

– Ai vdiq dhe unë i shkova në varrim. Mund të më thoni përse?

Kuptova se kur trupin kur e ke të helmuar, të vuan zemra dhe arsyeja mbetet gjithmonë gjuha.

Mbase ky trumbetar, nuk na la siç jeta atë. Por kjo ndarje me të gjallët, ky mesazh i fundit i Arturit, do të na nanurisi gjatë të vërtetat në këtë vend që këmbanat mesa duket bien per ata që kane humbur dëgjimin në njërin vesh.

Zheji foli. Shkroi, jetoi 360 gradë. Siç një revolucionar. Sepse kur nje grusht dhe i mbledh gjithë derrat bashke, imagjino ç’mund të bëj një këngë për demokracinë që nuk pati kurrë mëshirë për këtë vend.

Një vdekje si kjo e Zhejit, më duket si një vizatim që askujt nuk i shkon mendja se mund ta bej kudo.

Unë preferoj librat!

Ca të tjerë statuse hipokrizie.

E të tjerë heshtjen.

Sic i ndjeri, te fshehten e vet.

Të qoftë dheu i lehtë, ZOTËRI .

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri “sociolog”
  • Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PËRGJIMET: “Do sjell dhe 20 milionë euro, futi në fuçi 50 litërshe e groposi…”
  • PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat

Komentet e Fundit

  1. K R on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  2. Cajupi on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Dajti on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  4. Rexha on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  5. Berlin on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?