Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kaluan kufirin me jet ski, roja bregdetare vret me armë dy turistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kaluan kufirin me jet ski, roja bregdetare vret me armë dy turistë
AktualitetBote

Kaluan kufirin me jet ski, roja bregdetare vret me armë dy turistë

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bregdetin e Mesdheut, teksa rojet bregdetare algjeriane kanë qëlluar për vdekje dy turistë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy turistët franko-marokenë ndodheshin me pushime në resortin Saidia në Marok, por kanë kaluar kufirin detar duke përfunduar në ujërat algjeriane me jet ski-të e tyre.

Grupi që kaloi pa kuptuar në ujërat algjeriane përbëhej nga katër persona. Pasi qëlloi për vdekje dy prej tyre, një i tretë u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin mes dy shteteve.

- Publicitet -

Të shtënat kanë shkaktuar zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi video të një trupi të pajetë që notonte në det.

Mohamed Kissi ishte i vetmi nga grupi prej katër vetash që u kthye në Marok. Ai tha se grupi kishte humbur dhe kishin mbetur pa karburant në ujërat algjeriane.

“Ne humbëm, por vazhduam derisa e pamë veten në Algjeri. Ne e dinim se ishim në Algjeri sepse një gomone e zezë algjeriane erdhi drejt nesh dhe na qëlluan. Falë Zotit nuk më kapën plumbat, por ata vranë vëllanë dhe shokun tim”, tha Kissi.

“Më kanë arrestuar shokun tjetër. Pesë plumba kanë goditur vëllain dhe shokun tim. Shoku tjetër është goditur nga një plumb”, shtoi ai.

Viktimat janë identifikuar si Bilal Kissi dhe Abdelali Merchouer, ndërsa i arrestuari është Smail Snabe, i cili ka dalë para një gjykate të mërkurën.

Një zëdhënës i qeverisë marokene nuk pranoi të komentonte mbi të shtënat, duke i thënë AFP se ishte “një çështje e gjyqësorit”, ndërsa Algjeria refuzoi po ashtu të komentonte.

Të dy kombet kanë një histori të gjatë tensionesh, pasi vazhdojnë të përplasen për Saharanë Perëndimore. Edhe kufiri prej 2,000 km i gjatë mes tyre, ka qenë një burim tensioni që kur dy shtetet fituan pavarësinë nga sundimi kolonial francez.

Ai u mbyll në vitin 1994 për arsye sigurie pasi militantët islamikë bombarduan një hotel në qytetin historik maroken të Marakeshit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pushteti i padukshëm
  • PËRGJIMET: Fiks Fare infiltron një gazetare, zbulon se Balluku vazhdon të drejtojë Ministrinë
  • BE nga Dayton 1995 te Haga 2026!
  • Këshilli i Sigurisë përforcon alibinë e Ramës për Vlora Hysenin
  • Iluzioni i bumit të produktivitetit nga Inteligjenca Artificiale

Komentet e Fundit

  1. Ramalluku i Surrelit on USB-ja e sekreteve dorëzuar në Vjenë dhe “prapaskena” e një pjese të fjalimit të Ramës në Rinas
  2. Dajti on Një sfilatë turpi
  3. 1thundrak on Hakerat publikojnë fatura dhe lista numrash telefonikë që dyshohet se lidhen me agjentë të SHISH
  4. Berlin on FOTO: Arbëreshët e Siçilisë, hallet e sotme të një populli që kaloi detin 500 vjet më parë
  5. nastradini on Kuvendi i Kosovës miraton deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Kundërshtojmë aktgjykimin e padrejtë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?