Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kancelari gjerman po përgatit takimin, Kurti e Vuçiç mund të ulen në tryezë këtë vjeshtë në Berlin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kancelari gjerman po përgatit takimin, Kurti e Vuçiç mund të ulen në tryezë këtë vjeshtë në Berlin
AktualitetBoteKosovë

Kancelari gjerman po përgatit takimin, Kurti e Vuçiç mund të ulen në tryezë këtë vjeshtë në Berlin

Published: August 22, 2022
Shpërndaje

Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë një përmbledhje të angazhimit të Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në një përgjigje për Gazetën Express, gjermanët kanë konfirmuar se Kancelari Scholz do t’i ftojë Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç për takim në Berlin, me ndërmjetësim të tij.

Në telefonatat që i shkonin Kryeministrit Albin Kurti e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit dhe përfshirja publike e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë në takimin e 18 gushtit, nuk përmendej Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për dialogun Kosovë – Serbi, Manuel Sarrazin, as Gjermanisë në përgjithësi.

Megjithatë, Gjermania është aktivisht e përfshirë në çështjen e dialogut Kosovë – Serbi dhe është në kontakt me përfaqësuesit e caktuar nga Bashkimi Evropian dhe emisari amerikan, Gabriel Escobarin, thotë Ambasada gjermane në Prishtinë, në një përgjigje dhënë Gazetës Express.

- Publicitet -

“Qeveria Federale, përfshirë Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, e përkrah plotësisht procesin e dialogut, të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe përpjekjet proaktive të Përfaqësuesit të Lartë të BE-s, Josep Borrell dhe gjithashtu Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajcakun. Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale është në kontakt të rregullt me të dy ata dhe poashtu edhe me Emisarin Special amerikan, Escobar, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të besueshme, sic është parë nga vizita e tij e fundit në Uashington. Ai po ashtu është në kontakt të ngushtë me negociatorët kosovare dhe serbë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Angazhimin e Gjermanisë në çështjet mes Kosovës dhe Serbisë, ambasada e përshkruan, duke rikujtuar ftesat e Kancelarit gjerman, Olaf Scholz për Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, e më pas vizitën e tij në Prishtinë dhe Beograd.

“Qeveria Federale ka qenë e përfshirë aktivisht prej kohësh në këtë çështje dhe vazhdon të jetë. Rishtas, në majin e këtij viti, Kancelari Scholz ftoi Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Kurti dhe Perfaqësuesin Special Lajcak, në Berlin, dhe, në qershor vizitoi Serbinë dhe Kosovën, ndërsa Ministri i Jashtëm i kishte vizituar në mars”.

Ambasada gjermane tregon se Kancelari Scholz ka nisur përgatitjet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiçit, që do ta ndërmjetësojë ai, këtë vjeshtë, në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Këtë vjeshtë, si pjesë e Procesit të Berlinit, Kancelari Scholz do t’i ftojë të dyja palët, me qëllim të lehtësimit të mëtutjeshëm të dialogut. Janë duke u bërë përgatitjet për këtë takim”.

Gjermania e ka mirëpritur takimin e 18 gushtit me Kryeministrit kosovar dhe Presidentit serb dhe e vlerëson që këta të dy janë marrë vesh për t’i vazhduar negociatat.

“Është e rëndësishme që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të punojnë për një zgjidhje të zbatueshme. Një eskalim i radhës me bllokadë të rrugëve dhe protesta të dhunshme, nuk është në interes të askujt. Në vend të tyre, një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme mes dy palëve është e nevojshme, duke zhbllokuar perspektiven evropiane për të dy shtetet dhe duke kontribuar në sigurinë rajonale”.

Sic është deklaruar edhe më parë, Gjermania përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet e lëshuara nga Serbia, duke thënë se ato janë në linjë me marrëveshjet ekzistuese.

Megjithatë, ka pritje që masat të zbatohen, pa shkaktuar tensione në veri të vendit, sic ndodhi një muaj më parë, në fund të korrikut.

“Është e qartë që masat duhet të zbatohen, në një mënyrë që s’do të krijonte tensione të reja. Kështu që, fokusi tash është në një angazhim konstruktiv në bisedimet e vazhdueshme”, thotë Ambasada gjermane në Prishtinë.

Kosova pritet ta fuqizojë më 1 shtator vendimin e pezulluar për të hequr targat e lëshuara ilegalisht nga Serbia, për rajone të Kosovës dhe gjithashtu të vendos reciprocitetin për dokumentet e Serbisë, duke u dhënë shtetasve të saj letra hyrje/dalje, kur hyjnë në Kosovë.

Deri atëherë, përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se shpresojnë për aranzhimin e një takimi tjetër, pasi ai i 18 gushtit rezultoi pa ndonjë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. / Express

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë

Komentet e Fundit

  1. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  2. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët
  4. nastradini on DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  5. Dajti on Kulla e radhës që do hajë Pallatin e Kongreseve dhe lulishten përfundon me firmën e Ramës sërish në duart e familjes Berisha

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?