Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kanë mbërritur letërporosi nga disa shtete”, gazetarja: SPAK po heton çdo pasuri të Metës dhe Kryemadhit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Kanë mbërritur letërporosi nga disa shtete”, gazetarja: SPAK po heton çdo pasuri të Metës dhe Kryemadhit
Lajmi i funditPolitike

“Kanë mbërritur letërporosi nga disa shtete”, gazetarja: SPAK po heton çdo pasuri të Metës dhe Kryemadhit

Published: May 8, 2024
Shpërndaje

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në strukturën e posaçme anti-korrupsion dhe hetimet që po kryhen ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

E ftuar në “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top Neës, Lala shpjegoi se prokurorët e SPAK nuk regjistrojnë emrin e personit nën hetim por çështjen për të cilën hetojnë, për shkak se kështu fitojnë më shumë kohë në dispozicion për hetim.

“SPAK regjistron veprën penale jo emrin e personit në hetim. Duke e bërë këtë ka afat disa vite sepse nuk e ka të individualizuar veprën penale. Deri tani ka qenë nën hetim roli i Ilir Metës. Ata shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep ligji sepse në momentin që regjistrojnë një emër të një politikani kanë afat të kufizuar hetimi, maksimumi 1 vit”– u shpreh Lala.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se për hetimin e Metës dhe Kryemadhit, ka një dosje voluminoze dhe janë dërguar disa letërporosi në vende të ndryshme, disa prej të cilave kanë kthyer përgjigjie.

- Publicitet -

“Është kërkuar informacion me letër porosi në Vjenë, Pragë, në Britaninë e Madhe. Disa prej letër porosive kanë mbërritur. Është kërkuar informacion për kontratat lobuese në SHBA, janë pyetur dhjetëra dëshmitarë, është pyetur vetë Meta e Kryemadhi. Kjo çështje voluminoze kërkon kohën e vetë”- shtoi ajo.

Gazetarja theksoi se Meta nuk po hetohet vetëm për aferën “CEZ-DIA” por edhe për pasurinë e tij dhe të familjarëve të tij për të provuar nëse është ndërtuar nëpërmjet burimeve të ligjshme.

“Meta-Kryemadhi nuk ka mbetur vetëm tek CEZ-DIA por po hetohen të gjitha pasuritë e përbashkëta të çiftit. Këtu flasim për të gjitha pasuritë që kanë ata apo njerëzit e tyre të afërm. Po bëhen hetimet për të gjetur nëse kjo pasuri justifikohet apo jo me burime të ligjshme. Patjetër që Meta dhe Kryemadhi do mbrohen në mënyrat e tyre sepse janë politikanë”- përfundoi gazetarja.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ylli says:
    May 8, 2024 at 3:08 pm

    E keni me dashje a pa dashje gabim ate titull.
    Eshte kerkuar nga kjo Prokurori informacion me leter porosi ne vende tjera e ca nga ata i jane pergjigjur me leter porosi.
    Pra kane mberritur pergjigjet e leterporosive te kerkuara.
    Se Prokuroria ka vete urdher-porosi nga Pushteti per te kaluaren e Likes ngaqe per se kush vjedh sot nuk ka mandat …ngaqe eshte e zene me “bashkepunimin me kolegun e saj” ne Bashkine Tirane sic tha vete Iitullari Institucionit.

    Reply
    • pilo Lala says:
      May 8, 2024 at 3:36 pm

      Po te vazhdoj me leter-porosi, nuk mbaron hetimi kurre, nuk ka shtet qe nuk ka bere pislleqe Ilir Meta.

      Reply
  • Lali says:
    May 8, 2024 at 4:25 pm

    …por ama pislleqet e medha ne Shqiperi po i ben Edi Rama or ti pilushi Lales.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?