Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kapet i kërkuari i “Tempullit”, shkon në 10 numri i të ndaluarve në Elbasan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kapet i kërkuari i “Tempullit”, shkon në 10 numri i të ndaluarve në Elbasan
AktualitetKronike

Kapet i kërkuari i “Tempullit”, shkon në 10 numri i të ndaluarve në Elbasan

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Një 26-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, që është zhvilluar në disa qytete të vendit. Erjon Kukolli ishte shpallur në kërkim, ndërsa gjykata ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Me arrestimin e Kukollit, ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve në qytetin e Elbasanit. Ai është kapur nga policia në lagjen “28 nëntori”.

“Kapet në Elbasan dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të këtij megaoperacioni. Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

- Publicitet -

Si rezultat, në lagjen “28 nëntori”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi Erjon Kukolli, 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.   Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë”, njofton policia.

Ndërkohë, një ditë më parë Prokuroria e Elbasanit la në qeli 9 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, për goditjen e grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike. Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë ndaluar 235 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Emrat e të arrestuarve në Elbasan:

  • Stiven Faqolli,
  • Gildi Ballolli, Mikel Poçi,
  • Rapi Malaj
  • Francesko Braho
  • Saimir Rexhepin (Ujku i Cërrikut),
  • Endrit Kovaçin,
  • Ervis Duzha
  • Saimir Hysa, efektivi i policisë
  • Rapi Malaj
  • Erjon Kukolli
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • DUM E DUK!
  • Sot protestë dhe seancë plenare, vendosen barriera në rrugët përreth Parlamentit
  • 22 tetor 2026
  • ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  • Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. !!? on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  3. Nga Enveri te Edveri on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. Anonymous on Grabitja e pasurisë kombëtare, dy të tretat e kromit ikin nga Shqipëria të papërpunuara
  5. Mara emigrante ne Itali on 2500 euro policëve, Ramës i vjen kundëroferta: 5 mijë euro kush hedh një deputet në koshin e plehrave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?