Nga Besi Bekteshi
Botuar në DITA
Shkodra, këto ditë u kthye në traditën e saj të zhvillimit të Karnevalit Shkodran, por me një organizim dhe shfaqe të shumëfishuar, mirë organizuar dhe sidomos në një modernitet dhe aftësi të madhe të përhapjes së këtij eventi të madh kulturor. Gjithkund lule, ngjyra, postera, por sidomos fëmijë e të rritur në gëzim, të një zhvillimi të tillë në ngjashmëri të madhe me muajin e fundit të vitit 2023 ku Shkodra shkëlqeu në organizim.
Një shfaqje e madhe që nuk mbante në një skenë vetëm një lagje apo dy lagje të qytetit për të gjithë qëndrën e tij. Ky karneval i sivjetshëm nuk krahësohet me asnjë prej karnevaleve të zhvilluara ndër 33 viteve të një demokracie gati jo në pluralizëm politik, sidomos në administrimin e qytetit të madh verior. E ky është dhe problemi ose më mirë sqarimi, pse në titull them: karnevali 2024 ose fundi i “Karnevalit Politik” prej tre dekadash në Shkodër.
Zhvillimi dhe arritja dhe e një “karnevali tradicional në Shkodër” në një mënyrë që eklipson çdo të tillë këto tre dekada, nuk është tregues se në qytetin e karnevaleve mungonte dëshira dhe njerzit, por se mungonte administrimi dhe serioziteti duhur si dhe organizimi për të arritur një nivel të tillë.
Një organizim i tillë i gjithanshëm tregoi se dhe te kjo traditë e veçantë dhe ndoshta e një “delikatese shumë planëshe” historike dhe qytetare shkodrane, kryhet shumë më mirë e shumë në respekt nga ata që kanë munguar si qytetari dhe vullnet në Shkodër.
Sigurisht që do ishte Karnevali më i bukur, i pasur dhe organizuar në Shkodër dhe Shqipëri!! Do ishte dhe është, sepse ka brenda gëzimin e të gjithë Shkodrës dhe sinqeritetin për të krijuar festë, por për të gjithë pa dallim. Do ishte më bukuri, sepse kanë në organizim, jo ndarjen me lagje dhe politikë por Shkodrën bashkë.
Do ishin më të mirat Karnevale dhe me kohën mbase pa diell, sepse ka diellin në zemër. Do ishte dhe është më i miri se Kryetari Bashkisë nuk prodhon politikë dhe retorikë, por bën punë dhe si pasojë ajo jep prodhimin më të munguar prej 32 vitesh në demokraci që është Shkodra ndryshe, e gëzuar dhe plot ngjyra!
Karnevalet e Shkodrës është një tjetër fitore e vizionit të ri të administratës Beci!
Karnevali 2024 i dha fund “Karnevalit Politik” prej tre dekadash në Shkodër. I dha fund asaj Shkodre gri dhe e “zhubravitur”, e pa lyer dhe e vjetëruar në mënyrë tragjike në saj të eksperimentit laboratorik me “antikomunizëm” i cili po e rrënonte në një atavizëm post komuniste, në absurdin e daljes si periferi akute.
Sot kur shikohen rrugët e shtruara dhe pallatet e lyera, zbukurimet apo kanalizime e reja ose dhe shërbimet e kryera në mënyrë të përditshme dhe kur shikohet Bashkia në punë, njerzit kuptojnë se çfarë kanë bërë në përgjithësi, por sidomos 9’të vitet e fundit në Bashki.
Shkodranët kuptojnë “agjitpropët” e mbetur nga e dikurshmja e njëtrajtëshme politike kur akuzojnë ngjyrat e sotme të qytetit, sepse ishin mësuar vetëm me ngjyrën e zbërdhylur të pisllekut kudo në Shkodër. Qytetarët e kuptojnë gojështhurjen e këtyre “agjitpropëve” folkbolshevikë të mbetur “ nën ballkon në Tiranë” kur i mësojnë disa periferikë të thonë: nuk dona me na shtru rrugën o komunista!
Po pra, kur Bashkia e Shkodrës shtron rrugët kurrë të shtruara lagjeve të reja periferike në qytet. Shkodra e cila votoi Benetin majtas djathtas më në fund kuptoi se çfarë do të thotë të jesh “antikomunist” nën drejtimin e komunistit të fundit mbetur akoma në politikë në kontinent dhe ballkan! Shkodra dhe Karnevali 2024 i dha fund “Karnevalit Politik” prej tre dekadash, i cili e ktheu qytetin në një shfaqe të shëmtuar politike si një karneval i përditshëm, i zbatuar në jetën e qytetarëve, por që nuk mbaron kurrë, që nuk kthen kurrë normalitetin në ekonominë dhe kulturën e tyre.
I dha fund “karnevalit politik” të zyrave të shtetit dhe pushtetit të partisë së vetme për më shumë se tre dekada dhe dembelhaneve brenda tyre. “Karnevalin Politik” të njerzve të zyrave që pasonin nga gjyshi deri te nipi me besnikëri dhe biografi medemek “antikomuniste” në shumë raste lidhur me dosjen e ditur te lideri “maximus” sot në ballkon dhe konformizmin e shëmtuar partiak.
“Karnevalin Politik” të super mediokritetit dhe pa aftësisë kronike. “Karnevalin Politik” të zyrës plot merimanga dhe barcoleta koridoreve kundër njëri tjetrit. Po, ky karneval i dha fund historisë dhe me “karnevalin e zyrave të pushtetit në Shkodër”.
Shpresoj që kjo ndodhi e shumë pritur të jetë e pa kthyeshme ( për keq) në qytetin fantastik tradicional dhe kreativ të Shkodrës.
Shpresoj dhe besoj shumë.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016