Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Karrigia e gjimnazistit të Lezhës dhe karriget për baba Saliun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Karrigia e gjimnazistit të Lezhës dhe karriget për baba Saliun
AnalizaLajmi i fundit

Karrigia e gjimnazistit të Lezhës dhe karriget për baba Saliun

Published: November 3, 2023
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Rasti i pabukur i goditjes me karrige të mësueses së Matematikës, nga nxënësi i saj 16-vjeçar në një shkollë të Lezhës, e ndau shoqërinë në dy grupe: ata që nuk e justifikonin aspak sjelljen e nxënësit dhe ata që nuk e shfajësonin dot mësuesen.

- Publicitet -

Shumë pretendonin se i riu kishte kohë që kishte filluar të shfaqte probleme. Plagosja e mësueses ishte veçse një tjetër moment shpërthimi i adoleshentit të pamenaxhueshëm, sjelljet e të cilit duhej të kishin marrë më shumë vëmendje me kohë. Ndërsa, të tjerët bënin përgjegjëse mësuesen për mënyrën e komunikimit dhe për përmendjen e çështjeve sensitive.

Haptazi, asnjë lloj dhune nuk është e pranueshme, sidomos në institucione që presupozohet të simbolizojnë frymën e bashkëveprimit për zhvillim. Por më i papranueshëm është fakti se gjuajtja me karrige, pra përdorimi i karriges si armë e rastit, nuk rezultoi të ishte një lajthitje gjimnazistësh por një trend i denjë për parlament.

Ditën e enjte, opozita zhvilloi një tjetër protestë të mangët në kreativitet. Deputë të frustruar dhe të përjashtuar bënë një farë kalaje me karriget e deputetëve të majtë tek foltorja e kuvendit. Si duket i pakënaqur se qëndrimi krah për krah në nderim të karrigeve pirg nuk po jepte efektin e pritur, një prej deputetëve protestues të opozitës hodhi një karrige në drejtim të një prej gardistëve.

Duhet të jetë ndjerë i ofenduar, pasi gardisti në fjalë i mori nga duart tymnajën blu, ashtu si adoleshentin lezhian e kishte prekur thellë përmendja e eshtrave të babait. Si nxënësi që u hidhërua prej betimit të mësueses mbi të ikur në atë botë se do e ngelte, edhe deputeti adoleshtentesk duhet të jetë ndier i pashpresë dhe i humbur, pasi mazhoranca vijoi të miratonte e pashqetësuar ligje dhe ministrat të gajaseshin me grevën bajate.

Por ndryshe nga lezhiani i preceduar e në arrest shtëpie, deputeti i ofenduar, falë Zotit, nuk qëlloi në shenjë. Prandaj kërkon ta nxjerrë dufin dyerve të gjykatave me akuzën-preteks se gardisti që prishi shfaqjen me tym blu kishte qenë i armatosur në sallën e Kuvendit. (Sigurisht, me prova të pakontestueshme, si ngahera.)

E krejt ndryshe nga adoleshenti që, të paktën, karrigen e hodhi se iu përmenden eshtrat e të atit, deputeti luan luftrash me karrige për një baba politik të pakallur. Godet e bërtet për interesin e ngushtë të atij që forcën politike ia copëtoi aq rëndshëm sa edhe vetë deputeti në fjalë nuk e di se kë përfaqëson apo cilës çikë partie i përket.

Shan e çirret për një njeri të vetëm e të padëshiruar, për një simbol të shuar. Për dikë që, përditë e më zëshëm, bën thirrje për “aksione të përshkallëzuara opozitare”, thirrje që drithërojnë këdo me pak kujtesë, por që, fatmirësisht, nuk ia vënë veshin as të vetët.

Ndryshe nga 16-vjeçari lezhian që të shenjtë ka një baba të ikur tragjikisht, deputeti karrigehedhës do të shenjtërojë një baba kombi të paqenë. Dikë që refuzon të distancohet nga politika, pa konsumuar deri në palcë një forcë politike që dikur inspironte shumëkënd. Paçka se sa halle ka ky vend, e për sa shumë probleme mund të protestohet, opozitarizmi i këtyre deputetëve zgjohet të vjedhë karrige veç kur i prishet rehati kësaj figure.

Vërtet, asnjë lloj dhune nuk mund të justifikohet. Por është më e thjeshtë të kuptosh pezmin e një jetimi 16-vjeçar të cilit i mungon figurë e babait sa atë të një deputeti zhurmëmadh të kapur pas tymit.

Blu a jo, ç’rëndësi ka?

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike says:
    November 3, 2023 at 4:30 pm

    Meqe edhe Edona Llukacka ka marre persiper rolin e budallait te shtirur si dhe ca tjere para saj –
    Ajo proteste e ai sherr ne parlament ka nje Arsye moj ti Edona – Shkeljen e te drejtes Kushtetuese te opozites per te ngritur Komisione Hetimore Parlamentare nga ana e Pushtetit!
    Ligji ja lejon, por Pushteti ja ndalon!
    Sepse arsyen ti vete e ke shkruar : “..Asnje lloj dhune nuk eshte e pranueshme.”
    por kur dhunohet Ligji nga vete Ligjvenesit me pushtet dhe brenda ne Parlament, atehere dhune me te madhe nuk gjen dot as ne Lezhe e as gjekundi tjeter.

    Reply
  • Paloka vetflijohet says:
    November 3, 2023 at 4:57 pm

    Këta nuk luftojnë për kriminelin e tyre komunist të bllokut,këta kanë hallin e kushtetutës që babai tyre Sali Enveri e ka shkelur dhe ka fshirë bythën e tij të fishkur në këto 30 vjet.
    Për këta kriminel kushtetuta është si letër higjenike do të shprehej maloku komunist

    Reply
  • mali says:
    November 3, 2023 at 5:07 pm

    Edona Llukacaj ,eshte turp per ty qe fut ne nje thes ngjarjen e shkolles me te parlamentit.Do te ishte me e nderuar te analizonje se perse ndodhin keto ngjarje ne shkolla.Me sa duket je e pa afte nga ana pedagogjike-psikologjike te analizosh.Me mire hesht dhe vazhdo te mereni me Saliun qe keni 20 vjet neper TV-te,analiste leshi,juriste leshi qe kerkojne ta fshehin Saliun prapa kushtetutes,kur Saliu as ka haberin qe shqiperia ka nje kushtetute,tani e mesoi.Ajo rremuje ne parlament eshte fitore e PS-se dhe Saliut se bashku.

    Reply
  • Rush says:
    November 3, 2023 at 5:25 pm

    Sa e mencur e je mos Kardona

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 3, 2023 at 5:31 pm

    Demo dhe uragani

    Demon sot e zu stuhia
    u lag e u bë qull i gjori
    Kishte marrë një çadër
    por er’ e fort e mori.

    Era Demon me çadër
    lart te retë e ngriti
    dhe si centrifugë
    në qiell ç’e vërtiti.

    Pastaj Demo seç ra
    në lumin e Lanës
    Por për fat të tij
    ra në gjoks të Zanës.

    Zana u tremb shumë
    edhe fort bërtiti
    pastaj kapi Demon
    dhe në tokë e zbriti.

    Reply
  • Spak says:
    November 3, 2023 at 7:40 pm

    Te vjen keq qe disa njerez mbrojne Saliun! Eshte e pakuptueshme se si mund te shash njerez qe i thone Saliut se kush eshte! ka vjedhur,ka Vrare eshte spiun i serbeve ka qene spiun i sigurimit dhe vazhdon te mbroje vjedhjet qe ka bere me krime te tjera me njerez hajdute dhe mercenare! Nuk lejojne qe te ngrihen Komisionet parlamentare thone por atehere pse Kushtetuta e ka lene qe te votohen PO ose JO ne Parlament! Kaq budallenj jeni o berishiste sa kerkoni te na thoni se nuk behet kunder SPAK per vjedhjet e bere po per komisione! Sa te shpelare jeni! Shkoni prapa nje te shkalluari nga mendte!

    Reply
  • Ligjerisht says:
    November 4, 2023 at 10:39 am

    SPAK nuk paske idene e Kushtetutes sepse ngritja e komisioneve hetimore eshte e drejte kushtetuese e opozites e nuk eshte votim PO ose JO sipas Oreksit oreks pushtetit te rradhes. Shko lexo ligjin. Pushteti e shumta mund ti shtoje objekt hetimi por kurrsesi nuk ka tager ti ndaloje komisionet hetimore. Kjo eshte nje nga tiparet qe e dallon nje pushtet i supozuar demokratik nga nje i deklaruar autokratik si i Putinit a Erdoganit.

    Reply
  • Lul Basha says:
    November 4, 2023 at 4:52 pm

    Edhe une e kam pasjon flakjen e karrikeve apo keni harruar…

    Reply
  • Sul Koburja says:
    November 4, 2023 at 10:50 pm

    Gardiani e kishte pistoleten ne mes te kembeve,deputeti e prelku aty dhe gardisti bolemadh ju duk i armatosur.Duket edhe pak si pederast deputeti Salianji.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?