Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shumica, shteti dhe Rithemelimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shumica, shteti dhe Rithemelimi
AnalizaLajmi i fundit

Shumica, shteti dhe Rithemelimi

Published: November 23, 2023
Shpërndaje

Nga Artan DUKA

Botuar në DITA

Me Kushtetutë, deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvënd me përjashtim të shpifjes, ndonëse për të (pale jashtë asaj salle), nuk vë kush ujët në zjarr megjithëse shkakton ilaritet e hamëndjesira në atë sallë e jashtë saj. Pra, liri për gjithçka që ia thotë radakja apo i teket deputetit por jo për veprimet, pale më ato anarkike alla “veç prangat humbasim”!

- Publicitet -

Për mendimet, në daç të urta, në daç gjepura, deputeti është në të drejtën e tij kushtetuese të shfryhet e bëjë edhe qepazen ndërkohë që qytetari shikon, dëgjon dhe nëse e nevojshme, reflekton kur voton. Sa kohë mbahen “duart nëxhep” e askush nuk kuturiset në veprime antikushtetuese nga guerrilje apo lojra “luftash” groteske e dramatike në Kuvënd me barrikada, fishekzjarre, deri zjarr bubulak, gjithshka ështënë rregull!

Hapi udhën të paudhit!

Opozita e Rithemelimit mund të ketë 100 herë të drejtë në kërkesat e saj por të drejtat kushtetuese nuk arrihen duke shkelur Kushtetutën me veprime të dhunshme në Kuvënd. Ata nuk janë budallenj që t’u hapet udha si të tillë! Shejtan-budallait nuk i hapet udha e lihet dorë e lirë të përdhosë, jo një sallë por sovranitetin e shtetit demokratik duke na bërë edhe gazin e botës. Rithemelimi nuk e ka “privilegjin” e budallait që t’i hapet rruga në anarkinë e tij (vetëm nëse vetquhen të tillë) dhe e vetmja udhë e hapur kushtetuese për të është denoncimi, i asaj që etiketohet arrogancë e PS ndaj çështjes së Komisioneve Hetimore, në media, Gjykatë Kushtetuese, deri atë ndërkombëtare më pas.

Sot janë në peshore arroganca e PS (sipas Rithemelimit) me anarkinë e shfrenuar të Rithemelimit (sipas të gjithëve) në Kuvënd. Nëse për të parën ka “ilaç”, Gjykata Kushtetuese, për të dytin nuk ka sepse është rast “fundor”. Anarkia e sotme nuk është as risi, e rastit apo e çastit por vazhdë “kutisë së zezë” të tranzicionit që në tre dekada ka djegur vëndin kaq herë, pale më një sallë sot. Është fundosje pa kthim e nongratave e sa mëgjatë të lëshohet pe ndaj tyre, aq më shumë tërheqin me vete kohë, mundësira të vyera, shpresa e kohezion social, në humbëtirën fatale ku po i degdis vorbulla e drejtësisë.

Të gjitha rrugët shpien në gjykatë!

Qytetari shqiptar nuk ia ka borxh askujt përdhosjen e shtëpisë së tij. Por, përtej Rithemelimit, përgjegjësi ka edhe pala përballë, vetë sistemi në tërësi që meket e shtanget në ngërç përballë kaosit dhe anarkisë së rradhës prej atyre që janë mësuar të bëjnë gjithnjë “cubin” në demokraci.

Degradimi i Rithemelimit nuk ka pse të jetë degradimi i demokracisë e ligjit, vetë sovranitetit të shtetit shqiptar. Rrëfenja e reformës në drejtësi ka rastin të dëshmojë se nuk është retorikë “valë” që ulet-ngrihet sipas oreksit të politikës apo presionit të dikujt që ka këputur “kokën e maces” në fillim vitet 90.

Veprimet ekstreme deri të dhunshme në Kuvënd ndodhin kudo në botë, deri edhe në BE por kurrsesi në këtë farë feje si tek ne. Kanë ndodhur edhe në të shkuarën tek ne e së toku PD e PS, nuk mund të bëjë “ëngjëllin” sot. Por, një gabim i dytë nuk ndreq të parin por përkundrazi stonon më shumë sepse emancipimi demokratik bën përpara në kohë dhe po ashtu edhe vetë “steka” e jetës e sjelljes kuvëndore përparon me të. Për më tepër, një veprim anarkie i sotëm me preteksin se e ka bërë pala tjetër dikur, nuk është veçse përforcim i zakonit të keq që duhet harruar dhe pranim i faktit se pala tjetër paska pasur të drejtë dikur (nga protestat e zhurmshme me bilbilat e PS në Kuvënd, greva patetike, primitive e aspak dinjitoze “mish për top” e urisë e PS në bulevard që u mbyll me darkë tek Krokodili e bëri vërë në ujë etj).

Salla e Kuvëndit është salla e qytetarit e shteti duhet të respektojë “tapinë” e tij duke vënë dorë tek “qeraxhinjt” e ditës që kanë marrë kot me përshkallëzimet e anarkisë të shpallura me bujë edhe në kronikat e paralajmëruara të rradhës.

Shumica nuk është atje të bëjë “mundje” me Rithemelimin për karriket (pale përdor superngjitës për to), turret pas tymueseve, argëtohet apo tallet në median sociale më pas etj. Ajo duhet të respektojë qytetarin që përfaqëson duke kërkuar urgjentisht rikthimin e normalitetit të jetës kuvëndore duke iu drejtuar Kryesisë së Kuvëndit, shërbimit tësigurisë, organeve të drejtësisë e ku mundet tjetër të trokasë. Një shtet ligjor duhet të garantojë normalitet kuvëndor, duke ndërhyrë pa vonesë, ndryshe vetëm i tillë nuk është.

PS nuk duhej të zbythej duke e katandisur 5 minuta seancën plenare për buxhetin e të hiqet se gjithçka është normal. Ta braktiste atë seancë deri në rikthimin e normalitetit kuvëndor me sytë tek Kryesia, Garda (personeli i së cilës nuk fik apo largon dot as një tymuese, pale më “olimpikasit” që i valvisin ato), prokuroria e gjykata dhe vetë Perëndimi që sesa bajat, me “as mish, as peshk”-unë e tij, nxit të kundërtën e asaj që predikon.

Në kushtet e shtetit ligjor, mosmarrëveshjet mes Rithemelimit e Rilindjes duhet të mbërrijnë tek dera e gjykatës, qoftë për Komisionet Hetimore ashtu edhe për bllokimin e jetës normale kuvëndore. Sarkazmat, ironitë, sharjet, nënqeshjet e seancat farsë janë vetëm karshillëk ndaj qytetarit.

Takat ndaj tekave!

Degradimi i rithemelimit po vë në provë serioze shtetbërjen dhe dilema sot është nëse ka takat ky shtet t’i përgjigjet marrëzive e tekave pafund të kujtdo që beson se është vetëligji. Pengmarrja e jetës kuvëndore duhet të mos pranohet kurrsesi. Ndryshe, ose sistemi dhe vetë PS po dëshmon naivitet politik duke menduar se Rithemelimi po vet-rrokulliset me shpejtësi drejt fundit dhe i duhet dhënë kohë për këtë gjë, ose sistemi e vetë PS kanë akoma “lepurin në bark” duke u intimiduar nga komplekset e së shkuarës. E shkuara, veçanërisht 97, dëshmon se marifeti i së keqes ështëtë lërë përshtypjen se ka marrë fund dhe më pas, përfiton nga “bonusi” i kohës që tolerohet, duke u rishfaqur më e frikshme duke stërzgjatur litarin e problemeve pambarim.

Aq sa është problem sot në Kuvënd anarkia që nxit Rithemelimi, është edhe pafuqia e reagimit zyrtar e institucional ndaj tij. Duke filluar nga shumica që ka rastin të dëshmojë ambicjen për shtet përmes adresimit e përfshirjes së drejtësisë në këtë përdhosje të tempullit të demokracisë e sovranitetit të shtetit, deri tek organet e Kuvëndit dhe vetëdrejtësia që ndodhet para një akti në flagrancë teksa Rithemelimi e ka bërë kuvëndin pikë “zbori” me zë e figurëdhe dosjen e shkeljeve po e “qep” zellshëm po vetë.

Shteti, por jo vetëm, sot janë në provë nga Rithemelimi me veprimet e tij në Kuvënd. Budallain nuk e zë ligji por të paudhin po dhe të paudhit “shejtan-budalla” nuk i hapet udha. “Psallmet” e perëndimit për dialog e mirëkuptim janë të kota sepse për dikë anarkia është varka e vetme e mbetur e shpresës për t’ia dalë. Heshtja perëndimore ndonjëherë kumbon më shumë por nëse duhet folur, duhet inkurajuar drejtësia të vërë dorë dhe garantojë normalitetin e jetës së Kuvëndit në shënjë respekti e dinjiteti për qytetarin shqiptar.

Jo gjithçka në demokraci është dialog e mirëkuptim, prandaj ka edhe ligj e drejtësi. Drejtësia, që SHBA e BE mëkuan, duhet të dëshmojë sot këllqe e takat ndaj “nyjes gordiane” nongrata të problemit tonë 30 vjeçar. Po ia doli asaj, ia del çdo “nyjeje” më pas. Ndryshe, ca mullar e zjarr, ca hanë bar kjo punë!

—-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • demo says:
    November 24, 2023 at 4:26 am

    Ribojaxhia nuk e ka lepurin ne bark prej te shkuares,o zoti autor i shkrimit,,por e ka lepurin ne bark prej hajdutllikut. Po te ishte per te shkuaren,bojaxhiu ka qene kalama deri ne 90,pamvaresisht se eshte kamufluar si plak 700 vjec,kurse Berisha kishte 25 vjet sekretar organizate,nje Jete ne sherbim te popullit dhe Partise.Kur lindi kolopuci Kristaqit,Sali Berishaishte 21 vjec,i martuar me pashaportizim ne Tirane dhe bente lutje per tu pranuar ne Parti..Berisha me moshe eshte Babai Edi Rames dhe kusuret e te kaluares i ka Berisha,
    Ti thua hapi rruge te marrit,,por nuk hapte rruge Mavija,po te mos kishte vjedhur.
    Keta te dy luften e kane per te vjedhur e per te shitur,,se berisha ka sinjale qe Mavija e ka 10 fishuar Hazinene e Depozitave dhe ka zbritur ne vend te dyte me diference te madhe nga vendi pare.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    November 24, 2023 at 5:35 am

    Duket se shume personalitete te PS dhe PD po vene interesin personal mbi interesin e Shqiperise.
    Lufta kunder Korrupsionit eshte gjithmone nje prioritet dhe po ushtrohet si majtas ashtu dhe djathtas.

    SHBA-ja dhe BE-ja perkrahin SPAKUN dhe kjo nuk perfaqeson ndonje PSALLM.
    SHBA dhe BE nuk mbajne krahun e te majtes apo te djathtes, sepse keto jane vetem
    emertime, qe ne te vertete mbartin, ne nje shumice rastesh, interesat e
    “Protagonisteve Kryesore”, te ketyre dy grupimeve, te mbeshtjellur me “Pelerina Ideologjike”.

    SHBA dhe BE kerkojne nje stabilitet ne “Zonen Euro-Atlantike”, qe eshte ne te miren e te gjithe
    popujve te kesaj zone, se “Pa Stabilitet” nuk mund te kemi zhvillim “Ekonomik dhe Qetesi”.
    Me fjale te tjera, ne rastin tone ato perkrahin “Interesat e Popullit Shqiptar ” dhe “nuk mund te nderhyjene”
    ne favor te njerit krah apo krahut tjeter te ketij “Binomi Interesash” sepse ato nuk po bashkepunojne, per interesat e popullit shqiptar. Kur na rekomandojne dialogun ato po rekomandojne gjetjen e kompromiseve
    ne te mire te kombit shqiptar.

    Para krijimit te SPAKUT, filli apo rrjeta e zeze e korrupsinit i kishte mberthyer te dyja krahet,
    majts dhe djathtas, qe tregon se kemi pasur nje situate ku fjala me e pershtateshme eshte
    “ANARKIA” Nuk jam dakord me Z. Artan Duka kur thote se per dike: “ANARKIA” eshte barka
    e vetme e shpresesper tia dale, pra “barka e shpetimit per opoziten e opoziten e coptuar”

    Por Ju e dini Z. Artan Duka, se barka e shpetimit perdoret kur anija po mbytet. Kjo nuk eshte nje ruge dalje,
    eshte ne pesimizem i larte, nje dorezim.
    Ne te gjithe duhet te organizohemi per nje te ardheshme me te mire, dhe te perkrahim totalisht SPAKUN,
    qe ky proces i crrenjosjes se korrupsionit te vazhdoje, duke mare me vehte te gjithe NONGRATAT e tanishme
    e te tjere individe qe po gjenerojne kaos dhe po shkojne me kembet e tyre drejt definicionit: NONGRATA.

    Reply
  • Ligjerisht says:
    November 24, 2023 at 8:03 am

    Citoj A. Duken : ” Opozita mund te kete 100 here te drejte ne kerkesen e saj por te drejtat kushtetuese nuk arrihen duke shkelur Kushtetuten me veprime te dhunshme ne Kuvend..”

    Se pari Opozita eshte teresisht ne te drejten e saj Kushtetuese qe te ngreje Komisione Hetimore Parlamentare – kete te drejte ja jep Ligji por i mohohen ne Kuvend nga Maliqi (kupto : Rama)
    Se dyti Opozita nuk ka pse perplaset ne dyer Gjykate (sic ja sugjeron ky Duka) per te arrire ate qe e ka te ligjshme, se pastaj kot qe ekziston ajo Kushtetute.
    dhe se treti – Pse kjo Shumice ndryshe nga tere tjerat para saj i mohon Opozites ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare kur ajo eshte nje e drejte KUSHTETUESE ?
    Natyrisht qe kesaj nuk mund ti jape dot pergjigje nje militantuc i Pushtetit si Artan Duka se pastaj do ti duhej ta griste kete pacavure hartim qe ka qullosur.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    November 24, 2023 at 9:12 am

    qytetarit I shkelin te drejtwn shko ne gjykate I thone, nuk djeg ne rruge se e perlan policia, politikanet djegin vendin per te “drejtat” e tyre e helbete imunitet.. perendimi beri reformen por ai na katandisi ne kete derexhe se I vuri e na I la mbi koke delenxhinjte e PD e PS 30 vjet, tamam eksperiment

    Reply
  • Nje Shqiptar says:
    November 24, 2023 at 9:25 am

    Saliu, kur u pyet per Erzenin tha -Nuk e njoh! Pse nuk ndalohet me vendim Gjykate turbullira e Saliut kunder sistemit te drjetesise, gje te cilen e ben me emra te pervecem! Edhe ai, Geshtenje,Lefteri, u kuptua pse ben budallane bashke me disa te tjere! jane hajdute dhe kriminele,ketu eshte ceshtja!

    Reply
  • intelektuali says:
    November 24, 2023 at 9:48 am

    Artan Duka i Enverit:

    Degradimi i Rithemelimit opozitare eshte pasoje e Degradimit te Rilindjes enveriste,

    prandaj:

    “Jo gjithçka në demokraci është dialog e mirëkuptim, prandaj ka edhe ligj e drejtësi. Drejtësia, që SHBA e BE mëkuan, duhet të dëshmojë sot këllqe e takat ndaj “nyjes gordiane” nongrata të sekserit te Edi Rames te karteli i droges Sinaloa, Ideajet Beqiri qe DASH ka urdheruar konfiskimin e pasurise dhe llogarive bankare, por qe SPAK i Drejtesise amerikane se komanduar nga Partia ca i mban mullar per zjarr, ca i con te hanë bar, prandaj AFERIM kjo punë me nongrata!

    Reply
  • Superintelektuali says:
    November 24, 2023 at 10:16 am

    Enver Hoxha eshte figura me e madhe ne historine e Shqypnis.

    Pastaj vjen Ahmet Zogu.

    Ismail Qemali dhe Edi Rama jane ne vend te trete.

    Reply
  • Edi says:
    November 24, 2023 at 10:21 am

    Shko pra e qaj atje mbi varr te Enverit or Superbudall se mbase ngrihet e te merr aty prane vehtes e bie rehat…Ahahaha

    Reply
  • demo says:
    November 24, 2023 at 10:38 am

    Cfare behet kshtu mor,cfare behet keshtu mor ne kete vend?Piovra Olldashi do te vazhdoje te gjykoje per pasurite e sekuestruara te Abi Malltezit dhe per Gjykimin e Sali Berishes,pamvaresisht se ka konflikt Interesi te vertetuar nga SPAK,.
    sHoqja e saj emiljana Mucaj dhe klani i ndrikullave te gjukates keshtu kane venndosur duke thyer kerkesen e SPAk.
    dmth SPAK nuk qenka organi me i larte i Drejtsise ne kete vend,,.Se ndrikullat e Argites mund te tallin picken me SPAK,Ose Edvin Rama ka marre vesh se i vetmi burre ne kte vend qe mund ti hype nga dritarja shtepise,eshte Sali Berisha

    Reply
  • demo says:
    November 24, 2023 at 10:51 am

    Ha mut tani megjithe Reformen ne Drejtesi,megjithe SPAK,,Shurrat e Argites ,skllavet e tutoreve te Bandave dollen me te forta se SPAK.,se Refrorma ne Drejtesi,se Ambasada Amerikane.
    Dhjesin gjak nga berisha,I kane vene 6 komando Marinsa qe te ruajne ate gjykatesen ,qe nuk e donte Berisha ne gjyq. Jo pse e gjykoi,,por pse ceshtja e Berishes MUND TE GJYKOHEJ NGA GJYKATSJA GJINI.
    Me nje kercenim shantazhoi Gjykaten,Garden,Shtetin,SPAKun,

    Reply
  • intelektuali says:
    November 24, 2023 at 11:43 am

    Mutin duhet ta hane ata prokurore te SPAK dhe ish hetues gjakatare te Enverit qe sajuan akuza amatoresh si jashteqitje enveriste per dhenderin e Saliut per ca “kafe” te darovitura te “Partizani” i Titos dhe Enverit qe keto jashteqitje enveriste i cuan ne Gjykate serbes – serbes si vegla te Bolinos, bedelit ne media te Edi Rames dhe nuk menduan se atje do te gjenin nje gjykatese guximtare qe do t’u mesonte abetaren e Drejtesise qe bazohet ne postulatin e Lashtesise:

    ME MIRE DHJETE FAJTORE NE LIRI SE NJE I PAFAJSHEM NE BURG!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?