Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Katër djem të Tiranës masakrohen…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Katër djem të Tiranës masakrohen…
Histori

Katër djem të Tiranës masakrohen…

Published: February 28, 2023
Shpërndaje

Me rastin e 79 vjetorit të rënies

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj 

 

- Publicitet -

U njohën ata në vitet e zjarrta

Në një rrugë të Tiranës që mban emrin “4 Dëshmorët” ngrihet një lapidar. Është një ndër simbolet që përjetësojnë kujtimin e të rënëve, kujtimin e dëshmorëve të Atdheut. Ata ishin katër, Gjergj Frashëri, Skënder Kosturi, Trajan Pekmezi e Viktor Gjokoreci. Katër nga të armatës së madhe të luftës, katër nga tërë ajo rini antifashiste që ngritën grushtin lart e morën armët për të sjellë lirinë, qëllimi më i lartë i të cilëve ishte lufta për çlirim e vendit. Dhe ky ishte një ideal që ushqehej nga dashuria për Atdheun. Të katër u njohën në vitet e zjarrta, ku shkelën dhe vrapuan në të njëjtën rrugë herë në rolin e atentatorit, herë në rolin e shpërndarësit të traktateve, herë të kthyer nga malet me partizanët. Edhe në ditët më të vështira, në ditët e punës ilegale në kryeqytet punuan krah njeri-tjetrit.

Gjergj Frashëri u lind në vitin 1924 dhe ishte bir i një familjeje me tradita patriotike. Më 1936 u regjistrua në klasën e parë të gjimnazit të shtetit në Tiranë. Në qershor të vitit 1942, mbasi morën fund mësimet shkollore, hyri si ndihmës-mekanik në një garazh të Tiranës. Më 1943 Gjergji u bë anëtar i njësitit gueril të Tiranës. Si pjesëtar i njësitit mori pjesë në disa aksione të armatosura që u kryen në kryeqytet. Në këto aksione ai u tregua si përherë i shkathët dhe trim. Më 30 tetor 1943, ai kaloi në rreshtat partizane, në fillim në batalionin “Dajti”, që vepronte në afërsitë e Tiranës, dhe më vonë në BrIIS. Si partizan Gjergji mori pjesë në luftimet që u zhvilluan në Qafën e Kërrabës, të Çermenikës, të Labinotit, të Martaneshit, të Polisit dhe të Kostenjës. Në fillim të janarit 1944, u sëmur, u kthye me lejen e shtabit të brigadës në Tiranë, ku qëndroi ilegal. Përsëri mori u aktivizua me njësitin gueril dhe vazhdoi veprimtarinë…

Skënder Kosturi lindi në vitin 1922 në një shtëpi të Tiranës, pranë ish stacionit të trenit. Në Gjimnazin e Tiranës Skënderi u dallua për ndjenja të thella patriotike. Vërejtjet që kishte marrë nga drejtoria e shkollës dëshmojnë për aktivitetin e tij revolucionar. Njohja me Qemal Stafën ndikoi shumë në formimin dhe në aktivitetin e tij të mëvonshëm antifashist. Ai u aktivizua me Grupin Komunist të Shkodrës. Disa muaj pas krijimit të PKSH, në mars të vitit 1942, pranohet anëtar i PKSH. Qarkori i Partisë për Tiranën e caktoi me detyra partie në Prizren, në Shkodër dhe në Vlorë, ku u plagos, arrestohet, por mundi të arratisej dhe të kthehej në Tiranë.

Viktor Sterjo Gjogoreci lindi në Korçë më 4 dhjetor 1928. Babai që ishte komunist e brumosi me ide revolucionare, me guxim për pjesëmarrje në demonstrata e aktivitete të tjera revolucionare. Në vitin 1942 u bë anëtar i grupeve ilegale të Rinisë Komuniste. Në vitin 1943 ai u bë anëtar i njësiteve guerile të Tiranës, të cilat në atë kohë kryenin shumë aksione. Nga fundi i vitit 1943 ai doli partizan në njësitet që vepronin në rrethet e Tiranës, por papritur një sëmundje e rëndë e detyroi të kthehej në qytet. Njësiti gueril u ngarkon një detyrë e rëndësishme, për të vrarë një agjent të Gestapos gjermane. Plumbat e armëve të Viktorit dhe të Gjergj Frashëri e rrëzuan për tokë spiunin e urryer nga të gjithë. Atentati u krye me sukses, por të dy shokët u ndeshën me një grup xhandarësh, në përleshje me ta Gjergji u plagos. Viktori, ndihmoi shokun e plagosur dhe kështu ata mundën të iknin dhe të strehoheshin në një shtëpi që ishte bazë e Lëvizjes. Pas shumë kërkimesh, natën vonë spiunët ranë në gjurmë dhe i arrestuan, i torturuan dhe i pushkatuan.

Trajan Stavri Pekmezi lindi në Ohër në vitin 1911. U brumos në një familje atdhetare. Ndoqi shkollat e kohës dhe u formua si një antifashist, duke marrë pjesë në mjaft veprimtari në interes të lëvizjes. Ishte një ideal që ushqehej nga dashuria për Atdheun. Për këtë ideal, i sëmuri nga tuberkulozi Trajan Pekmezi u ngrit nga shtrati për të dhënë kontributin e tij në fitore. Trajan Pekmezi e kishte bërë dyqanin e tij çerdhe të mbledhjeve e konferencave ilegale.

Ata ishin katër të rinj antifashistë

Forcat e okupacionit dhe tradhtarët e vendit menduan se i kishin larë hesapet me popullin që kishte ngritur krye. Mendonin se e kishin frenuar lëvizjen antifashiste e cila po shtohej nga dita në ditë. Forcat naziste dhe tradhëtartë nuk menduan se ky popull kishte një parti komuniste që e udhëhiqte, kishte lëvizjeje të fuqishme që godiste armiqtë dhe tradhëtarët e popullit duke u jepnin dënimin që meritonin. I riu Gjergj Frashëri anëtar i njësitit gueril kishte marrë urdhër të kryente një atentat kundër një agjentit nazist. Për ditë me radhë Gjergji studioi lëvizjet dhe takimet e spiunit dhe më 27 shkurt 1944 nga mesdita në kafenenë e rrugës së Kusit kreu atentatin kundër tradhëtarit. Shoqëruesit e tij dhe ballistët nisën të shtinin dhe një plumb e zë Gjergjin në anën e majtë, kurse një tjetër në krahë, por përsëri vrapoi drejt shtëpisë së Trajanit, e cila ishte dhe bazë ilegale për mjekime.

Forcat balliste bashkë me forcat gjermane e ndoqën antifashistin e plagosur pas pikave të kuqe të gjakut dhe rrethuan shtëpinë bazë. Ballistë e gjermanë hynë brenda dhe arrestuan gjithë sa ndodheshin aty: Gjergjin, Viktorin, Trajanin e sëmurë dhe prindërit e Gjergjit që kishin ardhur të takonin të birin. Gjatë bastisjeve përreth shtëpisë tradhtarët arrestuan dhe Skënderin. Në bodrumet e zyrave të policisë u torturuan katër shokët. Nënë Dhoksisë i dukej sikur i buçisnin në vesh fjalët e Gjergjit të saj: Mbaju e fortë nënë, ne do të jemi me shokët! Ata ishin së bashku dhe ashtu të katër u vranë. Gjyqi i burgut nga kryetar Xhelal Staravecka dhe mercenarë të tjerë natën vonë pasi i masakruan, i çuan në rrugën e Kusit, katër të rinjtë antifashistë.

Në mëngjes ushtarë nazistë e ballistë qëndronin për të ruajtur trupat e katër të vrarëve që i kishin lënë në rrugë për të mbjellë panik në popull dhe për ta gjunjëzuar që të hiqte dorë nga lufta për liri. Por populli shqiptar i kishte matur mirë forcat dhe ënd

rrat e tij se kishte partizanët që luftonin për liri. 28 shkurtit 1944 u shënua në kronikat e epopesë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare me emrin: dita e rënies së 4 dëshmorëve.

Të katër të rinjtë janë përjetësuar me emrin e një rruge, të shkollës 9 vjeçare “4 Dëshmorët”, të një lapidari të ngritur në vendin ku ranë në Tiranë, si dhe janë shpallur dëshmorë me vendim të ish-Komiteteve Ekzekutive të Tiranës, të Pogradecit dhe të Korçës.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur
  • Hita mbledh drejtorët e Policisë dhe u lë porositë: Luftë drogës dhe zjarrvënësve
  • Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Erion Veliajt, ja kush u caktua relator në vend të tij

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?