Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë kërkoi të enjten gjashtë vjet burg për ish-presidentin Hashim Thaçi, për akuzat për pengim të drejtësisë, vetëm pak ditë para shpalljes së vendimit në gjyqin e tij tjetër për krime lufte.
Thaçi po gjykohet së bashku me katër bashkëpandehur në çështjen për pengim të drejtësisë, për ndërhyrje te dëshmitarët në gjyqin e tij për krime lufte.
“Prokuroria kërkon që të caktoni … nëntë muaj burg për Hajredin Kuçin; tre vjet për Fadil Fazliun; tre vjet për Isni Kilajn; tre vjet për Bashkim Smakajn; dhe gjashtë vjet burg për Thaçin”, tha prokurori Joshua Hafetz gjatë deklaratave përfundimtare.
Prokuroria pretendon se Thaçi u tha katër të pandehurve të tjerë t’u jepnin udhëzime disa dëshmitarëve në çështjen e krimeve të luftës se çfarë duhej të thoshin në gjykatë. Thaçi dhe katër të pandehurit e tjerë me të i kanë mohuar akuzat.
Prokurori Hafetz theksoi se prokuroria kërkon që gjashtë vitet e burgimit për Thaçin “të vuhen njëri pas tjetrit me çdo dënim që mund të shqiptohet” në gjyqin e tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ku ai po gjykohet së bashku me tre ish-drejtues të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK: Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Vendimi në çështjen e krimeve të luftës do të shpallet më 16 shtator. Të katër të pandehurit janë vetëdeklaruar të pafajshëm.
Hafetz i tha gjykatës të enjten se provat për pengimin e drejtësisë përbëhen nga rreth 28 orë regjistrime të Thaçit, të bëra gjatë nëntë vizitave të veçanta përgjatë katër muajve në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
“Ajo që ishte e rëndësishme për Thaçin dhe bashkëpandehurit e tij ishte që dëshmitarët të cilët Thaçi kishte zgjedhur për ndërhyrje të thoshin dhe të bënin atë që donte Thaçi”, i tha Hafetz gjykatës.
Ai shtoi se, sa herë që Thaçi u jepte udhëzime Kuçit, Fazliut, Kilajt dhe Smakajt, “ulte zërin dhe u pëshpëriste udhëzime konkrete se çfarë duhej t’u thoshin vizitorët dëshmitarëve. Ai e bëri këtë për muaj me radhë dhe udhëzimet e tij kishin të njëjtin qëllim: zbutjen e akuzave në çështjen e krimeve të luftës”.
Prokurorja Kimberly west deklaroi gjatë fjalës përfundimtare se Thaçi, “së bashku me bashkëpunëtorët e tij në këtë proces, u përpoq të pengonte drejtësinë duke ndërhyrë në dëshmitë e këtyre dëshmitarëve dhe u kap në flagrancë. Për këtë ekzistojnë orë të tëra regjistrimesh dhe dokumente që i vërtetojnë ato”.
Sipas west, udhëzimet për dëshmitarët varionin nga kërkesat për të ndryshuar dëshmitë e tyre, deri te mohimi i pranisë së Thaçit në vende ku dyshohet se janë kryer krime, në mënyrë që dëshmitë të përputheshin me “narrativën e tij”.
Prokuroria pretendoi se provat, një pjesë e të cilave u gjetën në shtëpinë e Kilajt në nëntor 2023, më pak se një muaj pasi Kryeziu dhe Kilaj u takuan me Thaçin, ishin printuar duke përdorur të vetmin printer në qendrën e paraburgimit që Thaçi kishte leje të përdorte dhe ishin diskutuar edhe gjatë vizitave në të njëjtën qendër.
Hafetz pretendoi gjithashtu se Thaçi ishte përpjekur të ndikonte te dy ish-luftëtarë të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Rrustem Mustafa, të cilët po dëshmonin në gjyqin e tij për krime lufte. Dëshmitë e të dyve ishin në favor të mbrojtjes së Thaçit.
Në dëshminë e tij në vitin 2023, ish-komandanti i një zone të UÇK-së, Rrustem Mustafa, tha se vendimet operacionale merreshin nga komandantët e zonave të UÇK-së dhe jo nga Shtabi i Përgjithshëm i forcës guerile. Ai deklaroi se drejtuesit e UÇK-së, mes tyre edhe Thaçi, nuk kishin kontroll mbi luftëtarët e niveleve më të ulëta – një dëshmi që i dha më shumë peshë argumenteve të mbrojtjes.
Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dëshmoi në vitin 2024.
Gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja, Zyrapi tha se Shtabi i Përgjithshëm shpesh nuk ishte në dijeni të veprimeve të luftëtarëve në zonat operacionale të UÇK-së. Ai tha gjithashtu se, pavarësisht përpjekjeve, UÇK-ja nuk kishte mundur të ushtronte kontroll të plotë mbi njësitë e saj në nivelet më të ulëta, pjesërisht për shkak të ofensivave serbe.
Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan posaçërisht për gjykimin e ish-anëtarëve të UÇK-së. Ato ndodhen në Hagë dhe funksionojnë me gjyqtarë e prokurorë ndërkombëtarë, për shkak të dyshimeve mbi aftësinë e sistemit të drejtësisë së Kosovës për të gjykuar ish-luftëtarët e UÇK-së, shumë prej të cilëve konsiderohen heronj në Kosovë. Ndërhyrja te dëshmitarët ka qenë një nga shqetësimet kryesore të Dhomave të Specializuara që prej krijimit të tyre.

Dicka nuk shkon ne teresi me kete proces gjyqesor,ata vete e themeluan kete gjykate dhe u dorezuan sapo iu kerkua nje gje e tille.Mbahen ne paraburgim prej gjashte vitesh vetem mbi bazen e deshmive te dyshimta-nje situate e papare askund ne bote.Gjyqi mbaroi po ashtu mbi baza spekullimesh,pa u vertetuar asnje nga akuzat e bujshme,e megjithate, mbeten ne paraburgim thjesht sepse shpallja e vendimit zvarritet.Askush nuk eshte bindur se keta individe jane kriminele lufte;behet perpjekje t’i,barazojne me kasapet e Ballkanit qe,varrosen me nderime shteterore.Amerika-fuqia me e madhe ne bote-nuk mund thjesht te deshmonte pafajesine e tyre;nuk ka gjasa nje vend i tille te rrezikonte famen e tijj nese do te besonte apo do te kishte prova se ishin fajtore.As ne vete nuk do t’i mbeshtetnim nese kishim dyshimin me te vogel per ta.Shpresojme qe gjykata te jape drejtesi te vertete dhe te mos ndikohet nga thashethemet dhe akuzat e fabrikuara te propagandes serboruse.
Nuk eshte problemi tek masa denimit,por kjo gjukate e Hages per Kosoven,po tenton te laparose Luften per liri te popullit martyr te Kosoves kunder makinerise kriminale ushtarake dhe paramilitare te ushtrise serbe.
I pari që ka laparosur luftën për liri të Kosovës , është bylmezi surrat ballcamosur Albin Kurti .
Sa turp per kete gjykate te Hages dhe per tere akuzat e bera ndaj ketyre herojve.
Gjithcka eshte kurdisur nga Serbia dhe miqte e saj. Shqiptaret duhet te kerkoje mbeshtetjen e miqve dhe te bejme punen tone per herojte.
Gjykate ne sherbim te askujt qe denon vetem vendet e pafuqishme ,putin ,nataniau nuk merr guximin ta baj asgje .
Vet u dorezuan keta debilet e uck se
Si gjithemone historikisht te vetmuar dhe placke lojrash te ulta politike mes lobeve. Shikoni cfare po ben Israeli ne sy te gjithe botes pa i hyre as nje gjemb ne kembe, bile karshillek hipokrizise se politikes te vendeve perendimore. Ne jemi qengji sakrifikueshem…
Nese Thaçi nuk eshte fajtor, atehere cfare zori pat qe ta pengonte drejtesinë?
Jo Mollosi, ju ose nuk kuptoni ose aktroni.
Thaçi dhe cdo kush do te bënte cmos qe te pengonte padrejtësinë e prokurorëve te Hagës, sepse ata prokuror dirigjohen nga prokuroret shkije. Kete me se miri e di Lul Basha dhe Argita Berisha-mbesa e shkijeve, bashk me Titanen zyrtare te atëhershme qe lejoj ideatorët shkije te kalerojne neper tokat e Shqiperise derisa shpiken ate “shtetin e verdh”.
Debilet skiptare vetedorezohen si skllever se te ati soi jane.
Imagjino te kesh luftuar dhe te tallen evropianet e brukselit…kur do beheni patriota o skiptare debila nuk u ludhet duke bere gojore?
Po ndonje llaf (qe ska lidhje me artikullin per te cilin jam shprehur), per kerkesen per rritje rrogash(skandaloze) dhe denoncimin ne SPAK nga ana e magjistrateve dhe gjykatesve,…???? Asnje artikull dhe asnje koment????? Cudi, jetojme ne dy bote te ndryshme..
Vetëm shqiptarët kanë kësi Molloss që akuzon luftëtarët..Po tradhëtarët në çdo lufrë hiqen të parët se janë më të damsbëm se vetë agresori.Po sikut UÇK tëkishte pastru mirë Kosovën ,ndryshe do ishte gjendja sotë. Ndyrësirat ngelën dhe qelbin më keqë se shkiet.Kosova ëshgë bërë hale e madhe e albinave.
Perse paragjykon ore “Kosovari”. Askush nuk akuzon luftetaret. Nese ne lavderonim Gjykaten e Hages per shpalljen e pafajesise te Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, perse nuk po e presim verdiktin e saj. Deri me tani, ore “Kosovari” ti sigurisht e di qe kjo Gjykate denoi dy shqiptarë per krime. Ata jane komandant Cali dhe Pjeter Shala. Shpresoj qe katershi i madh te dalë mirë, por mos harro qe Hashimi gjate mbrojtjes ia uli vlerat UCK-se duke thene qe ajo nuk kishte komande, me nje fjale ishte nje organizate e paorganizuar dhe Zonat Operative vepronin krye ne vehte.
Kjo gjykate e mallkuar,u krijua nga armiqet e vjeter te popullit tone per qellime te keqija me pasoja shume te renda.Armiqet tane i kane elaboratet e tyre,fazat ,menyrat sipas kohes qe ata e shohin dhe e prgatisin ,si te pershtateshme.E tere bota eshte e vetedishme se lufta e UCKE-ese te lavdishme,ishte nje formacion i vete organizuar vetem per vete mbrojtje.Edhe kreret e saje ,te gjithe keto synime ,organizime kishin..Por ai qe te lidh ,nuk do te zgidhi kur deshiron e VERTETA,sepse e verteta ,eshte jetime.Ne te gjithe boten,lufta nuk shtron tavolina me ushqime,pije,lufterat i kane pasojat e tyre.Se sa u vrane dhe ne cfare menyre,se sa motra nena u perfhunuan,se sa shtepi u dogjen u vodhen u shkaterruan..kete bota e di.Kreret e UCK-ese kane zbatuar ligjet nderkombetare te cilat jane te caktuara per raste te ketila.Fatkeqesisht keto ligje nuk zbatohen per ne shqiptaret.Duke qen te paster si loti,kreret rane dakord qe kerkeses te kesaj europe dhe me larg,ti pergjigjet PO.Pos Rexhep Selimit i cili si shihet ,e kishte kuotuar hilen ,dhe insistonte per jo.Qe nuk egziston as nje baze juridike per t’ja veshur nje akuze qesharake themeluesit te UCKA-ese te lavdishme ,Hashim Thaci i cili duke bere sakrifica te shumta ,tani nje akuze qesharake,!perse ,ku bazohen bajlozet qe : ka ndikuar per ndalimin e deshmitareve?O ZOT cfare krijesa ka kjo europe ,kjo bote zuzare..e thote shume mire pooulli yne: armiki ka edhe arren edhe cekicin ne duart e veta- ato i perdorin edhe tani ne kete gjykate e montuar,haptazi kunder shqiptareve dhe ligjeve ne fuqi qe i ka krijuar vete kjo bote zuzare me kinen rusine serbine…Lufteraret e lirise e meritojne lirine,armiku nuk mundet ti shpalli te pafajshem ngase: dem shperblimi i burgut ,eshte me kosta te larte..e bote moje bote ,qe nuk more parasysh deklaratat e atyre krereve te Nato -s ata te cilet e udhehoqen kete lufte…Ku mbeten deshmite e gjenerali Clark?dhe plote te tjereve..Historia do shkruaj,populli do gjykoj vleresoj se Komandantet u ballafaquan vetem per te njollosur vepra heroike e mbare kombit tone ,e U C K -ese te lavdishme..Herojt e kane dashur lirine,ne i presim te lire..
Pse.mungon intelektuhalja ketu,apo ka ditet e shtrimit.
Ky Thaci nuk po merret me hallet e veta, por gjen kohen e ben deklarata te ngreje ne qiell Ramen!
Ai e di se si ia ka ngulur thiken deri ne ashte ketij populli Edi Rama, por edhe e quan dhe Gjeni.
Në këtë moment , po zhvillohet një manifestim madhështor në Prishtinë , që shumë gazeta e kanë cilësuar ” lumë njerëzish në Prishtinë në mbështetje të 4 luftëtarëve të lirisë”. Edhe nga diaspora kanë mbritur me qindra , por a e dini kush mungon ? Albin Kurti dhe asnjë tjetër nga VV – ja FASHISTE . Në fakt i drejtohem demos , plakut pensionist nga Shqipëria , fans i tërbuar i Albinit . Si è gjykon ti demo, një veprim të tillë antipatriotik ? Meqënëse ti di çdo gjë që ndodh në Kosovë , duhet t’a kesh një përgjigje . E di që nuk do të përgjigjesh , se nuk të vjen mirë , siç bën shpesh ; sidoqoftë , turpi të mbetet ty .