Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Katërshja e UÇK-së përballë vendimit final, mbajnë sot fjalën e fundit në Hagë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Katërshja e UÇK-së përballë vendimit final, mbajnë sot fjalën e fundit në Hagë
AktualitetKosovë

Katërshja e UÇK-së përballë vendimit final, mbajnë sot fjalën e fundit në Hagë

Published: February 18, 2026
Shpërndaje

Gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë vijon dhe në seancën e sotme do të paraqiten deklaratat përmbyllëse të përfaqësuesit të viktimave, të mbrojtjes dhe do të flasin edhe vetë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Katërshja e UÇK-së do t’i drejtohet trupit gjykues me fjalime nga 20 minuta secili.

Sipas mediave të Kosovës, në seancën përmbyllëse pritet që të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Glauk Konjufca.

Në seancën e fundit, pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, nisën pyetjet e gjykatës dhe më pas të prokurorisë.

- Publicitet -

Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.

Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

Një ditë më parë që shënonte edhe 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë u mbajt një marshim qytetar në shenjë solidariteti dhe revolte kundër kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënimin e katër ish-krerëve me 45 vite burg secilit.

Në protestë morën pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, krahas figurave të tjera politike, artistike, aktivistëve e qytetarëve, të cilët shprehën njëzëri se dënimi i ish-krerëve do të rishkruante historinë e vendit dhe luftës çlirimtare, gjë të cilën nuk e pranojnë kurrsesi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?