Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këmbësor i Urdhërit të Gjergj Kastriotit… Hajde dekorata!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Këmbësor i Urdhërit të Gjergj Kastriotit… Hajde dekorata!
AnalizaLajmi i fundit

Këmbësor i Urdhërit të Gjergj Kastriotit… Hajde dekorata!

Published: March 26, 2024
Shpërndaje

Nga Albert Habazaj*

Hajde dekorata! Dekorata të mira. Dekorata të lira: Hajde Mjeshtër i madh … Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut… Hajde dekorata! Ufff!

Këta titujt e nderit që shpërndahen sot e tash sa vjet, që normalisht duhet të kenë status të lartë vlerësimi e nderimi, jo në pak raste, janë katandisur… më keq sa s’ka ku shkon, se ranë në statusin e ulët të  tallavasë. Na gufosin deri në pështirosje, se degraduan në qoka për njerëz të shquar dhe të pashquar. Kemi dëgjuar që tjetri të qeras me një birrë, me një gotë verë, me një teke … raki speciale Skrapari a Përmeti, por qerasjen me dekorata e dëgjuam në kohët e paskomunizmit. Nuk mund të bien në një shkallë kaq të ulët dekoratat si të ishin letra pa vlerë apo strufe të ndryshkura.

- Publicitet -

Edhe në kohën e Enverit dekoroheshin njerëzit, por ata ishin tepër të veçantë, të zgjedhur e të stërzgjedhur për vlera të vërteta, për merita të shquara trimërie, për ata që dhanë jetën për liri, duke udhëhequr e duke u bërë frymëzim për të tjerët, po ashtu edhe për ata personalitete që dhanë ndihmesë të çmuar në fushën e ekonomisë, industrisë, për bonifikimin, hidrocentralet, arsimin, letërsinë, artin e kulturën, për ata njerëz që u dalluan për akte të larta sakrifice në pune, ndershmëri, qëndrim të pastër moral e atdhetari të lartë, duke respektuar dhe gjeografinë e gjininë e të vlerësuarve. Dy ishin dekoratat më të rëndësishme: “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”.

Medalja “Heroi i Popullit” ishte titulli më i lartë, pas atij të Heroit Kombëtar. Ky titull u krijua më 1945 dhe Kuvendi Popullor e pohoi me një ligj miratuar më 1954 dhe e ripohoi me ligjin nr. 6133 të 12 shkurtit 1980. Gjatë periudhës së Republikës Popullore të Shqipërisë, jepej nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, i propozuar nga kryesia e Byrosë Politike të PPSH. Ai jepej me motivacionin “Për plotësimin e detyrave me heroizëm të lartë”. Me rënien e sistemit komunist në Shqipëri, ky titull u hoq nga qarkullimi, duke u zëvendësuar nga tituj të tjerë që jepen nga Presidenti i Republikës. Titulli iu është dhënë individëve të ndryshëm për kontributin e tyre gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, apo për pjesëmarrje në ngjarje të rëndësishme si Rilindja Kombëtare, Shpallja e Pavarësisë.

Ndërsa medalja “Hero i Punës Socialiste” ishte titulli më i lartë në fushën e ndërtimit të socializmit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe u jepej shtetasve, rretheve, qyteteve, fshatrave, organizatave shoqërore, institucioneve, ndërmarrjeve, kooperativave bujqësore, fabrikave, sektorëve, brigadave, njësive, reparteve e nënreparteve ushtarake dhe grupeve të punonjësve për përfundime të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme me rëndësi të madhe për të gjithë vendin, të arritura në sektorin e ekonomisë, të shkencës, kulturës, artit, të revolucionit tekniko-shkencor dhe për veprimtari e merita shumë të shquara në shërbim të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Erdhi demokracia… Në fakt, u klikua për të ardhur dhe në këto vise liria qytetare e demokracisë, por infeksioni tipologjik, e paska lënduar keq këtë frymë të pastrë e të ngrohtë. Nejse… Është temë për tjetër shkrim.

Rikthehemi në situatë, tek objekti i këtij shkrimi. Ligji Nr. 112/2013 për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë, shpallur me dekretin nr. 8092, datë 8.4.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, (dritë i pastë shpirti atje ku prehet!) në Nenin 7 na njeh me 12 llojet e dekoratave dhe titujve të nderit, ku në Pikën 7 na sqaron se Titulli “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa me Pikën 8 na bën të ditur se Titulli “Kalorës i urdhërit të flamurit” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar. (E dimë që emri “Skënderbej” nga turqishtja osmane ka kuptimin “Princi Aleksandër”)

Ligji, me nenet dhe pikat e tij është qepur shumë i mirë, korrekt, i duhur, i pranueshëm dhe i respekueshëm nga qytetarët. Por, unë kam dy shqetësime që më duken me vend t’i ndaj me ju: Së pari, propozuesit për dhënien e këtyre dekoratave dhe titujve të nderit, a e kanë të qartë se këto dekorata e tituj jepen me synim shpërblimin e akteve të veçanta, merite apo trimërie ndaj kombit shqiptar apo interesave të tij dhe nuk mund të bëhen qoka me to. Së dyti, ngushtësisht lidhur me shqetësimin e parë, kujt u jepen në fakt këto dekorata e tituj apo dhe medalje, sepse praktikisht vërejmë që kush ka miq “lart” e këput dekoratën. Hopa, hopa!… Po pse kështu është?! Jooo. Po ka ca kritere të qarta e të mirëpërcaktuara, ka ca norma të shkruara dhe të pashkruara, por detyrimisht të zbatueshme, po janë dhe ca kode morale, që i kanë rezistuar kohës e kanë ardhur denjësisht deri më sot, po ka dhe ca standarde për t’u përmbushur që të dekorohesh…

Edhe ndihet vlera e lartë morale e atyre “S” – ve që jepeshin nëpër aksine, hekurudha etj. tek flokëbardhët tanë, që këputen sI ata lisat e moçëm nga dimri i jetës. Ato “S” e aksioneve të ndërtimit të vendit, kanë vërtet vlerë më të lartë morale se këto shashkat bombastike.

Kush më bën një listim të plotë të mjeshtrave të mëdhenj apo kalorësve?! Dashtë zoti, mos na dalin më shumë të dekoruar se sa banorë në Shqipëri!…

Atëhere thuesh: e meriton dhe filani, por ndoshta penalizohej edhe nga gjeografia. Por sot…Uff. Boll më! Na gufosën. Ndoshta duhet ringritur në Presidencë një komision për riparjen e procedurave të dekoratëmarrësve dhe një ditë të vihet pika mbi ì.

Po na grinë, ore! Po na grinë fare, o burr’ i dheut! Më keq se Gjergj Kastrioti osmanët, apo siç përdoret në gjuhën e rëndomtë, na grinë si Skënderbeu turqit me këto dekoratat sipërore, sipër ore fare: “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Mesa kemi dëgjuar, vetëm Gjergj Kastrioti dhe ca lartësi kombëtare me tërë mend nuk e kanë marrë dekoratën “Urdhërin e Kalorësit të Skënderbeut”… Lavdi paç, o Gjergj Kastriot, që je i përjetshëm ndër ne, por nuk frymëmerr si ne, sepse, ndoshta pikërisht ti do të na turreshe ne, lameqanëve dekoratadhurues pa motivacion vlerash, më ashpër se hordhive barbare të Sulltan Muratit II.

More, pa dale! O miq! More, po çfarë janë këto dekorata, që na bombardojnë, na çorodisin e na gufosin çastin, ditën, javën, muajin, vitin?! Inflacion dekoratash. Zhvlerësim i tyre aspak i duhur apo i merituar në kohë, në hapësirë dhe burime njerëzore. Dinjiteti kombëtar ka të bëjë tërësinë e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish, të gjithë shqiptarëve btenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme zyrtare (me nderin, krenarinë etj.). Dinjiteti kombëtar është  vetëdija që ka çdo shqiptar dhe të gjithë së bashku për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten e kombin. Dinjiteti kombëtar është  vlera e lartë thelbësore që çmohet e ka peshë specifike për kombin.

Dinjiteti është dekorata më e ndritshme e kombit që mbahet nga njerëzit me botë të madhe, me mendje plotë, me shpirt të madh e zemër të gjerë, nga Gjolekët e Rrapo Hekalët e kohës së sotme, nga Petro Nini Luarasët e Luigj Gurakuqët,  apo vijuesit e rrallë të Petrit Radovickës e Farudin Hoxhës, sikurse krenaritë e jashtme shqiptare si Mira Murati, Laura Mersini, Edor Kabashi, që kush t’i kishte në Shqipëri, si thesare të mendimit dhe krenari të brendshme…

Ju kujtoj vetëm 3 vargje nga epika historike e Kapedan Gjolekës për të marrë mesazhin që na vlen: “U trete Gjolek’, u trete, / po sos u trete për vete,/ po të gjithë vilajete”…, apo 3 vargje të tjera kushtuar kapedanit Rrapo Hekali: “Pse lufton a derëzi/ as për mua as për ti/ (ty, shën. im – A. H) po për gjithë Shqipëri”…

Po sot? Këta na i katandisën dekoratat më keq se ato “S”- të që u jepeshin aksionistëve të shumtë në kohën e Shqipërisë socialiste si stimuj moralë, kur shkonin në hekurudha apo aksione të tjera me punë vullnetare. Dhe të rinjtë motivoheshin e frymëzoheshin për të punuar më shumë, më shpejt, më mirë, për të thyer norma e për të tejkaluar planet. Shumë mirë. Por nuk është njësoj një dekoratë me një “S” kauçuke. Ka hierarki vlerash në hapësirë dhe në kohë, në atlasin e fushës ku kontribuon personaliteti i caktuar tej detyrës funksionale për të cilën, është arsimuar dhe paguhet. Sa mirë që jemi njerëz të thjeshtë, që jetojmë me moral të shëndetshëm qytetar, që punojmë me ndershmëri profesionale, që japim ndihmesën tonë jashtë orarit të punës, sado të vockël, por të mirë, të bukur, të dobishme. Sa mirë që nuk jemi mjeshtra apo kalorës!… Ne udhëtojmë në këmbë, jo në kalë…, pa u dukur, pa bërë të ububushmin, me altruizëm e dinjitet, sepse më shumë duam Shqipërinë.

Shqiptarët e qytetëruar, të thjeshtë, të mirë e të vlertë, ata që janë apo ndihen banorë vendës të Shqipërisë ose ata që kanë prejardhjen nga Shqipëria janë denjësisht këmbësorë të Urdhërit të Gjergj Kastriotit.

Turpërohet dhe tiulli nga këta lloj kalorësish që fëlliqin kalërimin e nuk dinë as t’ia mbajnë frerin kalin, jo më të kalërojnë fisnikërisht …

____

*Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi” Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë. Dërguar në DITA në rubrikën Letër Kryeredaktorit

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • fshatari.pafshat says:
    March 26, 2024 at 6:36 pm

    Po ja e shkrojte artikullin, e nxorre dufin e dekoratve – po pastaj!?
    Na rroshin dekoratat, se Atdheu na ka lene shendene me kohe.

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    March 26, 2024 at 6:43 pm

    Pas tre dekadash lexoj
    Deri ne fund nje SHKRIM
    Nga vlonjati Albert Abazaj
    Shqip:’Shkrim e KËNDIM!

    Ne kete vend pa shtet e pa zot
    Ku ne krye te antishtetit PLEHËRAT
    Ka me shume se nje çerek shekulli
    ku vendin e tere vlerave ANTIVLERAT!

    Te vetmen keshille miqesisht
    mos e perdor togfjaleshin:’Sistem KaMUNIST’
    Perdorur nga zagaret e disinformacionit
    kamikazet FEV ZI,qenje me BISHT!

    Jo vetem se tek ne,per 45 vjet
    ‘Sistemi komunist’ nuk u ‘KRIJUA’
    Por asnjehere nuk u shpreh me goje
    Por ne asnje lloj vepre nuk u SHKRUA!

    Togfjaleshin ‘Sistem kAmunis
    per te cilin lehin ‘gazetaruc’-MENDERAT
    E bejne o per idjotizme,kafka bosh
    o si papagallet komanduar nga BIBERAJT!

    Dhe kur them per mender ‘Biberajt’
    Nuk behet fjale vetem Elezi-AMERI QI-se
    por tere Berishat,Ballinjte,Bastard-‘Bojaxhinjte
    ne sherbim agjenturave UDB-KGB-RUSISE!

    Kush perdor fjalen e shenjte ‘Komunist’
    o do kete sinonim Gjakun per LIRI
    Qemal Stafen,Rinine qe flijuan per Atdhe
    Ose sinonim ‘çunat e bllokut’ eQImin-SALI!

    Reply
  • Diktatura nuk ka brire! says:
    March 26, 2024 at 6:57 pm

    Ku e paske derguar kete shkrim tek rubrika Leter kryeredaktorit qe eshte zhdukur fare?
    Bile kane bllokuar edhe komentet ne shumicen e shkrimeve!

    Reply
  • E vero says:
    March 26, 2024 at 7:14 pm

    Ore shkrimetar te paska mbetur ora ne lignin e 2013….po pse valle..??? Se ditke ti qe ligji ka ndryshuar edhe tre here dhe ne versionin e fundit Skenderbeu I spiropalit ja hoqi presidentit dhe I mori te gjitha qrti jape ai dhe vetem AY….
    Lexo(germo) pak me shume dhe shkruaj ndonje fjale per Ay-ne se te shperblen me ndonje dekolarate

    Reply
  • demo says:
    March 27, 2024 at 4:22 am

    O Gjoleka yne hajdut
    Ymyzi sec t`u keput
    Se te qeshi Lumi mut.

    Reply
  • demo says:
    March 27, 2024 at 4:41 am

    O Habazaj,,Prit sa te piqet Mira Murati dhe ti shohim fundin.
    Kjo bote nuk ka cudira,.Mos e dekoro kaq shpejt kete Mira Muratin.Largqofte na del si ajo gjenialitetja bullgare,qe mashtronte me kriptomonedha dhe kerkohet nga Interpoli..
    Se edhe Zenjeli me Meco bene u veshen Zaptie nga turku dhe shkuan u vrane ne kalane e Medunit,kunder Kucit te Malit te Zi.Se ka Kuc Vlora,por ka Kuc edhe Mali i Zi.
    Po ti keto nuk i di dhe ato vargje te Folklorit te Lumit te Vlores nuk ke per ti gjetur ne asnje vellim,se ti edhe ato qe jane ne textet shkollore i ke shkruar gabim.

    Reply
  • Sino siku says:
    March 28, 2024 at 4:00 pm

    Me tallë bythën me GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEUN.

    Reply
  • ¿? says:
    March 28, 2024 at 4:05 pm

    E more njerez a e shikoni si tall bythen shqiptaro-turku Habazaj me heroin kombetar te Shqiptareve Gjergj Kastriotin, gjoja e ka me dekoratat. Jo, or jo, ja pyesni edhe DEBILIN JON, po edhe LEXUESIN SHQIPTAR (se ky eshte me i diçmi i gjithe bandes shqiptaro – turke) po nuk tha qe fajin e ka Skenderbeu qe ia perdorin emrin per ca dekorata teneqeje pa vlere fare, sic thote shqiptaro – turku Habazaj

    Reply
  • DETI JON says:
    March 28, 2024 at 4:12 pm

    Hapi syte qorri i mutit, trumut, shqipfoles maskara grek i qelbur i pabese (¿?).
    AUTORI SHKRUAN DIÇKA TJETER.
    Ti maskara zhgarravit gje tjeter. HAJT NE PIDH TE MANAS SOU, ZHGARRAVIT!

    Reply
  • ¿? says:
    March 28, 2024 at 4:17 pm

    Ik er DEBILI JON mjaft na çave trapin me hajvanlleqet e tua. Je merzitur se nuk ta dha gruaja sot se i vije ere te keqe. apo si? Mos i fut hundet gjithandej se ndonje dite do te dalesh pa hunde, bythmut

    Reply
  • DETI JON says:
    March 28, 2024 at 4:21 pm

    @ [Grek i Qelbur i Pabese Antishqiptar (¿?)].

    Ne Forumin Shqiptar je ti antishqiptar qe po fut hunden tende te qelbur.

    HAJT NE PIDH TE MANAS SOU, ZHGARRAVIT!

    Reply
  • ¿? says:
    March 28, 2024 at 4:39 pm

    Hajt ne pidh te sat’eme. Nuk u ngope se ngreni mut or idiot

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 28, 2024 at 4:49 pm

    Po lufton me greke e me serbe imagjinare ky budalla DETI JON me shume nicke qe ekzistojne vetem ne koken e tij !!! Si nje here e nje kohe “Me armiqte e kllases” !!!

    Kerkon “armiq” me patjeter mendja e semure dhe paranojake !!!

    Po edhe si thote, “me ndiq neper forume te tjera ku shkruaj une”, si budalla qe jam !!! Pse ore hedh budallai ca gure ne lume e do hyjme e t’i nxerrim nga lumi tere guret e budallai..?!

    Sa per intelektualin, t’i vish anash ti per intelektin e tij. Je dakord, s’je dakord per cfare thote eshte puna jote, jo puna e tij !!! Le pastaj qe ai ka bere burg diktature kot se koti, burg e cfare burgu !!! Po ku kini empati ju, ku ndjeni dhimbje e falje per tjetrin. “Tjetrit le t’i bjere zjarri, une te jem rehat”, mendoni e veproni.

    Edhe nuk kini minimumin e reflektimit e pendimit, lere pastaj t’i kerkoni falje njerezve qe i bete te vuajne mizorisht !!

    Mos prit te merrem e me ty. Nuk po te them “hajt thyej qafen !” se prap me dhimbsesh. Mbathja !!!

    Reply
  • DETI JON says:
    March 28, 2024 at 5:04 pm

    @ [LLOGJE GREKE PA VEND].

    E KRRUAJTE TI ME MUA, JO UNE ME TY. OK.

    PO E NIS ME NJE KOMENT QE TE JAM DREJTUAR PERPARA 1 JAVE:
    Nuk me intereson te di çfare ti shqipshkrues [Fjala…] je SERB a GREK.
    Megjithe oshilacionet dhe llogjet e tua here me vend dhe here pa vend, RRUGEN SI MIK ketu ne Shqiperi,
    gjithmone te hapur e ke pasur dhe e ke.
    Dhe si gjithmone, opinioni, mendimi, keshilla ime personale per ty anonim, deri tash eshte po njesoj:
    Ben me mire qe te shkruash siç ke zgjedhur emrin [FJALE ME VEND], [JO LLOGJE GREKE PA VEND].

    PO VAZHDOJ ME NJE KOMENT QE TE JAM DREJTUAR GJITHASHTU PERPARA 4 DITESH:
    Pavaresisht komenteve qe shkruan ne gazeten dita, here fjale me vend dhe here llogje pa vend,
    ti ke talent per vjersha dhe poezi.
    TI AUTODEKLAROHESH PA TE PYETUR KUSH QE JE NJE SERB NGA NISHI.
    E perseris per mua personalisht nuk ka rendesi nese ti je nje Grek a Serb.

    Eshte shume mire ne jete per çdo individe te mos urreje, te ofroje paqe, miqesi, dhe dashuri.
    URREJTJA INDIVIDUALE NUK ESHTE ABSOLUTISHT E MIRE.
    POR KUR URREJTJA ARRIN NE NIVEL SHTETI ESHTE SHUME HERE ME KEQ, AJO SJELL LUFTEN.

    SHTETI SERB NGA TI THUA QE JE ME ORIGJINE KA BERE GJENOCID ETNIK NDAJ SHQIPTAREVE,
    ende nuk ka kerkuar falje. Individet serbe shkruajne: shqiptari i mire eshte shqiptari i vdekur.

    SHTETI GREK KA BERE GJENOCID ETNIK KUNDER SHQIPTAREVE DHE MBAN LIGJ LUFTE NE FUQI,
    ende nuk ka ne mend ta heqe. Ende vazhdon me shantazhin dhe grekezimin e shqiptareve.

    NUK DUHET BARAZUAR KURRE PERGJEGJESIA E AGRESOREVE DHE REAGIMI LEGJITIM I SHQIPTARIT.
    Te me shkruash poezi simetrike te tilla ne shtepine time shqiptare, eshte te tallesh me gjakun tim.

    Kur t’i shoh keto poezi dashurie njerezore te tuat te publikuara dite per dite,
    ne mediat principale te SERBISE,
    Kur t’i shoh keto poezi dashurie njerezore te tuat te publikuara dite per dite,
    ne mediat principale te GREQISE,
    UNE SI SHQIPTAR DO TE DERGOJ TY INDIVIDE [FJALA …] PERSHENDETJEN TIME TE SHQIPTARIT.

    SHËNIM:
    Kam lexuar ketu ne gazeten dita disa komente te tuat kunder ALEATIT STRATEGJIK TE SHQIPTAREVE,
    kunder USA (SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES).
    Opinioni, mendimi, keshilla ime per ty per kete rast: TY NUK TE TAKON TE NA BESH [LLOGJE PA VEND].

    PO TE DREJTOHEM ME KETE KOMENT SOT:

    @ [LLOGJE GREKE PA VEND].
    Nuk te takon ty maskara grek a serb, te na thuash, se kur shqiptaret do shfaqin patriotizmin e vet legjitim.
    Ti shiko, po qe se nuk je shqipfoles maskara siç po dukesh dhe me shume, te shkruash ne Greqi a Serbi, kunder nacionalizmit, kunder ultranacionalizmit, kunder fashizmit, kunder ekstremizmit grek e serb.
    QEPE ATE GOJEN ME LLOGJE GREKE PA VEND, SHIH HALENE TENDE, SHQIPFOLES HIPOKRIT MASKARA!

    Reply
  • capi says:
    March 28, 2024 at 5:10 pm

    Bene vaki qe dhe pazmorja origjinale e skenderbeut ka qene me vogel me e lehte se kjo dekoratat.
    Prandaj thoshja une perse e mbajne koken poshte keta te dekoruarit . Si i thone asaj shprehjes kalliri me buke e mban koken poshte. E paskan patur nga pesha e rende e dekorates dhe jo nga trute ne koke.

    Reply
  • DETI JON says:
    March 28, 2024 at 5:12 pm

    Armiq te klases apo te kllases, jo or jo, armiq te Shqiperise dhe Shqiptareve, siç eshte dhe duket qarte ne shume komente i adhuruari yt intelektuhaleja greke.

    Ku e di ti shqipfoles anonim grek a serb se burgu i intelektuhalese greke ishte kot se koti, i ke mbajtur kandilin ti intelektuhalese se vorioepirit ne burg, apo je i njejti greko maskara intelektuhaleja me pseudonim te ri.

    KY ESHTE FORUM SHQIPTAR.

    HAJT MBATHJA URGJENT NE PIDH TE MANAS SOU MASKARA GREK !!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. Prind on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. Ine11 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?