Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kemi një kryeministër kokëfortë, Kurti ka gabuar!” Deputeti i AAK apelon që të dëgjohen paralajmërimet e Ramës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Kemi një kryeministër kokëfortë, Kurti ka gabuar!” Deputeti i AAK apelon që të dëgjohen paralajmërimet e Ramës
AktualitetKosovëKryesoreRajoni

“Kemi një kryeministër kokëfortë, Kurti ka gabuar!” Deputeti i AAK apelon që të dëgjohen paralajmërimet e Ramës

Published: June 19, 2023
Shpërndaje

Gjuha diplomatike karshi Kosovës dhe Serbisë sa vjen dhe po bëhet më agresive. Krahas ndërkombëtarëve, Shqipëria zyrtare me anë të kryeministrit Edi Rama kërkoi nga Serbia të lirojë tre efektivët e rrëmbyer, ndërsa Albin Kurtit i kërkoi të dalë nga guaska e vetizolimit dhe të mos bëjë veprime, të cilat do çonin në humbjen e pjesës së veriut.

Pal Lekaj, deputet i AAK-së, tha për “Ballkan Update” se thirrjet e Ramës duhen pranuar. Ai kritikoi kryeministrin e Kosovës, për të cilin theksoi se po këmbëngul me kokëfortësi në gjëra të gabuara, dhe kjo qasje po i shkakton një dëm të madh Kosovës.

“Janë këshilla të mira, që duhen pranuar, por ne kemi një kryeministër që është kokëfortë dhe po i shkakton jo-stabilitet vendit me veprimet tij, që nuk janë të dobishme. Çdo veprim që ka bërë Kurti nuk ka shkuar drejt shtrirjes së sovranitetit në atë pjesë.

- Publicitet -

Kemi ardhur në një situatë jo të favorshme për Kosovë, sepse ju po e shikonin se edhe raporte me ndërkombëtarët janë zbehur shumë. Në vend që të kemi përkrahjen e tyre, në agjendën e faktorit nde kombëtar po fajësohet Kosova, ku duhet të ishte e kundërta. Ne nuk duam aventura, që Kosovën nuk e çojnë askund dhe nuk e shtrijnë sovranitetin, Kurti ka gabuar në hapa dhe në veprime”, tha ai.

Ai shtoi se nëse Kurti nuk vepron pas thirrjeve të ndërkombëtarëve, në pjesën e veriut mund të formohet “Republika e KFOR”, duke e kthyer këtë zonë dy dekada pas.

“Kur e thoni edhe përgjigjen e KFOR, ky i fundit është i shqetësuar për situatën e sigurisë ne veri. Nen nuk guxojmë të lejojmë që me të vërtetë që edhe KFOR të ushtrojë detyrën e policëve, sepse këtë detyrë e ka policia. Kurti me veprimet e veta dhe pa koordinim ka sjell në pikëpyetje edhe veprimin e policisë në atë anë.

Kompetencat e KFOR janë për të mbrojtur kufijtë. Me të drejtë e ka thënë edhe z. Rama se mund të kemi një republikë të KFOR në atë pjesë, dhe e kthen 24 vjet pas atë pjesë të veriut, kjo është për tu shqetësuar ne si opozitë dhe për qytetarët e Kosovës”, shtoi ai.

Përkundër kritikave, në një pikë Lekaj pajtohet dhe e mbështet kryeministrin Albin Kurtin. Ai tha se Kurti nuk duhet të pranojë të ulet në tryezën e diskutimeve me Serbinë, pa u liruar tre efektivët e Policisë së Kosovës, të cilët u rrëmbyen javën e kaluar dhe aktualisht ndodhen në paraburgim.

“Pa lirimin e tyre, pa kushte, nuk duhet të ulet në tryezë, dhe në këtë drejtim e mbështes Albin Kurtin, Si mund të ulesh kur ai nuk kaq vullnet për të liruar policët e rrëmbyer”, shtoi ai.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?