Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kërkoi pezullimin e dënimit, Gjykata e Lartë jep vendimin për Salianjin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kërkoi pezullimin e dënimit, Gjykata e Lartë jep vendimin për Salianjin
KronikeLajmi i fundit

Kërkoi pezullimin e dënimit, Gjykata e Lartë jep vendimin për Salianjin

Published: October 15, 2024
Shpërndaje

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Ervin Salianji për pezullimin e një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Konkretisht, kërkesa kishte të bënte me pezullimin e vendimit nr. 2900, datë 18.12.2019, i cili më pas ishte lënë në fuqi nga Apeli me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024.

Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në kuadër të çështjes së njohur si “Babale”.

- Publicitet -

Në kërkesën drejtuar Gjykatës së Lartë, mbrojtja e ish-deputetit të PD kërkoi pezullimin e dënimit deri në përfundimin e shqyrtimit nga Gjykata e Lartë, duke argumentuar se procesi ka qenë i parregullt dhe se vendimi i marrë është i diskutueshëm.

Avokatët e Salianjit pretendojnë se dënimi është i motivuar politikisht dhe nuk bazohet në prova të mjaftueshme, duke theksuar se klienti i tyre nuk duhet të vuajë dënimin deri sa të përfundojë procedura gjyqësore në instancat më të larta.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit vendosi të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”. Deputeti demokrat u dënua në 2019-ën nga Shkalla e Parë në lidhje me nje audio përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit, mes të cilëve Fredi Alizotin, që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”, gazetarin Jetmir Olldashi, si dhe deputetin Ervin Salianji. Tashmë në bazë të Kushtetutës, i nderpritet menjëherë mandati Salianjit dhe nga ana tjetër ligji i dekriminalizimit i heq të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe në zgjedhjet e ardhshme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • pilo Lala says:
    October 15, 2024 at 3:37 pm

    Fshataret ne krize emocionale.
    Moderatoret do qajne perseri ne studio, nje minute heshtje per Salianjin.

    Reply
  • nje qytetar says:
    October 15, 2024 at 3:51 pm

    Salianji qe denoncoi publikisht vellane e ish Ministrin Fatmir Xhafaj si te denuar per trafik droge ne Itali mbahet ne burg.
    Fatmir Xhafaj qe mashtroi nje Shtet duke mos e deklaruar sic e ka detyrim ligjor, pastaj duke e fshehur e se fundi detyrohet ta pranoje ate denim per droge te vellait katapultohet te drejtoje…Komisionin Anti-Korrupsion !
    Dhe me tej, Minister Drejtesie eshte njefare Maloku Manja ish-prokuror i kohes Agjitacion&Propagandes qe ja lexoi tere Europa ne gazeten BILD ato bisedat e pergjuara ku urdheronte shefa kaqole Policie ne Diber per masaker manipulimesh zgjedhore!

    Reply
  • E keshillova te mjekohet says:
    October 15, 2024 at 5:34 pm

    Harruat te tregonit dhe rastin kur opozita akuzoi Fatmiri Xhafaj si falsifikator te proces verbalit ne komisionin parlamentar (Kodin e Procedures Penale) per te shpetuar vellain trafikant nga ekstradimi.

    Reply
  • Skenderbeu says:
    October 15, 2024 at 6:03 pm

    O qytetar mendje pan jar Salianji nje fshatar nga Lozhani kerkoj te behej krytar i llafazaneve te Saliut. Enderon Brenda shaleve te Grides Pse mos behem krytar I Pd dhe filloje respite Duke intrigues me familjen e ministrit te brendshem Duke thene mashtrime dhe genjeshtra me gojen e babbles injorant dhe karierizmit te tij te semure i frymezuar nga babai i tij shpirtror Genesis sheshi Berisha. Numerate ju kethye kokes.

    Reply
  • edi says:
    October 15, 2024 at 6:26 pm

    Epo se dija qe dhe Pilo Lala qenka qytetar !

    Reply
  • mali says:
    October 15, 2024 at 6:36 pm

    Edi,lere pilon rehat por shiko qe pestruesen e spitali na e kane denuar me 7 vjet burg per 25 euro qe I ka mare jashte ligjit.
    Bravo gjykata,keshtu duhet.
    O ndye doren tamam qe te kesh e te mbeten pas gjykimit ose mos e ndy doren .
    Vidh 300 milon euro, behesh deputet.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    October 16, 2024 at 5:21 am

    E vërtet, kur të vjedhësh, mos vidh pak se dënohesh, po vidh miliona euro (edhe për shefat lart), të jesh hajdut profesionist, i kualifikuar, se vetëm kështu bëhesh i parapëlqyer për deputet, për çdo parti shqiptare. Sa fatëkeqsi e pandreqshme kombëtare!

    Reply
  • Hahah says:
    October 16, 2024 at 7:06 am

    Eshte turp i kombit kjo qe ka ndodhur me Salianjin. Jo se Salianji eshte burr i mire por per farsen e madhe qe ishte ky proces.
    Hajdutet e medhenj kane krijuar nje rrjete merimange ku eshte kapur gjygjesori si mize dhe nuk ka nga ja mban por te zbatoje urdherat.
    Eshte skandaloze qe kryhen krime e padrejtesi shume me te medha ndaj ketij vendi e popullidhe perfundon ne burg dikush qe pati te pakten guximin te ngreje zerin.
    Ku pwrfundoi vjedhja e inceneratorve? Eshte te ulerasesh qe jane vjedh 40 milion euro dhe dihet sepse jane marre lekete e nuk ekziston produkti e merren me Salianjin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi! Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë euro nuk janë shpenzim, por investim
  • Del lista me emrat e kandidatëve për Komisionin e Prokurimit Publik, si po paracaktohen fituesit
  • Paralajmërim nga IGJEUM: Kujdes nga zjarret! 6 qarqe me rrezik të lartë, situata më kritike sot

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Mutdhënësi on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  3. Shqiptar on Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  4. Barbados on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Alban on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?