Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shqetësuar për reduktimin e buxhetit për Këshillin Kombëtar Komunal në Luginën e Preshevës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shqetësuar për reduktimin e buxhetit për Këshillin Kombëtar Komunal në Luginën e Preshevës
Politike

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i shqetësuar për reduktimin e buxhetit për Këshillin Kombëtar Komunal në Luginën e Preshevës

Published: February 9, 2024
Shpërndaje

Tiranë, 8 Shkurt 2024.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka terhequr vëmendjen në vazhdimësi për shkeljen e të drejtave të njeriut, në veçanti për të drejtat e tyre legjitime si pakicë dhe situatën tejet të vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi.

Së fundi, Qeveria e Republikës së Serbisë, Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave e Serbisë ka reduktuar me mbi 1 milion dinarë buxhetin për Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH) në Luginën e Preshevës për vitin 2024.

- Publicitet -

Ky vendim që e vështirëson shumë mbijetesën e jo më funksionimin normal të këtij institucioni shumë të rëndësishëm për shqiptarët e respektimin e të drejtave të tyre, është plotësisht nonsens, për rrjedhojë diskriminues e keqdashës.

Këshilli Kombëtar Shqiptarë për shumë vite ka operuar me buxhet të zvogëluar, për shkak (sipas autoriteteve Serbe), të mospjesëmarrjes së Shqiptarëve të Luginës në censusin e vitit 2011.

Me këtë llogjikë/shkak/pretekst, duhej që buxheti për Këshillin Kombëtar Shqiptar të rritej tani, së paku me 40%krahasuar me vitin paraprak, për shkak të regjistrimit të popullsisë që është bërë në vitin 2022 dhe pjesëmarrjes së Shqiptarëve të Luginës në këtë regjistrim.

Ky akt skandaloz, sikundër e ka konsideruar me të drejtë edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, nuk është i pari dhe i vetmi akt që synon kufizimin/kërcënimin e veprimtarisë së Këshillit. Më parë janë përdorur metoda e forma të tjera.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se në kushtet e një situate të vështirë ekonomike, të mungesës së investimeve, mundësive pothuaj zero të punësimit të Shqiptarëve në administratën shtetërore të Serbisë, pasivizimit absurd të adresave që ka rezultuar në braktisjen masive të shqiptarëve nga Lugina Preshevës, të cilat përbënin sinjale alarmi për të gjithë, përfshi komunitetin ndërkombëtar, rritja e merituar e buxhetit do të ishte një sinjal minimalist pozitiv në drejtim të Shqiptarëve të Luginës nga ana e Qeverisë së Serbisë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë qëndron pranë Shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe i bën thirrje qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe gjithë faktorit ndërkombëtar të ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi qeverinë e Serbisë për të respektuar të drejtat e pakicës Shqiptare në Serbi, në të njëjtin standart të kërkuar për Serbët në Kosovë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit
  • A mund të përshtatet specia njerëzore me temperaturat përvëluese?
  • “Mur më mur” mes Spanjës dhe Italisë: Rikthehen kontrollet në kufijtë e Shengenit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?