Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këshillit të BE-së i kërkohet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Këshillit të BE-së i kërkohet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
KosovëLajmi i fundit

Këshillit të BE-së i kërkohet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Published: December 10, 2024
Shpërndaje

Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje të martën Këshillit të BE-së t’i japë mandat Komisionit Evropian për ta shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Komisioni, i cili vepron në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, gjithashtu u ka kërkuar pesë vendeve anëtare të bllokut që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë “sa më parë” një gjë të tillë.

“Mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, përsërisim se shtetet e ardhshme anëtare duhet të vlerësohen në bazë të meritave individuale”, thuhet në rekomandimin e përbashkët të komisionit.

- Publicitet -

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022.

Prej atëherë, presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar atë.

Këshilli, përkatësisht përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare vendosin se kur aplikacioni i dërgohet Komisionit Evropian, i cili ftohet të përgatisë një opinion për meritat e vendit aplikues për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Në rekomandimet që janë miratuar përshëndetet përkushtimi i Kosovës për anëtarësim në BE, që është synim me mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

“Shprehim bindjen e thellë se procesi i integrimit në BE sjell një fuqi domethënëse transformuese dhe konsolidim demokratik, integritetit institucional dhe kohezionin socio-ekonomikë”, thuhet në rekomandimet.

Temë kryesore e diskutimeve ishin përparimi i Kosovës në reformat e lidhura me BE-në, sundimi i ligjit dhe të drejtat e pakicave në Kosovë, dialogu me Serbinë, bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkohë, komisioni gjithashtu theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët mes dy vendeve fqinje. Këto kërkesa u miratuan nga delegacioni i përbashkët në takimin e parë të zhvilluar në Bruksel të martën.

Takimi u bashkëkryesua nga shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Davor Ivo Stier, dhe nga Mimoza Kusarit, shefja e delegacionit të Kuvendit të Kosovës.

Në këto rekomandime vlerësohet edhe vendimi i Kosovës për ta hequr kufizimet për importin e mallrave nga Serbia dhe heqja e njëanshme e vizave për shtetasit e Bosnje e Hercegovinës si kontribut për bashkëpunimin rajonal.

Po ashtu, është përshëndetur edhe përparimi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ky komision i ka dënuar sulmet në veri të Kosovës, ai atë në Banjskë në vjeshtën e vitit 2023, ashtu edhe sulmin e fundit në kanalin Ibër-Lepencit, si dhe ka kërkuar që kryesit e këtyre sulmeve sa më parë të nxirren para drejtësisë.

Komisioni ka shprehur keqardhje për vazhdimin e masave që BE ka në fuqi ndaj Kosovës dhe ka bërë ftesë që ato të hiqen “menjëherë”./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • pilo Lala says:
    December 10, 2024 at 4:08 pm

    BE e ka mbyllur deren per Kosoven, per sa kohe ne qeveri eshte Albin Kurti.
    Kosova nuk ka marre asnje ndihme projektesh ne keto 4 vjet, nuk duan te ulen ne tavoline me nje mashtrues, ndaj e kane spostuar nga cdo aktivitet.
    Ne Paris Kosova perfaqesohej nga Vjosa Osmani, tashme aleate e hapur e Amerikes dhe BE.
    Me sa duket do jete Kryeministrja e ardhshme e Kosoves.

    Reply
  • mali says:
    December 10, 2024 at 4:28 pm

    Pilo lala me sa shoh je me probleme ne tru.
    Kosova nuk e ka problem se kush eshte kryeminister sepse si vend demokratik ka ndruar shume kryeministra qe ndryshe nga shqiperia bejne palle Edi Rama dhe Sali Berisha.
    500,000 Edi yt I syrgjinosi dhe tani qe oligarket nuk kane krahe pune leshuan Edi Ramen t’i mbledhe neper bote.
    Tani z.pilo e ka mare ferra uraten.

    Reply
    • pilo Lala says:
      December 10, 2024 at 6:14 pm

      Ajo qe i ndodhi Shqiperise mbas heqjes vizave, po i ndodh Kosoves prej 1 viti qe ju hoqen vizat.
      Albin Kurti po percan Shqiptaret e Maqedonise, i mohoi gjuhen shqipe.
      Albini percau shqiptaret ne Presheve, ne Tuz.
      Amerika dhe Europa e kane deklaruar qe nuk do ulen ne tryeze me Albin Kurtin, ka mundesi te shpallet non-gratta para zgjedhjeve te Shkurtit.
      Albini po e kthen Kosoven , Palestinen e Europes, kane te njetin status.

      Reply
  • demo says:
    December 10, 2024 at 5:41 pm

    komisjoni nderparlaentar e sheh problemin realisht.Vendimi mbahet peng nga shtete armiqesore te Kosoves si SpanjaCekia,Hungaria,Belgjika,..Po ju ka marre gjysmen e Hungarise Serbia,o damllah,,o Magjaaar,,Ju ka marre Vojvodonen,Banatin,Novi Sadin,qe s`kane qene kurre serbe.Edhe Beogradi ne kohe te Skenderbeut,ka qene Hungarii.
    Ju ka shtire trute e gomarit Rusia dhe Serbia,Kane gjetur nje magjar Orban ne Hungari,si ky Derdimeni buulli Zi i kenetes Durrsit Edi Rama,qe e terheq per hyndesh Serbia.
    Albin Kurti,Fab Quintum i Kosoves,.Ti do te shkosh ne Europe,,SHTET me Integritet Territorial,si Ligjvenes me koken lart,jo si shkerdhate klown karagjoz per te zbaviturPatricet e Europes.
    Se ti Albin Kurti ke Krenari Kombetare,.Nderon Atdheun,Nderon Kosoven.

    Reply
  • Vlonjati says:
    December 10, 2024 at 6:24 pm

    Na çave bythën , o demo , megjithë Albin . Po si ka mundësi , që Evropa e tërë dhe SHBA-ja , as në tavolinë nuk e qasin Albinin tënd ? A ka kuptim vlerësimi yt për Kurtin , kur BE-ja i ka vënë sanksione dhe Amerika vetëm e kritikon ? Si është e mundur që t’a ketë gabim e gjithë bota dhe t’a ketë drejt vetëm një demo ?

    Reply
  • demo says:
    December 10, 2024 at 6:49 pm

    Sepse e gjithe Bota kujton se do te rahatohet Serbia po te gelltise edhe Mitrovicen edhe Associacionet.
    Ashtu si e GJITHE BOTA E KONGRESIT BERLINIT,e rahatoi Serbine me Sanxhakun e Nishit Toplicen e Sanxhakun dhe Cernagoren me Tivar,Ulqin,Podgirice,Nikshiq.
    E gjithe Bota me gjithe Amerike jane gati t`ja falin sot Kosoven Serbise,vetem Serbia mos na hape ndonje lufte ne Ballkan..
    Ama e gjithe Bota,.Vetem Albin Kurti Reziston kunder te gjithe Botes,qe eshte e gjithe Bota,.
    Se kjo E GJITHE BOTA,nenshkroi faljen e Cekosllovakise Hitlerit,por Hitleri nuk ra Rahat hic.Nuk u rahatua fare,.
    Nuk eshte e re kjo E GJITHE BOTA,,eshte shume e vjeter.
    Skenderbeu kur doli nga Katedralje e vjeter e Shen Palit me premtime plot dhe duar bosh,i tha bashkeluftetareve qe e shoqeronin:-Une duhet te luftoj kunder Papes,jo kunder Sulltanit.
    Kjo eshte Ajo e gjithe Bota qe po i reziston si Gjergj Kastrioti Ai Albin Kurti.
    Demo adhuruesi i Albin shqyptarit thote edhe me shume:-I do ca bumje berthamore Ruse kjo E GJITHE BOTA,qe te vije ne Bicim.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 10, 2024 at 7:29 pm

    Ty @Vlonjati mos ki merak, ta çan mirë bythen Demka, vetëm hiq brekët e ta mbështjell mirë.

    Po si ore I thua ti një njeriu të shumëditur e të nderuar, pensionistit, njeri që ka historinë e jetës së tij, “na çave bythën o Demo..”?!
    Kështu i thua edhe tyt eti, sat’ëme, motrave, vëllezërve, “na çave bythēn”?!..
    Shame on you !!!

    Reply
  • mali says:
    December 10, 2024 at 7:55 pm

    E c’fare lidhje ka ne se e qasin a nuk e qasin sipas disave Kurtin ne tavoline.
    Rendesi ka qe Kosova te mos leshoje troje,sidomos minierat qe jane jete.
    Hidhini nje sy ,ne se Kurti I a jep minierat serbit atehere po keni te drejte ju e une ta quajme tradhetar.
    Deri tani Kurti eshte ne pozicionin e kosoves.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    December 10, 2024 at 8:03 pm

    @mali,

    Bravo,
    Me komentin e fundit e tregove veten që je MAL !!!
    Jo me ato të tjerat…kështu vazhdo.
    Rëndësi ka të ruajmë trojet, minierat.
    Se je rob I mirë dhe i qut, jo për gjë!!!
    Dhe mos u intimido nga Intelektuali që medemek ti je i pa dit, i pa lëçit dhe i pakrasit!

    Reply
  • demo says:
    December 10, 2024 at 8:29 pm

    O Kryeminister Edi Rama!Fol qarte dhe prere.Ceshte ky Strabizem politik qe u thua me tre sponte,dy finte,nje krahmarrje,Mawqedonasve ne Forumin Rinor Arben Xhaferri?????????????????
    Maqedonasit po rrezojne Gjuhen shqipe si gjuhe e Popullsise shqiptare Shtetformuese ne Maqedoni. Po rrezojne Marreveshjen e Ohrit.
    Bertit ore fort si u gerthite Bullgareve kur vune veton kunder pranimit te Maqedonise ne Negociata,.Apo per te tjeret behesh trim ti..Perballe s`ta mban torrobicka as me Maqedonasit.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    December 18, 2024 at 3:33 am

    Demo te dalcin fare.Si e thua se shqiptaret po e rrezojne gjuhen shqipe o zuzar.Sipas ty o sali protopapa ,na qenkan sllavomaqedoncit qe i ledhatojne ,i trajtojne si te barabart,nuk i rrasin burgjeve per gjera te sajuara ,vetem qe jane shqiptar.Qe sllavomaqedoncit kerkojne zhdukjen e shqiotareve autokton ,demo faqe ziu nuk paska ndigjuar.Nje matuf ,nje xvarranik si ty o demo ,kurr mos lindshin dhe kur te lindin,te vdisni sa me pare….Avash avash po ja cjerr masken vetvehtes si nje vegel qoore ne sherbim te armikut…

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    December 18, 2024 at 6:05 am

    E PAT THENE NAIMI
    KEMI SHUME TRADHETOR
    QE TINES E MORREN FRONIN
    E VATANIN BENE THERROR

    ME JU LUMTE KUR FLE MILETI
    E KA FRIKE TE NGREJ KOKEN
    PER PARA MOHON VATANIN
    HASMIT I FAL LIRINE TOKEN

    KA MBARUAR TANI FILMI
    NE KTE ANE TE DRINIT
    SHPRESEA E VETME TANI MBETET
    SHQIPERIA E ALBINIT

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?