Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Këto janë kriteret, kush mund të aplikojë për “Doktoraturat” tek Shkencat Sociale, afatet dhe dokumentet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Këto janë kriteret, kush mund të aplikojë për “Doktoraturat” tek Shkencat Sociale, afatet dhe dokumentet
AktualitetShoqëri

Këto janë kriteret, kush mund të aplikojë për “Doktoraturat” tek Shkencat Sociale, afatet dhe dokumentet

Published: June 6, 2023
Shpërndaje

 

Kanë nisur tashmë aplikimet për pranimet e reja në ciklin e tretë të studimeve të “Doktoraturës” në Shkencat Sociale. Gjashtë janë fushat në të cilat do të mund të aplikohet për të ndjekur studimet e këtij cikli, ndërkohë që konkurrimi do të zhvillohet me anë të dosjes.

Teksa kanë konfirmuar afatet e konkurrimit, si dhe procedurën se si do të veprohet nga aplikimi, e deri tek përzgjedhja e fituesve, autoritetet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës bëjnë me dije se studimet e doktoratës do të ofrohen në këto nënfusha: “Edukim”, “Psikologji”, “Pune e Politika Sociale”, “Sociologji”, “Shkenca Politike”, “Filozofi”.

- Publicitet -

“Periudha e aplikimit me anë të dokumentacionit të kërkuar do të jetë e hapur deri në datën 20 Qershor. Dosja me dokumentet përkatëse duhet të dorëzohet pranë laboranteve të departamenteve çdo ditë pune në orarin 12.00-16.00. Dosja e pranimit të kandidatit duhet të përmbajë të gjitha dokumentet që parashikon udhëzimi i MAS dhe duhet të jenë në përputhje me fushat e kërkimit shkencor të shpallura nga njësitë bazë të Fakultetit”, bëjnë me dije autoritetet e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Kush duhet të aplikojë?

Janë përcaktuar kategoritë e kandidatëve që mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e ciklit të tretë në fushat e përmendura. Sipas vendimit të marrë, aplikuesit duhet të jenë nga këto kategori: personel akademik i punësuar aktualisht me kohë të plotë në strukturat publike të arsimit të lartë, personel i punësuar aktualisht me kohë të plotë, minimalisht mbi dy vjet në institucione publike të kërkimit shkencor, axhenci publike apo institucione ligjzbatuese që ofrojnë, aplikojnë apo drejtojnë kërkimin shkencor në fushën e shkencave Sociale. Mund të aplikojnë edhe ata që janë personel akademik i punësuar aktualisht si pedagog me kohë te plotë në universitete, minimalisht për një periudhë mbi tri vjeçare, si dhe ata që janë personel aktualisht i punësuar me kohë të plotë, minimalisht tri vite, pranë NGO-ve, institucioneve apo axhensive jo publike që kanë si objekt të punës së tyre kërkimin shkencor në fushat e kërkimit që ofrohen nga departamentet e FSHS, me angazhim minimal mbi 1 vit akademik si pedagog i me kohë jo të plotë pranë këtij fakulteti.

Kriteret e aplikimit

Sa i takon studimeve të kryera aplikuesi duhet të ketë përfunduar studimet e larta “Bachelor” në njërin nga programet e studimit që ofrohen nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe që është i ngjashëm me programet që ofrohen në nënfushat e studimit të Doktoraturës. Aplikuesit duhet të zotërojnë një nga këto diploma: Diplomë Master shkencor në njërën nga nënfushat e kërkimit që ofron programi Doktoraturës, Diplomë të Nivelit të Dytë (DND) ose Diplomë Master i Nivelit të Dytë (MND) në njërën nga nënfushat e kërkimit, Diplomë e sistemit të vjetër 4 vjeçar e pandarë në cikle Bachelor dhe Master, si dhe Diplomë Master nga Universitete të huaja dhe e njohur nga organet kopetente shqiptare(MAS).

Është konfirmuar edhe mesatarja e aplikimit për secilin cikël studimi që keni kryer. Kështu, nota mesatare e studimeve të nivelit Bachelor duhet të jetë mbi 8, për nënfushën e studimit në Sociologji duhet mbi 9. Ndërsa nota mesatare e studimeve në nivelin Master shkencor duhet të jetë mbi 9.  Për mesataren e studimeve të diplomave të pa ndara në cikle, nota duhet të jetë mbi 8.5 dhe për Sociologji mbi 9.

Po ashtu duhet të keni dëshmi e gjuhës se huaj në një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, ose spanjisht, minimumi në nivelin B 2, dhe në përputhje me Udhëzimin Nr. 52, datë 03.12.2015 “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të teksteve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, ndryshuar me Udhëzimin nr. 20, datë 22.09.2017, e zotëruar në nivelin C1 përpara fillimit të studimeve të vitit të tretë të doktoraturës.

Vlerësimi i mikrotezës në programet master duhet të jetë i nivelit ”shumë mirë” me notën 9 ose 10. Ndaj aplikuesit duhet të mos jenë marrë ndaj tij/saj masa disiplinore , apo të mos jetë gjetur në shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnë nga pronësia intelektuale apo shkelje të rregullave kundër plagjiaturës. Ju gjithashtu duhet të vetëdeklaroni se jeni në gjendje të zbatoni standardet shkencore dhe etike në programin e studimeve. Duhet të mos jetë i dënuar nga autoritete shqiptare apo jashtë Shqipërisë.

Cilët do jenë prioritet në përzgjedhje?

Procesi përzgjedhjes së aplikantëve për vitin shkollor 2022-2023, do të ndjekë prioritetet, ku së pari do të përzgjidhen personel akademik me kohë të plotë nga departamentet e këtij fakulteti, i kategorisë Asistent lektor, detyrim ligjor i institucionit, për të vijuar me kategoritë asisten lektorë të strukturave të tjera të arsimit të lartë publik, si dhe personeln e punësuar aktualisht në institucione publike, Axhensi publike apo institucione ligjzbatuese që kanë në fokus ofrimin, aplikimin apo drejtimin e kërkimit apo punës shkencore në fushën e Shkencave Sociale.

Nëse pas këtij procesi rekrutimi të aplikantëve ka ende kuota të lira, do të vazhdohet duke rekrutuar aplikantë që janë : personel akademik i kategorisë Assitent – lektor në universitetet jopublike,  vërtetuar nga IAL-ja se është i angazhuar si staf me kohë të plotë minimumi tri vite në atë institucion, etj.

 

 

Në dosjen e aplikimit duhet të përfshihet:

  • Kërkesa me shkrim e kandidatit drejtuar departamentit, me argumentimin për nevojën që e shtyn kandidatin për studime të thelluar në këtë fushë kërkimore të propozuar nga departamenti, drejtimin e studimit, objektivat e kërkimit shkencor, metodologjinë që mund të ndjeki në këtë fushë kërkimore, risitë që pritet të sjellë punimi në lidhje me fushën e kërkimit etj.
  • Diploma e shkollës së lartë dhe lista e notave për diplomën e ciklit të parë dhe të ciklit dytë të studimeve M.Sc, ose ekuivalente me të, origjinale ose kopje e noterizuar dhe e vërtetuar e tyre. Për kandidatët që e kanë fituar këtë diplomë jashtë vendit duhet paraqitur dokumenti i ekuivalentimit të diplomës nga organet përkatëse (MAS).
  • Platforma , sipas formatit të ofruar , e propozuar nga kandidati aplikant per kerkimin , bazuar në fushat prioritare që ka secila nënfushë kërkimore, si dhe Curriculum Vitae.
  • Dëshmitë për specializimet e mëparshme që ndikojnë në kualifikimin pasuniversitar (nëse ka).
  • Dëshmitë për bashkëpunimin me institucionet e tjera shkencore e private (nëse ka).
  • Kopje pasaporte e noterizuar ose fotokopje e kartës së identitetit që vërteton shtetësinë
  • Dëshmi penaliteti, si dhe dy rekomandime të dhëna nga staf akademik nga IAL-të publike ose private.
  • Vetëdeklarim të aplikantit se do të zbatojë standardet shkencore dhe etike të kërkimit shkencor e publikimit.
  • Dëshmi të gjuhës të gjuhës së huaj që zotëron ose kopje e noterizuar e saj.
  • Mandat për tarifën e aplikimit për konkurrim (duke vërtetuar edhe respektimin e afatit) prej 5 000 lekësh.
  • Vërtetim nga qendra e punës që vërteton se kandidati ka angazhim akademik me kohë të plotë pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo është personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
  • Leja nga titullari i qendrës së punës që lejon kandidatin, nëse del fitues, të ndjeki programin e doktoraturës part- time duke ju përgjigjur të gjitha kërkesave që ka programi.
  • Deklaratë vetjake e studentit për përballimin e shpenzimeve të pagesës të përcaktuara në vendimet e UT.
  • Të dokumentohet pjesëmarrja në aktivitete kërkimore shkencore (konferenca, revista, simpozium, etj).

 

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?