Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive”, Blair: Përgëzoj popullin e Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive”, Blair: Përgëzoj popullin e Kosovës
AktualitetKosovë

“Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive”, Blair: Përgëzoj popullin e Kosovës

Published: June 10, 2024
Shpërndaje

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet ditën e sotme në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit. Blair është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku më pas kanë mbajtur një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Blair ka ritheksuar sërish mbështetjen për Kosovën. Ai përgëzoi popullin e Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shfrytëzojnë atë për çlirimin e vendit.

“Emocione të thella të jem këtu. Përgëzime popullit të Kosovës për guximin dhe vendosmërinë e tyre të palëkundur që ta shfrytëzojnë atë për çlirimin e vendit. Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e duhur për ta bërë, dhe sot jam i bindur që të jem përkrah popullit të Kosovës”, u shpreh Blair në konferencën me Osmanin.

- Publicitet -

Blair ka thënë se pret që Kosova, në të ardhmen, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive, që janë në të mirë për gjithë botën. Mezi pres ta shoh ditën që Kosova të zërë vend në familjen evropiane. Së shpejti do t’i adresohem deputetëve të Kuvendit por edhe njëherë dua të shpreh solidaritetin me njerëzit e Kosovës”, tha Blair.

“25 vite më pas, ne ju themi faleminderit që përkundër sfidave ju keni orientuar kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishme të historisë njerëzore. Ju falënderoj përzemërsisht që jeni këtu, në mënyrë që ta shihni dhe ju mirënjohjen e qytetarëve që kanë për ju. Në vitin 1999 roli juaj ishte vendimtar, sikurse atëherë që ishit hero, edhe sot jeni heroi i paqes për vendimin e drejt të asaj kohe dhe gjithë kësaj kohe që keni mbështetur Kosovën”, tha ajo.

Osmani më tej shtoi se vendimi për bombardimet e NATO-s ka qenë i drejtë, pasi ishte në pikëpyetje ekzistenca e një populli.

“Më forcat aleate të NATO-s ju na shpëtuat nga shfarosja. Kosova sot është një nga trashëgimitë tua…Shumë fëmijë të asaj kohe mbajnë emrin tuaj, ata janë dëshmi që sa shumë gjurmë keni lënë te ne”, u shpreh  ajo.

Presidentja mes tjerash tha se ish kryeministri Tony Blair ka qenë hero dhe mbetet hero, pasi vendimi që ka marrë ka qenë i drejtë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Besa dhe Besueshmëria!
  • Kudo që të të çojë vera, Wolt është aty
  • Grabitet një argjendari në Kamëz, dy autorët dyshohet se janë larguar me motor
  • Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  • Tuneli i Llogarasë, biznesmeni Rrok Gjoka qëndron tre orë në SPAK

Komentet e Fundit

  1. XHON BOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  2. sela on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  4. BON XHOVI. on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?