Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kim Jong-un i premton besnikëri dhe mbështetje Putinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kim Jong-un i premton besnikëri dhe mbështetje Putinit
AktualitetBote

Kim Jong-un i premton besnikëri dhe mbështetje Putinit

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i tha të mërkurën presidentit rus, Vladimir Putin, se vendi i tij “e mbështet plotësisht dhe pa kushte luftën e shenjtë” të Rusisë, për mbrojtjen e interesave të sigurisë së vet, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

“Peniani do të qëndrojë gjithmonë pranë Moskës në fronin anti-imperialist”, tha Kim në Rusi më 13 shtator. Kimi, po ashtu, i quajtur marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë “prioritet i parë”.

Dy liderët u takuan në objektin e largët raketahedhës në Siberi, për të biseduar sesi interesat e tyre janë të përbashkëta përballë konfrontimeve të rritura dhe të ndara të vendeve të tyre me Shtetet e Bashkuara.

Në fjalimin e tij hapës, Putini i uroi mirëseardhje në Rusi Kimit dhe shprehu gëzimin që e takoi. Në mesin e çështjeve të diskutuara, Putini i përmendi bashkëpunimin ekonomik, çështjet humanitare dhe “situatën në rajon”.

- Publicitet -

Takimi mes dy liderëve nisi në kozmodromin Vostochny, me një shëtitje rreth objektit raketahedhës të hapësirës, Soyuz-2, ku Kimi i bëri shumë pyetje rreth raketave një zyrtari rus të hapësirës.

Takimi ndodhi pak orë pasi Koreja e Veriut i lëshoi dy raketa balistike drejt detit, duke e vazhduar testimin provokator të armëve që nga fillimi i vitit 2022, pasi Kimi e përdori shpërqendrimin nga lufta e Putinit në Ukrainë për ta përshpejtuar zhvillimin e armëve.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut nuk tregoi menjëherë se sa larg fluturuan raketat e Koresë së Veriut. Roja Bregdetare e Japonisë tha se raketat më gjasë kanë zbarkuar tashmë, por u bëri thirrje anijeve vëzhguese të shikojnë me kujdes për rënien e ndonjë objekti.

Vendimi për t’u takuar në kozmodrom, objektin më të rëndësishëm të Rusisë për lëshimin e satelitëve, lë të kuptohet se Kimi është duke kërkuar nga Rusia ndihmë teknike për të zhvilluar satelitë ushtarakë të zbulimit, të cilët i ka përshkruar si vendimtarë në rritjen e kërcënimit të tij me raketa bërthamore. Në muajt e fundit, Koreja e Veriut ka dështuar vazhdimisht ta dërgojë në orbitë satelitin e vet të parë spiun.

I pyetur nëse Rusia do ta ndihmojë Korenë e Veriut të ndërtojë satelitë, Putini tha, sipas mediave ruse, se “prandaj ne kemi ardhur këtu. Lideri i DPRK-së (Koresë së Veriut) ka shfaqur interesim të madh në teknologjinë e raketave. Edhe ata po përpiqen ta zhvillojnë hapësirën”.

“Ne do të bisedojmë për këto çështje pa nxitim. Kemi kohë”, theksoi Putini.

Putini e mirëpriti limuzinën e Kimit, e cila u soll nga Peniani në trenin e veçantë të blinduar të liderit verikorean, në hyrje të kozmodromit.

Ai tha se ndihej “shumë i gëzuar” që e takoi Kimin. Përkthyesi i Kimit e falënderoi Putinin për mikpritjen e ngrohtë, “edhe pse i zënë”.

Për Putinin, takimi ishte një mundësi t’i rimbushur depot e municionit ta cilat i ka shterur lufta 18-mujore. Koreja e Veriut mund t’i ketë dhjetëra miliona raketa dhe predha të vjetruara bazuar në dizajnin sovjetik, të cilat mund ta forcojnë dukshëm ushtrinë ruse në Ukrainë, thonë analistët.

Kimi e mori me vete në Rusi Jo Chung Ryong, një zyrtar të partisë në pushtet i cili është përgjegjës për politikat e municionit.

Kimi tha se vendimi i tij për ta vizituar Rusinë katër vjet pas vizitës së fundit, tregoi se Peniani po e bën “prioritet rëndësinë strategjike” të marrëdhënieve me Moskën, tha të mërkurën agjencia e lajmeve shtetërore e Koresë së Veriut.

Kimi pritet të kërkojë ndihmë ekonomike dhe të teknologjisë ushtarake.

Marrëveshja për armë do të ishte në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare që Rusia i ka përkrahur në të kaluarën.

Lim Soo-suk, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, tha se Seuli po mban komunikim me Moskën, derisa po e vëzhgon nga afër vizitën e Kimit.

“Asnjë shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara nuk duhet t’i shkelë sanksionet e Këshillit të Sigurimit ndaj Koresë së Veriut, duke u përfshirë në një shkëmbim të jashtëligjshëm të armëve, dhe natyrisht nuk duhet të angazhohet në bashkëpunim ushtarak me Korenë e Veriut, e cila minon paqen dhe stabilitetin e komunitetit ndërkombëtar”, tha Lim.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Korenë e Veriut se po i jep armë Rusisë, përfshirë shitjen e predhave të artilerisë grupit mercenar rus, Wagner.

Zyrtarët rusë dhe verikoreanë i kanë mohuar këto akuza.

Thashethemet për bashkëpunim ushtarak u rritën pasi Sergei Shoigu, ministri i Mbrojtjes i Rusisë, e vizitoi Korenë e Veriut në korrik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 28 shtator 2026
  • Gruaja e Trump: U rrita shumë mirë në komunizëm
  • I korruptuar ose leshko
  • Sa dhe si shfaqet Rama në mesazhet mes Agasit e Hysenit
  • Pse 2027 do diktojë nëse evropianët do të mbeten zotër të fatit të tyre apo do t’u nënshtrohen diktatit të fuqive të tjera globale

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  2. Dudumi on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  3. Ethem Lalaj on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  4. . on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”
  5. Claus on Një tjetër “nuk di gjë, s’kam faj”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?