Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kishim fokus dhe ekuilibër”, Reja pas miqësores me Arabinë: Të rinjtë treguan vlera
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > “Kishim fokus dhe ekuilibër”, Reja pas miqësores me Arabinë: Të rinjtë treguan vlera
Sport

“Kishim fokus dhe ekuilibër”, Reja pas miqësores me Arabinë: Të rinjtë treguan vlera

Published: October 27, 2022
Shpërndaje

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja është shprehur i kënaqur për paraqitjen e kuqezinjve në miqësoren ndaj Arabisë Saudite, që përfundoi në barazim 1-1 dhe u luajt dje në Abu Dabi.

Në prononcim e tij për Fshf.org pas ndeshjes, tekniku vlerëson provën e përfaqësueses shqiptare ndaj një skuadre që do të marrë pjesë në finalet e Botërorit “Katar 2022”, teka thekson se ka marrë përgjigjet e duhura dhe ka mbajtur shënim disa nga emrat e rinj, të cilët mund të jenë të pjesë e kuqezinjve edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, Reja shpreh komplimentet për faktin që ndonëse kishin pak ditë në dispozicion, lojtarët u përshtatën shumë mirë dhe interpretuan në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke u mbrojtur mirë dhe duke krijuar disa raste të mira për gol. Sakaq, ai shpreh keqardhjen për rastet e humbura dhe nënvizon se duhet të përmirësohemi në këtë drejtim.

- Publicitet -

Prova e Abu Dabit – “Me Arabinë Saudite ka qenë një ndeshje mjaft interesante, kemi luajtur ndaj ekipi që ka treguar vlera të mira në fushë, por ne bëmë një ndeshje shumë të mirë, me përqendrimin e duhur, djemtë punuan shumë mirë gjatë ndeshjes, duke krijuar 4 ose 5 raste për gol për të mos harruar edhe një penallti të padhënë nga gjyqtari në rastin e ndërhyrjes ndaj Skukës. Duke marrë në konsideratë vlerat e Arabisë Sauditë, është e qartë që kemi bërë një paraqitje të mirë dhe për këtë duhet t’u bëj komplimentet djemve, për seriozitetin që treguan gjatë gjithë këtyre ditëve”.

Emrat e të ardhmes – “Sigurisht unë kam marrë indikacione të rëndësishme nga kjo ndeshje dhe kam mbajtur shënim emrat e disa lojtarëve edhe për të ardhmen. Miqësore të tilla janë të rëndësishme për të fituar eksperiencë dhe për të nxjerrë konkluzione, ndërkohë që do të kemi edhe një miqësore të tretë në nëntor, ku do të testojmë pjesën më të madhe të lojtarëve që kisha në këtë grumbullim”.

Përmirësimi në finalizimi – “Sidoqoftë pres përmirësime të mëtejshme në aspektin e lojës dhe mbi të gjitha për problemin e zakonshëm, kemi vështirësi në pjesën e konkretizimit të manovrave në fazën ofensive. Ndaj Arabisë nga 5 raste të paktën duhet të kishim shënuar 2 ose 3 gola sepse kishim raste të mira kështu që në këtë pjesë të lojës duhet ë përmirësohemi dhe të jemi më të saktë në finalizim. Në vija të përgjithshme kemi bërë një ndeshje të mirë”.

Surpriza pozitive – “Më pëlqeu që vetëm në pak ditë stërvitje bashkë djemtë ishin shumë të përqendruar për të bërë detyrën e tyre sa më mirë, kishim ekuilibër në skuadër dhe duhet t’i bëj komplimentet e mia të gjithëve. Nuk e mendoja që brenda një kohe të shkurtër skuadra do të funksiononte kaq mirë në fushë, sepse nuk është e lehtë, dhe djemtë u treguan të zotë sidomos në fazën mbrojtëse për të kuptuar si duhet vendosjen dhe kemi treguar se jemi një skuadër solide. Kemi bërë mirë në aspektin taktik sidomos në mbrojtje bëmë një punë të mirë dhe nga mesfusha në sulm gjithashtu krijuam aksione të mira. Për këtë arsye duhet t’i komplimentoj protagonistët”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • hajdute te identitetit..patriot . says:
    October 30, 2022 at 4:01 pm

    kush po u dhjete juve;
    me boten tuaj dhe “Vip”-ave, te tjere,
    shqiptaret s’i lidh asgje .
    ju thjesht na merni ndjenjat patriotike..Qyl .

    Reply
  • Andis says:
    October 31, 2022 at 2:00 am

    Nje ndeshje e Lene ne hije dhe terr informativ kunder nje ekipi te dobet ne leter

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?