Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kjo nuk ndodh se unë vesh atlete në samite”, Rama tregon përplasjen e panjohur me BE-në për Kosovën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Kjo nuk ndodh se unë vesh atlete në samite”, Rama tregon përplasjen e panjohur me BE-në për Kosovën
KryesorePolitike

“Kjo nuk ndodh se unë vesh atlete në samite”, Rama tregon përplasjen e panjohur me BE-në për Kosovën

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama duke folur në Kuvend ka zbuluar për herë të parë komunikimin me Bashkimin Europian për moslinjëzimin e Shqipërisë për herë të parë me deklaratën e BE-së në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023.

Rama thotë se kishin kërkuar një deklaratë të dytë për dënimin e organizatorëve të sulmit kriminal në veri, si edhe dënimin e zisë kombëtare, mirëpo kreu i qeverisë theksoi se BE u kishte shpjeguar se sipas procedurave nuk mund të dilnin me një deklaratë tjetër aq shpejt.

Për këtë arsye Rama tha se vendosën që mos të linjëzoheshin me deklaratën e BE.

- Publicitet -

“Në Tiranë dhe Prishtinë, ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja. Nëse sot respektohet si e barabartë, vlerësohemi për dinjitetin që tregojmë me fjalë dhe vepra. Pyetemi nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, çmohemi si vend serioz, që i besohen poste me rëndësi, siç ishte dhe zgjedhja në OKB, apo na kërkohen mikpritje samitesh në Shqipëri.

Kjo nuk ndodh as se unë vesh atlete në samite apo se ata nuk dine se ku të mblidhen, por se e kemi çuar pozicionin tonë në rajon dhe botë në një kah të ri. Jemi faktor paqeje, si anëtar i denjë i komunitetit euroatlantik.

Sa herë e kemi dëgjuar nga qeveritarë që thonë; Shqipëria është faktor paqeje, stabiliteti në rajon dhe botë. Deri dje Shqipëria është faktor pasiv, sot aktiv. Ka një fill të artë amaneti kombëtar që vazhdon. Kjo na kërkon që të bëhemi perëndimorët e Ballkanit dhe jo ballkanasit e radhës. S’kemi luksin që të luajmë me dy porta.

Për ata që duan ta dëgjojnë, një moslinjëzim me politikat e jashtme me BE-në, nuk është një fjalë gojë, pasi jemi vend kandidat për BE. Nuk është as akt heroizmi, por politikë kundërshtie.

Kjo që bëmë ishte më shumë se një deklarim i Shqipërisë, ishte një manifestim dhe mos dakordësie për të dhënë një mesazh të qartë për normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut. Duhet te jetë e qartë që nuk bëmë një gjest konsumi elektoral.

Mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së qëndrimit të Brukselit, jo vetëm në lidhje me Beogradin, por edhe lidhur me çfarë vjen, çfarë mund të vijë dhe çfarë duhet të vijë nesër. Vetë viktimizimi diplomatik i Serbisë, falë dhuratave politike të marra zyrtarisht nga Prishtina në proceset e dialogut, e bëjnë jo të lehtë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?