Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KLP propozon hapjen e garës për tre prokurorë të rinj në SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > KLP propozon hapjen e garës për tre prokurorë të rinj në SPAK
KryesoreVetting

KLP propozon hapjen e garës për tre prokurorë të rinj në SPAK

Published: September 26, 2023
Shpërndaje
_upscale

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka propozuar hapjen e garës për plotësimin e tre vendeve vakante në SPAK, që pritet ta çojë numrin e prokurorëve në 20.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP njoftoi të martën më 26 shtator se Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka marrë vendim për të propozuar hapjen e garës për tre vendet vakante që kanë mbetur pa u plotësuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë është caktuar të zhvillohet të premten më datë 29 shtator.

“Nëse do të miratohet propozimi i KZHK-së pranë KLP-së, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20,” thuhet në njoftimin e KLP-së.  Aktualisht në SPAK ushtrojnë funksionin 17 prokurorë të emëruar.

Më 26 dhjetor 2019, me kërkesë të ish-drejtuesit të SPAK, Arben Kraja, KLP dha pëlqimin për transferimin e përkohshëm të dy prokurorëve Dritan Prençi dhe Vladimir Mara. Në vijim, gjatë procedurave për plotësimit të vakancave në SPAK, Prençi dhe Mara u zgjodhën si fitues nga KLP dhe u emëruan në strukturën e posaçme.

- Publicitet -

Në mars 2021, KLP dha opinion pozitiv edhe për transferimin në SPAK të prokurores së Pogradecit, Dorina Bejko.

Dy vjet më vonë, më 15 mars 2023, KLP vendosi unanimisht të japë opinion pozitiv për transferimin e përkohshëm pranë SPAK, të prokurorit Olsi Dado, bazuar në një kërkesë të drejtuesit të strukturës, Altin Dumani.

Prokuroria e Posaçme u ngrit pas ndryshimeve ligjore të vitit 2017, si një strukturë e posaçme e organit të akuzës me qëllim hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe të krimit të organizuar.

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen si piromanë për zjarrin që përfshiu Himarën, pas çobanit Policia shoqëron edhe dy persona të tjerë
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?