Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kodi i ri Penal parashikon 4 vite burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kodi i ri Penal parashikon 4 vite burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme
KronikeLajmi i fundit

Kodi i ri Penal parashikon 4 vite burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshme

Published: August 31, 2025
Shpërndaje

Kodi i ri penal sjell shtimin e veprave penale që lidhen me sigurinë ushqimore, dhe konkretisht me prodhimin e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin, ofrimin e ushqimit të pasigurtë, mashtrimin me produktet ushqimore dhe paraqitjen e rremë të produktit ushqimor.

Referuar nenit 458 të draftligjit, “Prodhimi, përpunimi, ruajtja, tregtimi, importimi, eksportimi i ushqimeve, pijeve dhe lëndëve të tjera ushqimore, përdorimi i kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë në kundërshtim me standardet ligjore të lejuara, ose përdorimi i tyre te kafshët dhe bimët që përdoren si ushqim, në kundërshtim me kërkesat ligjore, duke i bërë ushqimet të pasigurta për konsum, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në 4  vjet.

Vepra penale Ofrimi i ushqimit të pasigurtë kriminalizon therjen e kafshëve për shitje ose përdorimin e produkteve shtazore për konsum njerëzor, duke e ditur që atyre iu janë përdorur trajtime terapeutike me substanca të dëmshme. Dënimi në këtë rast shkon deri në 4 vjet burg. Është kriminalizuar gjithashtu hedhja për konsum publik e mishit ose produkteve të kafshëve të destinuara për ushqim, pa respektuar periudhat e pritjes, të parashikuara në ligj.

- Publicitet -

Sipas nenit 460 mbi mashtrimin me produktet ushqimore “Importimi, prodhimi, ruajtja, falsifikimi, publiciteti, tregtimi apo vendosja në qarkullim me ndonjë mënyrë tjetër e ushqimeve, materialeve ose lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë, në të cilët janë shënuar të dhëna të cilat nuk i korrespondojnë përmbajtjes, llojit, kategorizimit, prejardhjes, sasisë apo cilësisë së produktit apo produkte pa të dhënat e mësipërme, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi, dënohet me burgim deri në tre vjet”.

Vepra penale Paraqitja e rremë e produktit ushqimor bën të ndëshkueshëm penalisht me burg deri në 6 muaj ofrimin në treg të produkteve ushqimore duke mos plotësuar ose ndryshuar kërkesat e përcaktuara në ligj për skadencën ose përbërjen, fshehjen ose marrjen e produkteve ushqimore që synohen të bëhen të papërdorshme ose të dezinfektohen, me qëllim tregtimin e tyre.

Gjithashtu vepra penale Prishja e shenjave të organeve shtetërore në fushën e sigurisë ushqimore ndëshkon heqjen ose ndryshimin e shenjave bllokuese apo ushtrimin e aktivitetit pas bllokimit në kundërshtim me masat e përkohshme ose përfundimtare, të vendosura nga organet inspektuese të autoritetit kombëtar të ushqimit, me qëllim prodhimin ose tregtimin e ushqimeve të pasigurta. Dënimi për këtë vepër është deri në 3 vite burg.

Scan.tv

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Po says:
    August 31, 2025 at 8:25 am

    Me shume ta bejn denimin se helmuan popullin rq.

    Reply
  • Rexha says:
    August 31, 2025 at 9:12 am

    Pas kaq shume vitesh “demokraci”, shumica e shkelsve ligjor kane kaluar pa u ndeshkuar ose kane marr ndonje ndeshkim simbolik, krejt qesharak.
    Investimet ne sigurimin e cilesise se ushqimit perfshire ketu legjislacionin dhe zbatuesit e tyre, jane investime qe nje shoqeri do te duhej ti bente per parandalimin e semundjeve te ndryshme dhe mbrojtjen e shendetit te qyetarve.
    Artikujt ushqimor te demshem jane shkaku-burimi i semundjeve, ato çojne te mjeku dhe te barnat. Nese duame te mbrojme fondet e sigurimeve shendetesore, dhe nese nuk duame qe nje nje te ardhme jo te larget te kemi aq shume te semure si barre e rende per shoqerine, per shtetin dhe per fondet e sigurimeve shendetesire, atehere investimi preventues si ky ne ushqime eshte e vetemja zgjedhje e mundshme.
    Por, ndeshkimi “qe parashikon 4 vite burgim eshte nje ndeshkim i vogel qe nuk do te ndaloj dot tregtaret apo prodhuesitt e papergjegjshem.
    Keto pune rregullohen vetem ndeshkime te renda, shume te renda, duke qene se pasojat shendetesore qe shkatohen nga ushqimet te demshme jane shume shume te medha.

    Reply
  • Shkruani shqipe! says:
    August 31, 2025 at 11:13 am

    Analfabet!
    Shkruaj shqip: Kodi i ri Penal parashikon 4 vite burg për tregtimin e ushqimeve të dëmshëm!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    August 31, 2025 at 9:17 pm

    Fitojnë miliarda deri sa të zbulohen vdesi tan aj popull, dënimi vetëm 4 vjet e u kry, hajde shtet patatinash, për këto ligje ikun Shqiptarët se i sëmurët nga të gjitha anët, me ligje me ushqime etj etj
    Duhet enveri për at vend o babush.

    Reply
    • ¿? says:
      August 31, 2025 at 9:24 pm

      E di qe ca nga ju qe kerkoni Enverin, na çate menderen. Po Enverin e kishim mer te shkerdhefsha robt ne SHkoder e ne Belgjike ku ti kesh, dhe u leshuam si kope te terbuara neper Europe se po ngrodhnim nga uria. Ti dashke Enverin prape. Po ça mutin do ne Belgjike, hajde ne SHkoder dhe sille Enverin prape, o shkerdhate.

      Reply
  • Agushkari says:
    September 1, 2025 at 9:06 am

    Po Kodi I vjeter e lejonte ?

    Reply
  • demo says:
    September 1, 2025 at 9:22 am

    Enverin ne Shkoder e do maloku Recit Shaqir Vukaj dhe maloku Pukes Bedri Islami. Tjeter nuk ka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?