Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kodi i ri Penal, rikthehet “Shkolla e vagabondëve” dhe “fletë rrufetë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kodi i ri Penal, rikthehet “Shkolla e vagabondëve” dhe “fletë rrufetë”
KronikeLajmi i fundit

Kodi i ri Penal, rikthehet “Shkolla e vagabondëve” dhe “fletë rrufetë”

Published: February 12, 2024
Shpërndaje

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Breaking”, ku ka sqaruar dënimin e ri që do parashikohet në kodin e ri penal, atë të qortimit gjyqësor.

Sipas saj, ky dënim do jetë për ata njerëz që kanë kryer kundërvajtje penale të lehta.

Pyetje: Qortimi gjyqësor me shpallje deri diku i njëjtë me një fletërrufe që realizohet vetëm nëse i akuzuari pranon të qortohet, çfarë do të thotë kjo?

- Publicitet -

“Si figurë e re është shumë risi sa i takon dënimeve alternative. Dënimet alternative përfshijnë disa dënime, mes tyre dhe dënimin me kusht, pra ku shmanget vuajtja e vendimit gjyqësor në qeli. Midis tyre është futur dhe qortimi gjyqësor që është figurë e re dhe risi në rast se do aprovohet nga të gjitha aktorët. Vlen të theksohet që të gjithë aktorët e drejtësisë ku përfshihet shkolla e magjistraturës, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ministria e Drejtësisë, ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, secila prej tyre që janë pjesë e grupit të punës japin referimet e tyre për të sjellë një kod penal të ri, më i fundit ai që është miratuar, është në kuadër të reformës në drejtësi në vitin 2017, ndërkohë që është vënë re që për shkak të shumë fenomeneve në shoqërinë shqiptare, duke nisur për shembull tek nevoja për të mos shpallur vetëm dënimin e burgosjes së një autori të një krimi, është propozuar si një qasje e re edhe qortimi gjyqësor.

Ky qortim gjyqësor që jepet nga gjykata penale për vepra të lehta, në radhë të parë duhet pranuar nga vetë ai që ka kryer krimin apo kundravajtjen penale në maksimumin që parashikon kodi penal, veprën penale me maksimumin 1 vit burgim. Kjo do të sillte jo vetëm ekonomi gjyqësore, por do të sillte një minimizim të shpenzimeve të shtetit shqiptar sa i përket mbajtjes së atyre personave të cilët janë shpallur apo presin të dënohen apo të marrin pafajësi nga gjykata, do të jepte dhe një ulje të faturës financiare që shqiptarët paguajnë.

Nëse ke bërë një gabim i kundravajtjes penale nuk mund të qortohesh gjyqësisht dhe të vendoset shpallja nëse ke bërë një vrasje, nëse ke bërë një grabitje me dhunë, nëse ke bërë një krim të rëndë. Këtu jemi në rrethana të tjera, por nëse ke drejtuar në gjendje të dehur automjetin, nëse ke bërë vepra të tjera që konsiderohen si kundravajtje penale dhe nëse je dakord të qortohesh atëherë ky është hapi i parë. Më pas gjykata vendos të dënohesh me qortim.

Sipas gazetares, asnjë i ri nën 21 vjeç, nuk do të dënohet me burgim të përjetshëm dhe gjithashtu qeveria parashikon hapjen e një instituti të ngjashëm me atë të “Shkollës së Vagabondëve” për riedukimin e të miturve. 

“Prej pesë vitesh në vendin tonë aplikohet kodi miqësor për të miturit, me qëllim që ta korrigjojmë, edukojmë fëmijën në forma të tjera, që ai të mos ndeshet direkt me autoritete si gjykata apo polici. Por pavarësisht këtyre përpjekjeve është parë se ka një shpërthim të krimit të kryer nga të miturit, megjithëse në kodin e drejtësisë penale për të mitur është parashikuar që përpos institutit të Kavajës duhet të ishin hapur edhe institucione që nuk janë hapur ende, dhe një ndër to është ai, që konsiderohet si kthimi i “Shkollës së Vagabondëve”. Është një institut që parashikohet të hapet në periferi të Tiranës. Është gjendur edhe trualli ku do të hapet”, tha Hoxha.

Gazetarja shpjegoi se krimet nga të miturit janë 4 –fishuar gjatë vitit 2023.

“Nga të dhënat e investiguara shihet se vetëm për 2023 ka një shifër prej 2006 të miturish, konsiderohet 4 -fishim i përfshirjes së të miturve në krim. Kur flasim për krim nuk flasim vetëm për vjedhje, por edhe për shpërndarjen e drogës, plagosjet e rënda masive si dhe kundravajtje të tilla si drejtimi i automjetit në gjendje të parregullt. Pavarësisht se shikohet qasja për të korrigjuar fëmijën për ti dhënë masë edukuese, që ai të jetë afër familjes dhe shkollës duhet të ishin ngritur këto instrumente që nuk janë ende funksionale dhe janë në varësi të ministrisë së Drejtësisë. Në kodin e ri, në kuadër të kësaj kjo fashë moshore të shmanget nga burgimi i përjetshëm. Ajo që shikohet sërish si risi për ë miturit lidhet me futjen e një neni që ka angazhimi i të miturve për shpërndarjen e drogës. Ka marrë shkas për shkak të numrit të lartë të të miturve që janë angazhuar në shpërndarjen e narkotikëve dhe propozuesit kanë kërkuar që të fuutet një nen i ri që të gjenden autorët që përfshijnë të miturit, sepse ata shpëtojnë nga drejtësia. Dosjet penale kanë treguar se të miturit kthehen në përdorues droge dhe më pas i përdorin si shpërndarës të drogës, një fenomen shumë i njohur në Tiranë”, tha Anila Hoxha.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Pfffffff says:
    February 12, 2024 at 11:41 am

    Hoplaaa, kshu po ka lezet. Ligji si llastik brekësh. Ec Sale se ja hodhe, shko për riedukim tash. Prisni, prisni se s’keni parë gjë akoma.

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2024 at 12:11 pm

    nuk shoh ndonje te keqe ketu,.
    A nuk duhet qortuar me ligj,ajo gazetarja qe qelloi deren e vet me kallashnikov,per te bere buje?
    Mendoj te rifunksionojne edhe Keshillat Popullore te Lagjeve.Fjala me vend do te ishte Adapt per Kryetar Kshilli.meqe nukU po i shkelqen kariera andej nga NDERMARRJA.
    Nuk e di cfare mendimi ka fjala me vend per kete????

    Reply
  • demo says:
    February 12, 2024 at 5:53 pm

    Nuk jane per te qeshur,por jane shume efikase,disa nga strukturat e zhdukura te sistemit diktatorial,enveristo komunist.
    1-SHKOLLA E VAGABONDAVE. Ne ate system emerohej Institucion Riedukimi per te Miturit,ku mbaheshin hajdutet dhe kriminelet qe nuk kishin mbushur moshen per burg ordiner.
    Psh.nje nga bisnesmenet me te famshem te Fillim demokracise,Nje hajdut i mitur trenash ne Kavaje doli pikerisht nga kjo shkolle.Por edhe nje President Futbolli U edukua,U riedukua ne Ate shkolle,u pasurua u bisnesmenerue dhe u nderue nga gjithe Shqiperia si President Futbolli,Madje u shpall edhe Kampjon Kombetar..Sot qe hapat e para te krimit,vjedhjeve,droges nisin pikerisht ne keto mosha,(shperndarja e drogave,thikat dhe sherret jane te pranishem ne oborret e shkollave),duhet marre seriozisht rihapja e ketij Institucioni. Perhapja e veprave penale tek te miturit ka karre permasa shqetesuese dhe nuk i mban dot ne burg.
    Keshillat Popullore te Lagjes.
    Kane qene jo vetem organe politiko-klasore te atij systemi,por kane qene edhe organe te rendesishme te parandalimit te veprave penale,,sidomos te krimit ne familje.para se te ndodhe,Evidentimin e te miturve dhe adoleshenteve me shenja kriminaliteti,para se te behen te rrezikshem,,Evidentimin e mjeshtave mafioze qe perdorin rrugacet e vegjel si zare dhe cerra.
    Por Keshilli Popullor i Lagjes eshte nje ASSET i pacmuar per parandalimin e krimit me baze Pronen.
    Komshiu me komshiun per gardhin,vrragen e ujit,,Vellai me vellane etj..
    Si thua ti Fjala me vend,se ti ke experience ,.

    Reply
  • mali says:
    February 12, 2024 at 6:47 pm

    Ligje te ketij lloji e keni te gatshem ne BE dhe Amerike.Nuk ka nevoje te beni cudira shqiptare.Ato ligje jane te kompletuara nga studimet shumevjecare te specialiteteve te ndryshme .Ne nuk na mbetet gje vetem mere kallep dhe beje ligj shqiptar.C’do shitje pordhe te analisteve juriste a te avokateve vetem demtojne qellimin e ligjit.Zbatojeni kete per 30 vjet dhe koha e rregullon difektin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kafshohet nga nepërka në Valbonë, turistja nga Zelanda tregon si mbijetoi dhe ka një apel për të gjithë
  • Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  • Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025

Komentet e Fundit

  1. Detari on Greqia njofton misionin e parë hapësinor, emri Adrianos Golemis ngjall kuriozitet dhe polemika
  2. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  3. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. nastradini on Goxhaj flet për akuzat lidhur me UÇK dhe Iranin: Nga varet si do vijojë protesta
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?