Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kolegji i Europës ngjall interesim të madh, dhjetëra aplikime në Kampusin e Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kolegji i Europës ngjall interesim të madh, dhjetëra aplikime në Kampusin e Tiranës
AktualitetShoqëri

Kolegji i Europës ngjall interesim të madh, dhjetëra aplikime në Kampusin e Tiranës

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Kolegji i Europës ka ngjallur brenda pak javësh një interesim të madh me Kampusin e Tiranës, i cili u përurua në mesin e tetorit të kaluar. Administratorë të projektit pohojnë për Zërin e Amerikës se deri tani kanë aplikuar dhjetëra studentë për master në integrim dhe transformim europian, dhe deri në mes të janarit mund të mbërrijnë edhe shumë aplikime të tjera.

Kampusi i Tiranës është i dyti pas atij të Varshavës, qysh nga themelimi i Kolegjit të Europës në mesin e shekullit të kaluar, i cili u ngrit për fuqizimin e projektit të Bashkimit Europian. Vetëm 7 javë nga përurimi i kampusit të Tiranës i Kolegjit Europian aplikimet e dhjetëra e dhjetëra studentëve nga rajoni dhe kontinetit janë qysh tani disafish më të larta se projekti fillestar.

Organizatorët vlerësojnë se projekti është sfidues dhe shpresojnë ta bëjnë atë të suksesshëm. Ata theksuan se hapja e një kampusi në Tiranë është një ogur i mirë për potencialin e Shqipërisë në rajon dhe jo vetëm.

- Publicitet -

Projekti është financuar nga Bashkimi Europian përmes një granti, e ndërkohë po bisedohet për një numër të konsiderueshëm bursash nga burime të tjera, që do të mbulojnë një numër të madh studentësh. Aktualisht po kryhet faza përgatitore e vlerësimit, para se të vijë faza e dytë, hapja e programit master.

Koordinatori administrativ i projektit për hapjen e kampusit të Tiranës të Kolegjit të Europës, Boiken Sinaj, thotë se kampusi i Tiranës mund të japë ndihmesën e vet në dy kahje, si nga BE-ja ashtu edhe nga vendet që synojnë anëtarësimin.

“Viti i parë do të ketë vetëm një program masteri. Synojmë të kemi 31 studentë, të cilët do të jenë nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe të Europës në përgjithësi, por jo vetëm. Ata do të bashkohen nën moton e Kolegjit të Europës. Bashkëjetesa me njëri tjetrin, njohja reciproke është një ndër objektivat madhore të kampusit të Tiranës”, thotë zoti Sinaj.

Pranimi i aplikimeve u hap me një ceremoni më 15 tetor, një ditë para Samitit të procesit të Berlinit, ku mori pjesë edhe presidentja Von Der Leyen, kryeministri Rama dhe rektorja Mogherini. Edhe pse aplikimet janë deri tani shumë herë më të larta se sa projekti, kjo nuk është arsye që të dekurajohen aplikime të tjera, sepse përzgjedhja e aplikantëve nis kur të mbyllen regjistrimet.

Aplikimet mund të jenë nga gjithë Europa, Shqipëria e Ballkani po ashtu, pohojnë organizatorët. Procesi i regjistrimit po ecën me ritme shumë të kënaqshme, do të mbyllet më 16 janar, ndaj deri atëherë janë ftuar të aplikojnë kushdo që plotëson disa kërkesa që lidhen me njohjen e anglishtes dhe frëngjishtes, si dhe kredite e vlerësime universitare për studimin e politikave të jashtme dhe ato europiane.

Fillimisht dy vitet e para do të jetë një zgidhje e përkohshme Kampusi do të jetë i shtrirë në gjithë qytetin, kryesisht pranë Qytetit Studenti, ku do të jetë edhe salla e leksioneve, biblioteka dhe fjetina, ndërsa në qendër të Tiranës është zyra e përfaqësimit të kampusit të Tiranës.

“Ky është një projekt pilot në fazën fillestare, i cili ka vetëm një program master i përparuar për integrim dhe transformim europian. Simbolika është e fortë, sepse synohet që studentët të marrin njohuri të thelluara mbi politikat e zgjerimit europian, si dhe të përgatiten kuadrot e reja për këtë përafrim, si dhe me synimin ambicioz, që është transformimi i brendshëm i Bashkimit Europian”, thotë zoti Sinaj.

Kolegji i Europës është një entitet që prej shumë kohësh jep ndihmesën e vet në fuqizimin e idealit europian, ndërkohë që aktualisht brenda vet BE-së procesi i zgjerimit është ngadalësuar dhe pritet të ndodhë një reformë tërësore e politikave të tij, ku përfshihen edhe mënyrat e vendimmarrjes.

Kampusi i Tiranës i Kolegjit Europian pritet të hapë dyert për studentët në shtator të vitit të ardhshëm, si dhe të ketë një rol të rëndësishëm lidhur me vendet kandidate për në BE. Për suksesin e tij pritet edhe pjesëmarrja dhe mbështetja e shoqërisë civile dhe qarqeve të biznesit.

Kolegji i Europës është një institucion pasuniversitar, i pari në studimet europiane, i themeluar në vitin 1949, pas Kongresit të Hagës nga disa prej etërve të Bashkimit Europian si Winston Churchill, Salvador de Madriaga, Alcide de Gasperi, dhe Henry Spak. Qëllimi ishte që të ngrihej dhe të çohej përpara projekti europian.

Në vitin 1992 Kolegji u zgjerua duke hapur kampusin e Varshavës i cili ka ndikuar për zgjerimin e Bashkimit Europian në Europën lindore. Kampusi i Tiranës është adresa e tretë e Kolegjit të Europës. Tirana u zgjodh për frymën proeuropiane të Shqipërisë, pohojnë koordinatorët, prej mikpritjes së shqiptarëve, për rritjen e aeroportit dhe për bashkëpunimin rajonal të saj.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?