Në 26 gusht 1938 u nda nga jeta Migjeni. Ai ishte një poet unik dhe vargjet e tij për skamjen, hipokrizinë, trishtimin, pabarazinë janë aktualë në çdo kohë. Më poshtë, një nga shënimet e shumta që ka botuar në DITA për Migjenin, i ndjeri Moikom Zeqo:
Nga Moikom Zeqo
Migjeni shkruan në vitin 1934 në një prozë të tij: “vëren se si shkëlqejnë tryezat e gurit të bardhë, karriget e zeza me politurë, – iu banë si me qenë pjesa e një trupi të tij të madh, nga i cili u shkëpueste…”
Në një libër për Futurizmin “Il Futurismo” , lexoj një manifest të piktorëve futuristë Umberto Boccioni, Carlo Carrá, Luigi Russolo, Giacomo Balla, Gino Severini. Manifesti është i vitit 1910. Në të thuhet ndër të tjera:
“Kush beson më në patejdukshmërinë e trupave, që prej kohës kur ndjeshmëria jonë e mprehtë dhe e shumëfishuar i ka arritur shfaqjet e errëta të mediumeve?… Trupat tanë depërtojnë në kolltukët mbi të cilët ulemi dhe kolltukët depërtojnë në trupat tanë.”
Si të shpjegojmë këtë përputhje? A mund ta quajmë tamam përputhje? Të dy tekstet janë të shkëputura si dy trupa qiellorë më vete, pa lidhje në të njëjtin cikël rrethqarkullimi kozmik.
A thua Migjeni të ketë lexuar këtë Manifest Futurist? Migjeni ka lindur në 1911. Vështirë që ai ta ketë lexuar tekstin rebel të piktorëve futuristë të vitit 1910.
Asgjë nuk mund të sqarojmë në këtë pikë kriptologjike. I afrohemi simbolit, por s’futemi dot brenda tij. Kjo pamundësi është fatale, e pazhbirueshme. Mbase imazhi është arketipal, i perceptueshëm dhe i lindur njëkohësisht. Në lloj mirëkuptimi delikat dhe i brishtë.
Por le të thellohemi në pasazhin sintetik: Kolltuku dhe njeriu.
Pushteti, autoriteti, egoja e secilit, janë thelbi ku rrimë, ku ulemi, ku qëndrojmë, urdhërojmë, meditojmë, thurrim intriga, bëjmë plane, por edhe ëndërrojmë.
Froni mbretëror është mbreti, ai presidencial vetë presidenti, kolltuku i drejtorit të bankës është gati vetë banka, kolltuku i drejtorit të mediave, vetë mediat.
Ah, kolltukët e antropomorfizuara! Ah, kolltukët e qenieve të plotpushtetëshme! Ah kolltukët fatalisht hierarkikë!
Askush nuk i vlerëson ndenjëset e thjeshta, karriget, stolat, tërë ato struktura ku ulen punëtorët, njerëzit e varfër, emigrantët, lypësit, prostitutat, nëpunësit e vegjël, nxënësit, poetët e rinj, që s’kanë para të botojnë librat e tyre të ëndrrave, të sëmurët me kancer që s’kanë mjaftueshëm për t’u kuruar, të papunët e pafund, të divorcuarit, fëmijët e braktisur, pa lodra, pa përkëdhelje, të çmendurit, vetëvrasësit e ardhshëm, kërkuesit e plehrave, të paralizuarit, të verbrit, njerëzit e shkretëtirave dhe të periferive!
Ah, skotat dhe ndarjet e njerëzve të planetit të sfilitur!
Ah, fronet e praruar të shtetarëve të mëdhenj, burokratëve, papëve, akademikëve servilë, VIP-ave të marrë, gjeneralëve! Ah!
Migjeni rebel!
Një imazh apokaliptik mund të përmbyllej me kolltukë prej zjarri për prapanicat që shtypin fytyrën e dëlirë të së Ardhmes! Ah!
—-
©Copyright DITA

fjali e fundit duhet varur në hyrje të çdo ministrie sot. Migjeni ishte dhe mbetet ulërima e këtij populli!
Shqipëria e 1934-s dhe kjo e sotmja janë e njëjta gjë, thjesht me dekoratë më moderne. Aktualitet dhimbshëm i gjallë.
Moikom Zeqo, një intelektual i përmasave që nuk na përsëriten më lehtë. Çfarë analize e hollë letrare! Të kapësh fijen e padukshme mes Migjenit tonë dhe futurizmit italian kërkon një mendje vërtet erudite.
E dhimbshme por e vërtetë. Edhe sot e kësaj dite zhvillohet e njëjta luftë: ata që rrinë në kolltukët e praruar të pushtetit dhe ata që rrinë në stolat e thyer të periferive. Asgjë nuk ka ndryshu në thelb.
Migjeni nuk ishte thjesht poet, ishte një sociolog i veshur me petkun e letersisë. Sot kemi më shumë “kolltukë” dhe më pak njerëzillëk se në kohën e tij. Respect për gazetën DITA që risjell këto margaritarë të Moikomit.
Ah, ai “kolltuku”… sa njerëz i ka tjetërsuar e sa shpirtra i ka blerë! psikologjia e pushtetarit shqiptar: ulet në kolltuk dhe i duket vetja zot.
Pjesa ku përmenden ata që ulen në stolat e thjeshtë – punëtorët, të sëmurët, të papunët – të prek drejtpërdrejt në zemër. Kjo është lejerësia që të zgjon nga gjumi, jo propaganda me ngjyra e ekranit.
Kryeveper!
Migjeni mbetet kompasi ynë moral për të mos harruar nga vijmë.
MIGJENI shkrimtari me i madhe qe ka nxjerre Shqiperia ne shekuj shkrimet e Tije do te jene reale ne perjetesi por fatkeqesishte as vendelindja tije Shkodra nuke e kujton e respekton ne permasat qe atije i takon e pabesueshme deri ne TURPE
Migjeni ben pjese ne ate plejade poetesh qe,ndonese te lidhur ngushte me kohen e tyre mbeten bashkekohore ne cdo epoke-perfshire edhe tonen-fale pershkrimeve te gjalla,thellesise se mendimit,mprehtesise se vezhgimit,sarkazmes se holle dhe ndjeshmerise ne pasqyrimin e vuajtjeve dhe plageve te cdo kohe;duket sikur asgje nuk ndryshon ne thelb per te dobetit dhe te shtypurit e kesaj bote.Ne te vertete,pershkrimi i kolltukut sherben si nje pasqyre e shoqerise dhe e kohes se sotme.Ata qe jane ne pushtet e kane humbur lidhjen me realitetin,duke u shqetesuar vetem per kolltukun e tyre,sepse,pa te,nuk ekzistojne,qenia e tyre eshte boshe dhe jane te gatshem te bejne gjithcka per te ndenjur ne te sa me shume.Se fundmi,nuk duhet te na habise fakti qe mendimet e Migjenit perkojne me Futuristet e Italise apo te ndonje poeti apo shkrimtari tjeter te shquar ne bote,pasi ai me penen e tij renditet mes poeteve ‘klasike’ -sic do ta quanim sot ne letersi-domethene qendron ne te njejtin nivel me te medhenjte e cdo epoke.
Nuk e kuptova logjik;n e Moikomit, Migjeni ka lindur më 1911, kështu që vështirë ta ketë lexuar manifestin e shkruar me 1910. A thu futuristët e kanë shpallur manifestin me majekrahu dhe nuk e kanë shkruar. Perkundrazi, Migjeni ka shumë ta ngjarë ta ketë lexuar manifestin. Dihet për shembull që ajo “Të lindet një njeri me yll në ballë” është Mbinjeriu i Niçes.
Migjeni ka qenë dhe do të mbetet hyjni për këtë popull, askush si Ai nuk ka përjetuar me shpirt problemet e shumta të popullit të tij.
Idhull dhe filozof i papërsëritshëm, legjendar në vepër, model i inteligjencës progresiste,Njeriu i madh,
gjeniu i letrave, krenaria jonë kombëtare.
Migjeni ishte dhe mbetet:
1_Zëri i së vërtetës
2_Pena e protestës
3_Profeti i ndryshimit.