Është zbardhur projekt rezoluta e prezantuar në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS-së dhe ministrave, e cila thuhet se është krijuar “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Opozitës “për të bashkëpunuar për Shqipërinë e vitit 2030”.
Duke folur nga mbledhja e jashtëzakonshme e PS-së, Rama ka deklaruar se është i hapur për të krijuar një iniciativë së bashku me aleatët, shoqërinë civile si dhe Opozitën, për shtetbërjen evropiane të vendit, sipas tij.
“Thirrja ime sot për të gjithë ata që janë kundër nesh, ne nuk ju ndryshojmë dot juve, prandaj luftën tuaj politike vazhdojeni si ta mendoni ju, me të gjithë arsenalin e mirënjohur prej vitesh që dispononi, por le ta krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një zonë të ndaluar për sharjet dhe sherret të kësaj jete të ulët politike, një vend pune të përbashkët, me aleatët tanë strategjikë, me të gjitha institucionet e pavarura, shoqërinë civile, për të adresuar, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes evproiane të Shqipërisë, duke analizuar me sa më shumë objektivitet, të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re dhe duke identifikuar hapa dhe masa që duhen ndërmarrë.
Ju thoni që e keni seriozisht që doni të vini në pushtet, zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, nëse vini në pushtet, duhet të jeni të parët që duhet të keni interes për këtë iniciativë. Përsëri do të ketë opozitë, përsëri do të ketë mazhorancë. Konsideroni këtë iniciativë tonë si një mundësi tuajën. Kini parasyh që kjo iniciativë kërkon punë më të madhe edhe se reforma në drejtësi. Neve që na gënjen mendja që do jemi këtu edhe për 5 vite, iniciativa është për Shqipërinë 2030. Uroj që ta kuptoni këtë herë se në politikë ka edhe udhëkryeq, kur drejtimi për t’u marrë është i njëjtë, pavarësisht nga dallimet, humbet rrugën dhe harxhon shumë kohë për t’u rikthyer aty. Eksperienca juaj duhet t’u mësojë diçka”, tha Rama.
Në projekt-rezolutë thuhet se Kuvendi “angazhohet të nxisë frymën e dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, ndërmjet tre pushteteve të pavarura si edhe të gjithë aktorëve institucionalë e faktorëve politik e shoqërorë në vend”.
Ka zëra se kjo është një kamuflim për të reformuar Refomën në Drejtësi, nëpërmjet një pakete ligjore për të cilën Berisha e Rama janë marrë vesh, pas pushimit të zjarrvënies në Parlament.
Projekt REZOLUTË PËR THELLIMIN E REFORMAVE PËR MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EVROPIAN
Në zbatim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ligjit (neneve 1, 2, 3, 6, 7, 75.2, 77.1, 78 dhe 80 të saj) si dhe të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (neneve 24, 36, 68, 98, 102, 105, 106.1 të saj),
Bazuar në Rekomandimet e Raportit të BE për Shqipërinë 2023, Raportin Screening të Komisionit Europian si dhe në Deklaratat/ Rezolutat e Samitit për demokraci të SHBA;
Të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë, si shprehje përbashkuese e vullnetit të mbarë zgjedhësve pa dallime partiake dhe të të gjithë shqiptarëve kudo janë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian; në zbatim të parimteve dhe detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës sonë; me bindjen e plotë në mundësitë e politikës dhe shoqërisë për t’iu përgjigjur domosdoshmërisë së një qasjeje kombëtare gjithëpërfshirëse në adresimin e sfidave të kësaj faze vendimtare për modernizimin e mëtejshëm të shtetit.
I. Ne, anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë
Duke e konsideruar moment kyç të historisë sonë të përbashkët, rrugëtimin Evropian të vendit përmes negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pas përfundimit me sukses të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screening) dhe vlerësimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për arritjet e Shqipërisë në të gjithë sektorët, si edhe nënvizuar gatishmërinë e vendit për t’iu përmbajtur legjislacionit të BE-së në fushën politike, ligjore, ekonomike dhe sociale;
Duke shprehur vlerësimin e përbashkët për mbështetjen strategjike që Bashkimi Evropian dhe SHBA i kanë dhënë Shqipërisë në avancimin e reformave për konsolidimin e sundimit të ligjit, forcimin e institucioneve demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut;
Duke e vlerësuar Reformën në Drejtësi, si një prej lëvizjeve më të mëdha shtetndërtuese në historinë e shtetit shqiptar – më e madhja në procesin historik të kalimit nga diktatura në një demokraci funksionale – dhe duke e çmuar zbatimin e saj si një domodoshmëri për jetësimin e parimit themelor kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet tre pushteteve si dhe për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm, llogaridhënës, transparent, efiçent, profesional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët;
Duke vlerësuar rezultatet e derisotme pozitive të reformës në drejtësi, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, nëpërmjet procesit të vettingut për pastrimin e burimeve njerëzore në sistemin e drejtësisë, si dhe nëpërmjet veprimtarisë së strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e cila po kontribuon në mënyrë domethënësë në dhënien fund të epokës së pandëshkueshmërisë, duke shërbyer njëherësh edhe si një vlerë e shtuar besimi për vendimin e shumëpritur të hapjes së negociatave me BE-në;
Duke qënë të vetdijshëm për domosdoshmërinë e njohjes së problematikave të vendit në këtë fazë vendimtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe adresimin e përbashkët të prioriteteve veçanërisht në drejtim të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe korrupsionit, duke u mbështetur kryesisht në gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në Raportet e BE dhe Raportin screening të Komisionit Evropian, të cilat kërkojnë një analizë të përbashkët objektive, një reagim të përbashkët institucional dhe një veprim të koordinuar midis të gjithë institucioneve përgjegjëse;
Duke mbështetur angazhimin me plane masash konkrete të ekzekutivit dhe të të gjitha institucioneve të përfshira, për të përmbushur detyrimet e procesit të negociatave dhe duke vlerësuar miratimin nga qeveria shqiptare të dy udhërrëfyesve të rëndësishëm “Për Shtetin e së drejtës” dhe “Për reformën në administratën publike”, si piketa hapëse të Grupkapitullit të Parë që njihet me emrin “Themeloret”;
II. Me vetëdijen e madhe për këto përgjegjësi të rëndësishme dhe për hapësirën gjithëpërfshirëse që i mundësohet Kuvendit nga Kushtetuta dhe autoriteti që i jep kuadri ligjor në fuqi, me bindjen se manifestimi i vullnetit politik dhe institucional i Shqipërisë në konceptimin, miratimin e zbatimin e Reformës në Drejtësi përbën një përvojë të vyer institucionale për t’u zhvilluar më tej, si dhe me besimin e përbashkët se vendi ka nevojë për një cikël të ri reformimi në funksion të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si domosdoshmëri për përmbushjen e objektivit strategjik kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2030, Kuvendi angazhohet:
1. Të nxisë frymën e dialogut konstruktiv politik dhe institucional brenda kuadrit kushtetues e ligjor, ndërmjet tre pushteteve të pavarura si edhe të gjithë aktorëve institucionalë e faktorëve politik e shoqërorë në vend në funksion të një cikli të ri reformimi përmes një qasje të re gjithëpërfshirëse orientuese për aktivitetin e të tre pushteteve të pavarura të Republikës sonë, që pavarësisht njëri – tjetrit dhe në harmoni me njëri – tjetrin të angazhohen aktivisht për rritjen e ndërgjegjësimit institucional dhe forcimin e kulturës së bashkëpërgjegjësisë të institucioneve në avancimin e mëtejshëm të reformave modernizuese të shtetit në përmbushje të detyrimeve të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në kuadrin e Samitit për Demokraci të SHBA-ve;
2.Për rritjen e fokusit të Kuvendit të Shqipërisë, në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE, për konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës duke konsideruar çështje madhore të një rëndësie prioritare thellimin e reformave për përmirësimin e mëtejshëm të mirëqeverisjes, fuqizimin e luftës ndaj korrupsionit, forcimin e zbatimit të ligjit si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
3. Të ushtrojë në mënyrë efektive përgjegjësitë e tij kushtetuese në lidhje me rolin mbikqyrës të komisioneve të përhershme e atyre të posaçme dhe strukturave të tjera përgjegjëse parlamentare, ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, brenda fushëveprimit të përcaktuar tashmë me Kushtetutë, duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve, me fokus të drejtpërdrejtë adresimin e masave të Udhërrëfyesve të miratuar nga Qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike” si dhe rekomandimet e Raportit Screening të Komisionit Evropian;
4. Të përmirësojë rolin e tij ligjvënës, monitorues dhe mbikqyrës në funksion të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, ekzekutive dhe ligjbërëse, qendrore e vendore, përmes mekanizmave dhe rregullave që fuqizojnë respektimin e ligjit dhe rritjen e transparencës në vendimarrje, aksesin e qytetarëve dhe gjithëpërfshirjen e shoqërisë civile në procesin legjislativ dhe vendimmarrjen e qeverisjes qendrore e vendore, parandalimin e konfliktit të interesit dhe lobimit për interesa private, thellimin e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe kontrollin më të mirë ndaj tyre, përmirësimin e llogaridhënies dhe transparencës të pastërtisë së figurës së funksionarëve të lartë të zgjedhur ose të emëruar, forcimin e mekanizmave për kontrollin e integritetit të funksionarëve e zyrtarëve të të gjitha niveleve, ngritjen e mekanizmave funksional për transparencën financiare dhe zhvillimin e kulturës e qasjes demokratike të partive politike etj.
5. Të konsiderojë domodoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet, duke e vendosur në fokus të shoqërisë shqiptare dhe të të gjitha institucioneve të shtetit, përmes një përpjekje të bashkërenduar nga Kuvendi, zbatimit të objektivave të Strategjisë kombëtare antikorrupsion dhe të shoqëruar me rekomandime masash konkrete ligjore, institucionale dhe administrative veçanërisht për sektorët më vulnerabël ndaj korrupsionit (kadastra dhe të drejtat pronësore, taksat, doganat, arsimi, shëndetësia, përdorimi i fondeve publike, prokurimet publike, infrastruktura publike, etj), në të gjithë territorin e vendit;
6. Të thellojë më tej përpjekjet për forcimin e zbatimit të ligjit duke mundësuar një proces analitik vlerësimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale që synojnë ndër të tjera edhe reformimin, me të njëjtën ambicie dhe thellësi siç vepruam me reformën në drejtësi edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që kanë në përgjegjësi luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe konfliktit të interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo të mbikqyrjes së tregut, të rregjistrimit e administrimit të pronës etj duke synuar motivimin, integritetin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin më të mirë të këtyre strukturave në respektim dhe zbatim të ligjit në të gjitha nivelet e qeverisjes;
7. Të garantojë pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, konsolidimin e saj të mëtejshëm dhe rritjen e eficencës së sistemit të drejtësisë në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duke ruajtur parimet dhe shtyllat kushtetuese të Reformës në drejtësi të miratuar në 2016, për të fuqizuar pavarësinë dhe paanësinë e pushtetit gjyqësor si dhe njëherësh nxitjen e cilësisë së vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogaridhënies dhe transparencës, sipas rekomandimeve të Raporteve të BE dhe Raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë si dhe masave të udhërrëfyesit “Për shtetin e së drejtës” në zbatim të tyre.
8. Të sigurojë në mënyrë transparente, në dispozicion të këtij procesi ekspertizën më të mirë vendase e ndërkombëtare (veçanërisht me partnerët strategjik, BE dhe SHBA) dhe përmes rregullave, procedurave e mekanizmave parlamentare të ngrejë një Komision të Posaçëm Parlamentar, i cili të adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë MIRËQEVERISJEN, SUNDIMIN E LIGJIT DHE ANTIKORRUPSIONIN PËR SHQIPËRINË 2030 NË BASHKIMIN EUROPIAN përmes një vlerësimi / analize të situatës në këto fusha si dhe hartimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë, duke rekomanduar për sa çmohet e nevojshme edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse. I gjithë procesi që do të ndërmerret dhe mbikëqyret nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të realizohet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet përkatëse në fuqi dhe në asnjë mënyrë nuk do të cënojë kuadrin ekzistues kushtetues e ligjor për ngritjen e institucioneve të pavarura të drejtësisë.
Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i konsiderojmë detyruese përmbajtjen dhe angazhimet e kësaj rezolute, pavarësisht dallimeve dhe vijave të qarta ndarëse politike e programatike mes nesh, në çdo aspekt dhe për çdo aspekt tjetër të jetës parlamentare.
Miratuar më ___.04.2024
j.l./ dita
Mbameni ju mua pertej 2030 ne pushtet,
se po ju betohem me fort solemnitet ;
– Ju jap fjalen e nderit se me mua kjo Shqiperi,
ne 2030 do kete me pak banore se sa Mali Zi!
Medoemos, pas zgjedhjeve ne 2025, PS duhet te shikoj mundesine per koalicion qeveritar me PD, dhe te krijojn nje qeveri te perbashket. Edhe kjo ka ngelur si zari i fundit tani, se te gjitha variantet i provoje me shqiptaret kjo bande politike e zhytur thelle ne korrupsion dhe kriminalitet, akoma me keq se ajo e PD e shperndar si kokrrat e grurit qe mbeten ne are pas korrjes! Kjo duhet bere qe ta provojme edhe kete, se si vjedhin se bashku keto banda hajdutesh dhe kjo eshte menyra per te zhdukur cdo gje ne heshtje, se te vetmuar ju doli boja si njeres dhe tjetres pale. Per ju hajdute te sprovuar te PS dhe te PD, qe i keni zene rrugen politikes shqiptare prej 34 vitesh duhet medoemos te jepnin doreheqjen njehere e mire dhe te largoheni nga politika, se frutet dhe pasojat tuaja i pame dhe po i provone te gjitha shqiperia dhe shqiptaret. I keni zene rrugen ketij populli te vuajtur dhe fukara qe jeton ne nje vend te pasur dhe ne keto pasuri ju jeni bere pronar te ligjshem. Prandaj planet tuaja dypaleshe jane teper te rrezikshme, ogurzeza dhe do e cojne kete komb ne mesjete dhe jo ne BE.
grande koli analize perfecte
OK:
-Rezolutë për të zbatuar REFORMAT për në BE nga KUVËNDI,QEVERIA,DREJTËSI..për të luftuar KORRUPSIONIN E KRIMIN E ORGANIZUAR në çdo sektor deri 2030.
-Rezoluta përfshin të gjitha OPOZITAT në vënd,pavarësisht kaheve politike..
-Do krijohet një KOMISION HETIMOR nga të gjitha palët. për të ndjekur e zbatuar detyrat e mëdha deri 2030.
-Rezoluta është në zbatim të kërkesave të SHBA+BE..!
-Edhe këtë herë QEVERIA del në mbështetje të SPAK+GJKKO..!
-Të shohim qëndrimin që do të mbajnë opozitarët..edhe Ata COP..COPË..!
-Ndërsa qëndrimi i militantëve të opozitës dihet tashmë nga shkrimet ma sipër..!
Ata deputetë që do miratojnë këtë material të ndyrë , janë armiq të Shqiperisë dhe duhen pushkatuar njëpërnjë , pa përjashtim !
Këta janë varrmihësit e Shqipërisë dhe akoma s’janë ngopur . I bëjnë llogaritë për vitin 2030 .
Ky parlament mban era mut dhe duhet hedhur në erë !
Kryehajduti Edi Rama i Ripjelljes (fjala Rilindje përdhoset në qoftë se do ti ngjitet ngordhësirës që ka ngelur nga ndjes pastë PS) po u bën thirrje Sali Berishës, kryehajdutit të Rithemelimit (ish ndjes pastë PD), Ilir Metës, kryehajdutit të Liris (ish ndjes past LSI), që të len fekalet që i hedhin në surrat njeri tjetrit, fekale të hales së krimit , korrupsionit dhe kusaris së llahtarshme që për 30 vjetë rresht e kan mbushur ata vetë, të mbyllin kapakun e kësaj haleje dhe
të bashkohen për të ruajtur ato që kan vjedhur duke shpëtuar njeri tjetrin nga kërcënimi i SPAK që mund të mposhtet jo duke e shar “SPAK -u tarallaku” e “Dum-Dumani” apo me paralajmërimin “mos pranoni kontrollet e SPAK në zyrat tuaja”por
të organizuar, në radh të parë në kuvënd, nën maskën ……….o perëndi si nuk kan turp baballarët horror të korrupsionit, krimit dhe hajdutërise 30 vjeçare kombçfarosëse …….e luftës kundër korrupsionit, hajdutëris dhe krimit po të tyre dhe
në ç’ vrim do të futet qy krim, hajdutëri dhe korrupsion në qoftë se , vetkuptohet edhe me bekimin e McGonigalëve të diplomacis së SHBA dhe BE, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta bashkë me bandat e Gjiknurëve, Nokëve dhe Panaritëve të tyre do të mobilizojn kuvëndin, hallkat e shtetit, SPAK, ……kundër vehtes së tyre.
Edi Rama po u thot gjykatëseve, prokurorëve, deputetëve…….ju kam bler unë Edi Rama me miljonat që u kam dhën personalisht unë prandaj mos hidhni vickla,, gëzojini miljonat që edhe nuk i meritoni sikuse u është drejtuar haptazi atyre të gjykatës kushtetuese, vidhni edhe miljona të tjera po të keni mundësi por,
mua Edi Ramës mos më hapni probleme deri në 2030 kur Shqipëria do të spastrohet nga “shqipëtarët thashethemexhinjë,, jo profesionistë, dembela dhe që kërkojnë rroga të larta” dhe do të zëvëndësohen nga bagladeshasit, filipinasit, nepalezët, nigerianët….. së shpejti do të trafikohen 40 000 profesionistë të vërtetë dhe në vitet 2030 me popullsi 4 miljonë banorë rracash e kombesh nga më të ndryshm por jo shqipfolës,
Shqipëria do të bëhet emirati New Dubai turistik i lulëzuar i globit dhe
“na marshin të keqen shqipëtarët e emigruar në Gjermani, ……..”, thot në mënyrë përbuzëse sundimtari defakto absolut i vëndit, kusari kombçfarosës Edi Rama, që në 2030 edhe formalisht dejure do të shpallet emiri Rama I Edi me trashgimtar të fronit Rama II Zaho të dinastis 3000 vjeçare të kusarëve Rama.
Bashkohuni hajdutër në qeveri dhe opozitë që……..besoni apo nuk besoni…….. të shpëtoj vëndi dhe populli nga hajdutëria edhe me bekimin edhe të McGonigalëve të diplomacis së SHBA dhe BE . Ata do të bashkohen që kurr të mos lind opozita e vërtetë që do të fshinte kusarët nga skena politike dhe do të shpëtonte vëndin nga spastrimi kriminal total etnik që po përfundon duke zbrazur vëndin nga pjesa vitale e popullsis dhe nga brezi i ri që do të zëvëndësonte brezin e pensionistëve që kanë ngelur të vetmuar në fshatrat dhe qytetet e Shqipëris.
Ky është synimi i vërtet i rezolutës së hajdutit qeverisës drejtuar kolegëve të tij , hajdutëve në opozitë.
Ate qe bene me ndryshimet Kushtetuese,Ligjin e Zgjedhjeve me Lista kryetaresh ne 2008,,duan ta bejne me Reformen ne Drejtesi,qe te mos veproje SPAKU,tek keta ..Hajdutet qeverritare; Te perjashtohen nga Ndjekja penale,dhe SPAK te merret vetem me xhepistat,
Sa i di bytha Rames,se Arben Ahmetaj po shkruan Kujtimet dhe Erjon Veliaj ka nxjerre ca te pathena .
Ka edhe keshtu:
Tete pikat e me siperme duhet te zbatohen me korrektesi.
Problemi eshte:
Kush do i veje ne jete?
A do te zbatohen plotesisht apo vetem ne raste te caktuara?
A mund te realizohen me po ate individe qe kane bere kerdine me akte korruptive?
Dihet se Kushtetuta dhe Ligjet ne Rusin e Stalinit “Ishin si mos me mire”
per tu ekspozuar ne muzeum, por u interpretuan persembrapshi.
Cili eshte ligji “Kundra Shpifjeve” dhe si do zbatohet?
A do kene te drejte gazetaret tu referohen burimeve personale,
pa i deklaruar keto burime?