Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kombëtarja kuqezi, me hapa kampioni dhe e pathyeshme brenda!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kombëtarja kuqezi, me hapa kampioni dhe e pathyeshme brenda!
AktualitetSport

Kombëtarja kuqezi, me hapa kampioni dhe e pathyeshme brenda!

Published: September 11, 2023
Shpërndaje

“Air Albania” ishte dëshmitare e fitores më të madhe që kombëtarja kuqezi e futbollit ka shënuar në impiantin më modern të kryeqytetit. Një triumf 2-0 ndaj Polonisë së Lewandowskit, që zgjoi pasionin dhe entuziazmin e një kombi të tërë. Dhe që na vendos në një pozicion më të afërt se kurrë me kualifikimin e dytë historik në Europian.

Përtej fitores, festës dhe gëzimit që përshkroi të gjithë shqiptarët në mbrëmjen e 10 shtatorit, është koha për të rishikuar statistikat dhe rezultatet e Kombëtares në ndeshjet e zhvilluara në “Air Albania”. Kuqezinjtë kanë luajtur 15 ndeshje që kur impianti i parametrave dhe standardeve europiane u inaugurua për sfidën e 17 nëntorit të 2019 ndaj Francës. Dhe nga ai moment kemi marrë 6 fitore, 6 humbje dhe 3 barazime.

Një ndikim të madh në këto shifra, sa i takon fitoreve dhe humbjeve, kanë pasur dhe ndeshjet e vitit të kaluar. Ku Shqipëria luajti plot gjashtë herë në “Air Albania” dhe mori vetëm një fitore: ndaj Armenisë në një ndeshje miqësore. Stadiumi ku zhvillohen ndeshjet si pritës, shndërrohet në lojtarin e 12-të dhe në mbështetësin kryesor.

- Publicitet -

Ku mjafton një shkëndijë nga tribunat për të ndezur entuziazmin, “zjarrin” dhe dëshirën brenda lojtarëve. Dhe tri ndeshjet e fundit të luajtura në “Air Albania”, janë një sugjerues i madh që kuqezinjtë mund dhe duhet të bazohen mbi këto rezultate shpresëdhënëse, në mënyrë që stadiumin ta kthejnë në një armë plus.

Në repertorin e madh të organikës së lojtarëve që kemi, me cilësi të padiskutueshme duke nisur nga porta në sulm. Triumfi 2-0 ndaj Armenisë më 19 nëntor të vitit të kaluar, ai kundër Moldavisë, po 2-0, në qershorin e këtij viti. Dhe së fundmi suksesi i fantastik 2-0 me Poloninë, që meriton të quhet padyshim më i madhi që kemi arritur në Arenën Kombëtare.

Tri ndeshjet e fundit në kryeqytet, nuk mund të shkonin më mirë për Shqipërisë. Që duket se ka zbuluar elementin që i mungonte. Një arenë që sidomos në fitoren e jashtëzakonshme ndaj Polonisë u kthye në një shtëpi, ku lojtarët dhe 22.000 tifozët u bënë një trup dhe shpirt i vetëm.

Emocionet dhe lumturia e përbashkët zunë vendin e polemikave dhe pesimizmit që kanë qenë të pranishme jo në pak raste gjatë viteve të fundit. Rruga drejt Gjermanisë duket e sigurt, por në fitoren ndaj Polonisë, Shqipëria rigjeti ‘’shtëpinë’’ dhe lidhjen emocionale me tifozët, diçka që ishte zbehur prej vitesh. /Supersport/

Ndeshjet e luajtura në Air Albania

Shqipëri-Francë 0-2/ 17 nëntor 2019

Shqipëri-Lituani 0-1/ 7 shtator 2020
Shqipëri-Kazakistan 3-1/ 15 nëntor 2020
Shqipëri-Bjellorusi 3-2/ 18 nëntor 2020

Shqipëri-Angli 0-2/ 28 mars 2021
Shqipëri-Poloni 0-1/ 12 tetor 2021
Shqipëri-Andorra 1-0/ 15 nëntor 2021

Shqipëri- Gjeorgji 0-0/ 29 mars 2022
Shqipëri-Izrael 1-2/ 10 qershor 2022
Shqipëri-Estoni 0-0/ 13 qershor 2022
Shqipëri-Islandë 1-1/ 27 shtator 2022
Shqipëri-Itali 1-3/ 16 nëntor 2022
Shqipëri-Armeni 2-0/ 19 nëntor 2022

Shqipëri-Moldavi 2-0/ 17 qershor 2023
Shqipëri-Poloni 2-0/ 10 shtator 2023

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  2. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  3. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  4. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  5. demo on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?