Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kombëtarja mbyll stërvitjen e parë, probleme fizike për disa lojtarë. Duka i ndjek nga afër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kombëtarja mbyll stërvitjen e parë, probleme fizike për disa lojtarë. Duka i ndjek nga afër
AktualitetPikanteSport

Kombëtarja mbyll stërvitjen e parë, probleme fizike për disa lojtarë. Duka i ndjek nga afër

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e parë stërvitore të shtatorit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë. Me sfidën e programuar ndaj kryesuesve të Grupit E më datë 7 shtator, Shqipëria do të stërvitet për dy ditë radhazi në ambientet e ‘’Shtëpisë së Futbollit’’ nën urdhrat e Sylvinhos.

Trajneri brazilian kishte në dispozicion 24 futbollistë për seancën e së hënës, ku mungesa e vetme ishte Qazim Laçi, që nuk ia doli të stërvitej me pjesën tjetër të grupit për arsye shëndetësore.

Lojtari i fundit që mbërriti ishte mbrojtësi i krahut të djathtë, që aktivizohet në Spanjë me Rayo Vallecanon, Ivan Balliu, i cili të dielën ishte titullar nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Real Betis në La Liga.

- Publicitet -

Menjëherë pas ndeshjes ndaj Juventusit, të dielën, “gardiani” i portës, Etrit Berisha, udhëtoi drejt Shqipërisë dhe ishte në dispozicion për seancën e parë stërvitore për muajin shtator.

Risitë e listës së re të Kombëtares, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja, u stërvitën për herë të parë në tapetin e gjelbër të ‘’Shtëpisë së Futbollit.’’ Sulmuesit që aktivizohen respektivisht në Rusi dhe në Belgjikë, me skuadrat e Rubin Kazan dhe Antwerp, janë emrat më të rinj të listës së Sylvinhos, lojtarë që premtojnë pa dyshim për të dhënë kontribut maksimal.

Në seancën stërvitore ishte i pranishëm dhe presidenti i FSHF, Armand Duka, që u takua me të gjithë lojtarët e grumbulluar. Më datë 6 shtator, kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë, ku do të akomodohen një ditë para zhvillimit të sfidës së parë të muajit Shtator ndaj kryesuesve të grupit.

Motivimi është shumë i madh në prag të sfidës dhe të gjithë po e presin me padurim përballjen që do të vendosë shumë për fatet e grupit. Të dielën, më datë 10 shtator, Shqipëria do të luajë dhe ndeshjen e fundit për muajin shtator dhe ndeshjen e pestë për Grupin E.

Pas dy përballjeve decizive ndaj dy kundërshtarëve historikisht më lart se ne, kuqezinjtë kanë edhe tri finale. Një takim ndaj Çekisë në Tetor në ‘’Air Albania’’, dhe dy sfida ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe në nëntor, takime që do të përmbyllin rrugëtimin në fushatën eliminatore Euro 2024. /Supersport/

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen: Na mbytët me emigrantë, taksa e burokraci
  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?